Connect with us

Aktuale

Bashkim Beha nuk pranon të jetë shef i NPB-së, projekti në Lakrishtë po e pret Asamblenë e re për diskutim

Published

on

Në Kuvendin e Komunës së Prishtinës është ngritur çështja e projektit të Ndërmarrjes Publike Banesore në lagjen Lakrishtë.

Për asamblistët kishte ardhur një dokument nga NPB për kandidatin që do ushtrojë detyrën e drejtorit në vend të Hajdar Hoxhës, i cili u shkarkua para pak javësh.

NPB kishte marrë vendim që këtë detyrë ta marrë asamblisti i Partisë Social Demokrate, Bashkim Beha, por ky i fundit deklaroi se nuk do e pranojë një detyrë të tillë.

“E kam refuzuar këtë pozitë, nuk do jem u.d i drejtorit të NPB”, ka thënë Beha.

Në Kuvend u tha se ky vendim është i jashtëligjshëm pasi kur është marrë vendimi nga NPB, gjysma e bordit kanë qenë të shkarkuar dhe nuk është protokolluar, raporton Kallxo.com.

Egzon Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të futet si pikë e rendit të ditës diskutimi për këtë projekt.

Ai tha se tashmë nëpër shumë media kanë dalë raportime për parregullsitë e projektit.

“Hera e 5-të me rradhë, në Kuvend Komunal, që mbyllen sytë ndaj krimit në NPB. Vetëm Lëvizja e ngritë këtë çështje. Edhe pse të gjithë i dimë këto shkelje;

  1. Kompania fituese është themeluar 1 ditë para se të aplikonte dhe ka fituar.

2.Thirrja për aplikim ka qenë vetëm 2 ditë.

  1. NPB, nuk na ka dhënë të drejtë të kemi qasje në asnjë dokument zyrtar. (Që duhet të jenë publike).
  2. NPB, ka mashtruar Komunën në aplikimin për leje rrënimi.
  3. Kompanitë e përzgjedhura kanë rrënuar materialin e rrezikshëm e kancerogjen të Azbestit me eskavator.
  4. Për shkak të këtij rreziku për disa ditë është mbyllur Gjimnazi “Xhevdet Doda”.
  5. Ministria e Ambientit ka ndalur rrënimet dhe ka dhënë gjobë për këtë krim.
  6. Ministria e Drejtësisë ka ngritur kallzim penal.
  7. Pas gjithë kësaj, Bordi ka shkarkuar Kryeshefin.
  8. Aksionarë e PSD-së në vend së të mbeshtesin vendimin e bordit kanë shkarkuar këta të fundit, duke i zëvendësuar me njerëz të afërt me LDK-në. Që vazhdon ta bllokoi diskutimin për këtë temë në Kuvend Komunal.

Por jo shumë gjatë. Sot ishim 7 asambleistë. Në seancën e rradhës do të jenë 17”, ka dekalaruar asamblisti Azemi.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi se Kuvendi Komunal ka vetëm përgjegjësi politike dhe gjithçka që mund të diskutohet në asamble për projektin është nëse përfitimet do jenë oferta më e mirë për ndërmarrjen.

“Ky projekt për t’u ndërtuar si ide ka qenë nga viti 2014 prej drejtorit Nexhat Krasniqi. Procedura që e ka përdorur NPB deri tani është përgjegjësi e bordit. Deri tani me kërkesë të Drejtorisë së Inspekcionit e kemi ndalur rrënimin deri sa të marrim leje nga ministria pasi duhet kompani e licencuar për të rrënuar material azbesti. Edhe pse janë rrënuar disa objekte me këtë material e nuk ka pasur reagime të tilla. Mënyra si janë ka shkuar procedura deri këtu është nën hetime. Ka edhe një padi për ministrin Liburn Aliu për ndalje të ndërtimit nga ana e NPB-së. Nëse futet në diskutim mund të flasim vetëm për përfitimet që mund të ketë ndërmarrja nga projekti pasi kuvendi nuk mban përgjegjësi ligjore”, ka thënë Ahmeti .

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending