Connect with us

Aktuale

Komunat duhet të shtojnë mbikëqyrjen inspektive për mbrojtjen e mjedisit

Published

on

Kosova vazhdon që të përballet me sfida të shumta sa i përket fushës së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Një gjë të tillë e ka konfirmuar sërish Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën i publikuar muajin e kaluar.

Në këtë raport theksohet se Kosova duhet ta rrisë angazhimin e saj politik për të adresuar degradimin e mjedisit dhe sfidat ndaj ndryshimeve klimatike.

Në mesin e çështjeve horizontale sa i përket fushës së mjedisit, veçohet se legjislacioni për inspektimet mjedisore nuk është miratuar dhe se inspektoratit i mungojnë kapacitetet për zbatim.

Për adresimin e çështjeve mjedisore natyrisht se Ministria e Mjedisit ka rol prijës, ndërkohë që sipas legjislacionit edhe Komunat kanë përgjegjësi për administrimin e mbrojtjes së mjedisit, duke bërë inspektimin e zbatimit të ligjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm brenda territoreve të tyre.

Organizimi i Inspektoratit në nivel lokal parasheh inspektoratin komunal të mbrojtjes së mjedisit, dhe inspektoratin komunal të ndërtimit, ku caktimi i numrit të inspektorëve sipas fushave përkatëse të mbikëqyrjes në nivel lokal, rregullohet nga organi i pushtetit lokal.

Bazuar në pyetjet e adresuara nga EC Ma Ndryshe lidhur me inspektimet komunale në 7 Komunat e Kosovës, që njihen si qendra rajonale (Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë e Jugut), rezultatet ofrojnë një pasqyrë të gjendjes aktuale për nivelin e ulët të inspektimeve mjedisore, si dhe mungesë të llogaridhënies e nivelit të transparencës karshi qytetarëve e shoqërisë civile në përgjithësi.

Për periudhën kohore janar – qershor 2021 në gjithsejtë 7 Komunat më të mëdha të Kosovës janë shqiptuar 252 gjoba mandatore, si dhe janë adresuar 35 kërkesa në Gjykatat përkatëse nga ana e Inspektorëve komunalë mjedisorë.

Në anën tjetër, numri i inspektorëve mjedisorë  mbetet mjaft i ulët në krahasim me numrin e madh të problemeve mjedisore, që po ndikojnë në degradimin e mjedisit.

Për këto arsye, duke marrë parasysh edhe vërejtjet e adresuara nga autoritetet e BE-së, organet shtetërore të Kosovës, përfshirë komunat duhet që të intensifikojnë përpjekjet drejt zbatimit të dispozitave ligjore kundër degradimit mjedisor dhe krimeve në këtë fushë, në mënyrë që të shtohet efikasiteti në mbrojtjen e mjedisit.

Prandaj EC Ma Ndryshe rekomandon komunat respektive që të ndërmarrin veprime konkrete për përmirësimin e masave përkatësisht shtimin e mbikëqyrjes inspektive për mbrojtjen e mjedisit, me qëllim të parandalimit të degradimit të mëtejmë që manifestohet me pasoja të shumta negative./Media Ndërtimi.

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane

Published

on

Rritja e qirave dhe çmimet e larta të pronave rrezikojnë të kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste fillojnë të shfrytëzojnë zemërimin në rritje të publikut mbi krizën e banesave në kontinent, thonë ekspertët.

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të përfundojnë të parat në nëntë shtete anëtare të BE-së dhe të dytat ose të tretat në nëntë të tjera, strehimi ka potencialin të bëhet një nxitës i fuqishëm i mbështetjes së ekstremit të djathtë sa emigracioni.

“Partitë e ekstremit të djathtë përparojnë kur mund të shfrytëzojnë boshllëqet sociale që dalin nga investimi i pamjaftueshëm dhe planifikimi joadekuat i qeverisë … dhe kur mund të fajësojnë të huajt”, tha raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim.

“Kjo është situata në të cilën ndodhen tani shumë vende të BE-së”, tha Balakrishnan Rajagopal për Guardian.

“Kriza e strehimit nuk po prek më vetëm personat me të ardhura të ulëta, emigrantët, familjet me një prind, por shtresat e mesme. Kjo është çështja sociale e shekullit të 21-të.”

Çmimet e banesave të përballueshme kanë ndezur protesta në Lisbonë, Amsterdam, Pragë, Milano dhe – jashtë BE-së – po Londër, me të rinjtë të cilët janë kundër qirave që marrin  gjysmën e të ardhurave të tyre dhe hipotekat 10 herë më shumë se paga mesatare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj

Published

on

Terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca në qershor. Zyrtarët e saj thonë se nëse mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet tjera.

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor kanë nënshkruar peticion për institucionet duke kërkuar që t’i vazhdohet licenca terminalit pasi nuk kanë asnjë ankesë dhe kushtet në terminalet publike nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga qeveria që të reflektoj mbi faktet e paraqitura dhe të rishqyrtoj politikat për terminalet, raporton RTK.

Minisitri Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pak ditë më parë ka thënë për media se kjo çështje është brenda Komisionit përkatës

“Ne kemi marrë letër edhe nga Komuna e Ferizajt dhe pak a shumë jemi të njoftuar me situatën, është bërë edhe aplikimi nga ana e kompanisë, e cila sipas ligjit gjashtë ditë para duhet të bëjë aplikimin për vazhdimin e kësaj licence. Çështja e kësaj licence natyrisht do të mbetet brenda komisionit përkatës i cili merret dhe trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera”, tha ai.

Ministri Aliu ka theksuar se pretendimet e paraqitura do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending