Connect with us

Aktuale

Banorët e Mitrovicës kundërshtojnë betonimin e Parkut të Qytetit

Published

on

Disa banorë të Mitrovicës kanë nisur një kërkesë në adresë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Drejtorisë së Inspekcionit, dhe Stacionit Policor në Mitrovicë, me anë të së cilës kundërshtohet shtrimi i asfaltit në Parkun e Qytetit me datën 24.10.2021.

“Hapësirat e gjelbërta janë jetike për qytetin. Ato përmirësojnë cilësinë e ajrit, rrisin vegjetacionin, krijojnë mundësi jeteseje për kafshë të egra, u mundësojnë banorëve të qytetit të mbajnë lidhje me natyrën. Përfundimisht, parqet si hapësira të gjelbërta publike e përmirësojnë jetën e banorëve dhe shëndetin publik. Parku i qyteti u takon banorëve për shfrytëzim dhe në asnjë mënyrë e kurrëherë bizneseve.

Kujtojmë që kjo hapësirë dhe ajo afër saj kanë qenë viktimë e shkatërrimeve mjedisore dhe nuk janë trajtuar dinjitetshëm. Sipas një publikimi[1] të datës 24.09.2018, hapësira afër vendit ku është shtruar asfalt është dashtë të bëhet Park Botanik me sipërfaqe 70 mijë metra katrorë dhe me investim 240 mijë euro.

Me shtrimin e asfaltit  në parkun e qytetit rrezikohen fëmijët dhe stafi të cilët janë pjesë e çerdhes “Gëzimi Ynë”, vizitorët/et e dhe stafi i Qendrës Multifunksionale OMNI Sport, lexuesit dhe stafi Bibliotekës “Latif Berisha”, dhe përfundimisht çdo vizitorë/e e parkut – përfshi këtu të moshuar, fëmijë dhe të rinj/reja.

Andaj kërkojmë nga drejtoritë e lartshënuara që të:

  1. Dalin publikisht me një sqarim mbi atë se çka ka ndodhur në park;
  2. Publikojnë hapat që i kanë ndërmarrë – dëshmi, jo deklarata të shkruara në media;
  3. Publikohet kallzimi penal të cilin e ka bërë Drejtoria e Inspekcionit siç është prononcuar me datën 25.10.2021[2]

Kërkojmë që këto tri kërkesa të përmbushen deri me datën 30.10.2021.

Mos përmbushja e këtyre kërkesave do të pasohet me protestë dhe këmbëngulje deri në largim të asfaltit dhe rikthimin e gjendjes së mëparshme të parkut.

Njëkohësisht kërkojmë nga Stacioni Policor në Mitrovicë të ndahen informata në lidhje me këtë çështje.

Përfundimisht kërkojmë që komunarët/et të bashkëpunojnë me ne dhe të punojnë për të mirën e përgjithshme të të gjithëve siç është e paraparë edhe me Nenin 52 të Kushtetutës së Kosovës.”, shkruan në letrën e hapur të banorëve të Mitrovicës./Media Ndërtimi.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending