Connect with us

Aktuale

Pasojat dhe shkeljet për projektin milionësh afaristo-banesor në Lakrishtë

Published

on

Janë bërë 39 përkatësisht 22 ditë prejse u shkaktuan dy skandale të njëpasnjëshme mjedisore si pasojë e shkatërrimit me eskavator të azbestit në Lakrishtë, në kuadër të tentativave për realizimin e  projektit milionësh afaristo-banesor për të cilin rëndojnë akuza e pretendime të bazuara për shkelje ligjore dhe dyshime për manipulime ndaj Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë dhe Komuna e Prishtinës.

Ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi ndërsa Prokuroria nuk ka bërë të ditur nëse i ka nisur hetimet për këtë rast.

Në vijim po i risjell në vëmendje, të përmbledhura, pasojat e shkaktuara, faktet, pretendimet dhe akuzat për shkelje ligjore e procedurale dhe për manipulime lidhur me këtë projekt:

– Më 15 shtator 2021 rreth ORËS 06:00 TË MËNGJESIT është shkatërruar pakontroll me eskavator materiali kancerogjen i azbestit te ish-objekti i autoshkollës Instruktori në Lakrishtë.

– Më 02 tetor 2021, në FUNDJAVË, DITË E SHTUNË, është përsëritur rrënimi i kulmeve të azbestit në objektet e NPB-së, disa metra larg gjimnazit “Xhevdet Doda” dhe objekteve të banimit derisa punimet janë ndërprerë po atë ditë nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit pas alarmit të dytë të ngritur nga banorët.

– Ekzistojnë pretendime të bazuara se veprimi është bërë me dashje, me paramendim pasi shkatërrimi i këtij materiali që konsiderohet kancerogjen, ka ndodhur dy herë, në termine kohore të  pazakonshme për punime, përkundër ndërhyrjes së Policisë gjatë herës së parë.

– Drejtori i Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Hajdar Hoxha poashtu ka thënë se ishte në dijeni të pranisë së azbestit, por përgjegjësinë kryesore për shkatërrim ia ka hedhur nënkontraktuesit të bashkinvestitorit (Made Group Construction) që i ka kry punimet ndonëse NPB-ja është poseduese e vetme e lejes dhe mbikëqyrëse e zbatimit të projektit, sipas lejes së lëshuar nga Komuna.

Ministria e Mjedisit ka akuzuar Bordin e NPB-së në përbërje prej (Lendita Mekuli Myderrizi, Arbnora Jashanica, Xhevdet Leci dhe Bekim Pireva, se kundërligjshëm ka hartuar rregullore për vetën që pronën e NPB-së me e dhënë me përqindje te një kompani private ndërsa më pas, sipas tij, është ndryshu statuti i ndërmarrjes për me iu përshtat rregullores së re.

–             Ekzistojnë pretendime se Bordi i AKP-së nuk ka dhënë autorizim për përcaktimin e kufirit mes një prone të menaxhuar prej saj dhe pronës së NPB-së.

– Pas akuzave publike, më 14 tetor 2021 Bordi unanimisht ka marr vendim për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv, Hajdar Hoxha për arsyet: “Neglizhenca e kryeshefit ekzekutiv për përcjellje dhe zbatim të projektit në Lakrishtë në përputhje me rregulloret dhe ligjet në fuqi, mosgatishmëria e kryeshefit ekzekutiv për bashkëpunim dhe transparencë ndaj Bordit të drejtorëve, mosllogaridhënie dhe mosinformim”

– Vendimi nuk është dorëzuar pasi anëtarët e Bordit kanë deklaruar se kryeshefi, Hajdar Hoxha dhe vartësit e tij kanë pamundësuar protokollimin e vendimit.

– Dren Kukaj, Genc Sherifi janë dy nga tre anëtarët e Komisionit të aksionarëve të zgjedhur nga kryetari dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës, të cilët akuzohen poashtu se e kanë penguar Bordin e Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë, për ta shkarkuar, kryeshefin ekzekutiv, Hajdar Hoxha.

– Si revansh, këta aksionarë kanë shkarkuar dy (Bekim Pireva dhe Arbnora Jashanica) nga gjithsej katër anëtarët e Bordit ndonëse të gjithë kishin votuar njëzëri për shkarkimin e Hoxhës, edhepse vendimi nuk kishte arritur të protokollohej.

Gjatë kësaj kohe, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend A. Ahmeti që i përfaqëson qytetarët nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë çështje ashtu sikurse as drejtori i urbanizimit, Ardian Olluri.

Kuvendi Komunal nuk e ka diskutuar ende këtë temë e as nuk e ka vënë në rend dite.

Komisioni prej tre anëtarësh i aksionarëvë të NPB-së Dren Kukaj, Genc Sherifi dhe Vesel Makolli i zgjedhur nga kryetari dhe Kuvendi Komunal poashtu kanë parapëlqyer të heshtin.

Hajdar Hoxha vazhdon ende detyrën si kryeshef ekzekutiv i NPB-së.

Vendimet me gjithë këto pretendime të bazuara për shkelje mbesin në fuqi.

Prokuroria…!? (*Kjo analizë është shkruar nga gazetari Arsim Halili)./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending