Derisa pjesa më e madhe e degradimit që është bërë në Qendrën Historike të Prizrenit është bërë në përpjekje të fitimit ekonomik, në periudhë afatgjatë, rrënimi dhe mungesa e mbikëqyrjes në Qendrën Historike ka ndikim negativ ekonomik, për qytetin si një tërësi.
Qasja për të siguruar që Qendra Historike e Prizrenit nuk konsiderohet vetëm si një vend i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, por i tillë që mund të shfrytëzohet për përmirësimin e kushteve socio-ekonomike në Prizren, duhet të përqendrohet në ndërhyrjet afatshkurtra dhe afatgjata. Në periudhën afatshkurtër, institucionet vendore duhet të fokusohen në ndërhyrjet e zbatueshme që kanë pak ose hiç implikime buxhetore.
Ndërhyrjet afatmesme dhe afatgjata duhet të eksplorojnë bashkëpunimin me qeverinë qendrore, organizatat ndërkombëtare dhe donatorët.
Të vazhdojë dhe të rritet përkrahja për festivalet dhe aktivitetet tjera kulturore e tradicionale të cilat kanë ndikim pozitiv në turizëm stimulojnë ekonominë lokale.
Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe stimulimi i revitalizimit të objekteve me destinim të para-caktuar që ndërlidhet me vlerat kulturore dhe historike të Prizrenit.
Duhet të parashihen investime në infrastrukturë për forma alternative të transportit, si p.sh. korsi për biçikleta. Në afat të mesëm, kjo ndërhyrje mund të zgjerohet për të përfshirë stacionet e biçikletave dhe të ofrojë turne për vizitorët. Zhvillimi i qytetit që është miqësor për biçikleta jo vetëm që do të ndikojë në atraktivitetin e qytetit, por gjithashtu do të stimulojë përdorimin e biçikletave si një mënyrë transporti, duke ulur kështu nevojën për makina.
Si rezultat, rënia e kërkesës për parkim, do të çojë në ulje të ofertës së parkingjeve, dhe kështu të ndalohet shndërrimi i shtëpive tradicionale në parkingje private.
Pakot stimuluese dhe promovuese për bizneset e vogla dhe për inovacion. Në bashkëpunim me qendrat e inovacionit dhe inkubatorët e biznesit, duhet të bëhet përmirësimi i mjedisit për idetë e reja dhe të qëndrueshme të biznesit.
Stimulimi i ringjalljes së artizanateve të vjetra duke krijuar sinergji me inovacion dhe teknologji moderne. Investim në sektorin e teknologjisë dhe sinkronizimit të inovacionit me tradicionalen në biznes.
Duke i dhënë rol të veçantë inovacionit në rimëkëmbjen e tradicionales, rriten edhe interesimi dhe mundësitë për tradicionalen.
Specifikisht, të shikohen mundësitë për investim në edukim joformal në filigran, rrobaqepësi – specifikisht të jorganëve dhe tjerave që janë karakteristike për Prizrenin. Po ashtu të konsiderohet bashkëpunimi me kurse dhe shkolla profesionale për të ofruar specializim në sektorë karakteristik për Prizrenin.
Si rezultat, të krijohen mundësitë për ri-aktualizim të tradicionales për tu përshtatur me nevojat e tregut modern.
Lëshimi i lejeve për idetë e bizneseve pop-up, dhe në afat të mesëm duke siguruar infrastrukturën fizike për ta bërë këtë (siç janë ofrimi i kabinave), në të cilat mund të operojnë bizneset specifike.
Sidomos të ofrohet një ambient mbështetës për artistët lokalë për ofrimin e kurseve të fotografisë ose të pikturës – të përqendruara në Qendrën Historike të Prizrenit.
Periudhat e provës mund të përfshijnë kohën më të zënë të sezonit të turizmit, megjithatë, këto sipërmarrje mund të ofrohen gjatë gjithë vitit.
Funksionalizimi i zyrave turistike dhe të informacionit dhe krijimi i klubit të ciceronëve turistik. Zyrat e informimit plotësisht në dispozicion dhe me informata të përditësuara mund të shërbejnë si adresë për turistët.
Themelimi i një klubi të ciceronëve turistik mund të ofrojë po ashtu mundësi punësimi për të rinjtë dhe/ose qytetarët e moshuar, të cilët mund të punojnë me grupe për të ofruar vizita të ndryshme. (8) Në bashkëpunim me agjencitë turistike të zhvillohen dhe të ofrohen paketa udhëtimi që përfshijnë Prizrenin si pjesë e një paketave më të gjera turistike.
Bashkëpunimi me qytetet në rajon, mund të funksionojnë për të siguruar pako turistike të përbashkëta.
Zbatimi i projekteve të rigjenerimit urban, gjegjësisht restaurimit të fasadës së ndërtesave në qendrën historike, me qëllim të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
Për bizneset që veprojnë në zonën e mbrojtur, të përpilohen udhëzime të detyrueshme për dizajnin e tarracës dhe fasadës, për të siguruar një që kjo zonë të ketë pamje në linjë me trashëgiminë kulturore dhe historike.
(*Pjesë e shkëputur nga Plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit të publikuar nga Ministria e Kulturës dhe Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren)./ Media Ndërtimi.