Connect with us

Aktuale

Kërkohet që Oda e arkitektëve të jetë në shërbim të profesionit dhe të ndihmojë kandidatët në licencim

Published

on

Organizatë jo-qeveritare “Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës”, ka dërguar në adresë të Kuvendit të Kosovës propozimet përkatëse tek Komisioni Parlamentar rreth themelimit të Odës së ku po synohet që përmes këtij mekanizmi ligjor të filtrohen arkitektët dhe inxhinierët vendor.

“Propozimet tona janë të bazuara, frymën e kushtetutës së Republikës së Kosovë dhe ligjeve përkatëse si dhe në praktikat e mira të shteteve në bashkimin Evropian por edhe të anëtarëve të BE-së dhe direktivave përkatëse si ajo për profesionet me nr. 2005/36/EC.

Kërkesat apo propozimet tona janë me mbështetje të ekspertëve nga jashtë Kosovës e që janë:

  1. ndryshimi në disa nene për demokratizimin e odës,
  2. fillimisht që ministria të bëjë licencimin e të gjithë inxhiniereve, master dhe bachelorëve me përvojën përkatëse sipas projektligjit të përfshirë në regjistër pa dallim ku të gjithë do të jenë themeluesit e odës të cilët zgjedhin bordin i cili do të punojë me Ministrinë në periudhën e përkohshme deri në pavarësimin e plotë të odës,
  3. që oda të jetë në shërbim të profesionit dhe të ofrojë shërbime që ndihmojnë kandidatët në licencim, anëtarët ri-licencim dhe mirëmbajtjen e licencës dhe profesionit.
  4. mandate të shkurtuara me detyra të qarta pasi janë më demokratike dhe bazohen në praktikat perëndimore,
  5. mbikëqyrje profesionale dhe etike e odës nga organe të pavarura,
  6. zhvillimi i edukimit të vazhdueshëm,

Prandaj në këtë frymë ne japim propozimet tona për ndryshim në këtë projektligj.

I – Kuvendi themelues – Projekt ligji siç është në këtë pikë nuk është demokratik dhe legjitime ku parashihet që personat që votohen në bord të marrin licencën së pari sepse titulli nuk fitohet me votë por duhet që të gjithë të jenë të licencuar paraprakisht. Prandaj propozimi ynë është që ministria fillimisht duhet të ju lëshojë licencën të gjithë anëtareve në regjistër me kategoritë përkatëse të cilët pastaj bëhen anëtarë themelues me të drejta të plota për të votuar dhe për të qenë i zgjedhur. Në këtë mënyrë do të kishim kuvend dhe borde legjitime por edhe vazhdimësi të shërbimeve në treg. Gjithashtu duhet konsideruar hapja e zyrave rajonale ku mundësohet votimi në të njëjtën ditë.

II – Organet e odës – organet e odës duhet të zgjedhën nga kuvendi apo nga vet anëtarët e licencuar paraprakisht nga Ministria, pra ata që përbëjnë kuvendin dhe të kenë mandate vetëm dy vite pa të drejtë rizgjedhje pasi kjo është më demokratike. Kjo mbështetet edhe duke pasur parasysh se ka numër të madh të anëtarëve që do të ketë rritje për çdo ditë dhe ka nevojë për freskim dhe mirë organizim të shërbimeve të odës. Kjo bazuar edhe në praktikat në shtetet e zhvilluara perëndimore ku mandatet janë të shkurta dhe pa të drejtë rizgjedhje pasi shmangë edhe keqpërdorimet e mundshme.  Gjithashtu propozojmë që në këtë frymë duhet që së paku 1/3 e bordit të jetë e përfaqësuar nga gratë.

III – Shërbimet e odes – oda duhet të jetë në shërbim të rregullimit dhe përparimit të profesionit e jo ndonjë organ që pengon prandaj në këtë frymë duhet që kandidatëve që nuk kanë mundësi të kryejnë praktikën. Kjo pasi shumë ndërmarrje nuk mund të kenë mundësi teknike apo financiare të ju ofrojnë praktikë atëherë Oda të jetë e obliguar që të ofrojë trajnime për kandidatët apo të ju sigurojë praktikën. Trajnimet të jenë të barasvlershme me praktikën për periudhën përkatëse pas diplomimit, si në rastin e Gjermanisë apo praktikave në vendet tjera.

Oda të jetë e obliguar të organizoj edhe trajnimet për zhvillim të vazhdueshëm profesional për mirëmbajtje të licencës e që mbulon ndryshimet në ligj, rregullore, kodin e ndërtimit, teknologji të re, energji, mjedis dhe çështje të tjera që ndërlidhen me profesionin.

IV – Periudha e përkohshme – sipas propozimit tonë fillimisht Ministria e bënë licencimin e arkitekteve dhe inxhiniereve sipas listës në regjistrin e Ministrisë të cilën më pastaj i themelojnë organet e odës. Me themelimin e organeve të odës fillon bashkëpunimi i organeve të odës me Ministrinë ku përpilohen statuti dhe rregulloret përkatëse gjatë kësaj periudhe, trevjeçare apo dy vjeçare, dërgohen dhe miratohen për çdo vit në kuvendet e odës. Paralelisht, gjatë kësaj periudhe zgjerohet dhe përditësohet lista/regjistri me anëtarët e rinj të cilët licencohen. Në këtë mënyrë është demokratike dhe profesionale si dhe shmang çdo padrejtësi eventuale por edhe vendoset një themel i qëndrueshëm i odave.”, shkruan në propozimin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Komuna e Prizrenit organizon aksionin pranveror të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme

Published

on

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave ju njofton se nga data 1 – 7 Maj organizohet aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme.

Ky aksion është falas dhe është një mundësi që të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, ndaj luteni t’i respektoni datat.

Gjatë kësaj kohe, luteni që t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë suaj, për të siguruar shkarkimin e tyre të rregullt.

Banorët e ndërtesave të banimit kolektiv duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të mbeturinave.

Këto aktivitete janë një mundësi për ta sensibilizuar komunitetin për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin

Published

on

Në korrik të 2023, në emisionin “Kallxo Përnime” ishte publikuar hulumtimi për rrugën Prishtinë – Podujevë, në të cilin tregohej se si Hysen Durmishi kishte nënshkruar kontratat për këtë tender, duke pasur ankesë aktive në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

10 muaj më vonë, Prokuroria e Speciale e Republikës së Kosovës e ka ftuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin për ta intervistuar në lidhje me këtë çështje.

Ligji i Prokurimit Publik e përcakton se në momentin kur ka ankesë aktive nga një operator ekonomik që ka marrë pjesë në tender, aktiviteti i prokurimit pezullohet dhe autoriteti kontraktues nuk ka të drejtë të procedojë me nënshkrim të kontratave.

Continue Reading

Aktuale

AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore

Published

on

Bordi drejtues i Rrjetit të organizatave jo-qeveritare AVONET dënon me vendosmëri kërcënimin dhe tentim sulmin ndaj Drejtorit Ekzekutiv të Organizatës sonë, z. Kenan Gashi.

Ky rast është raportuar menjëherë tek organet kompetente, megjithatë, ende nuk është ndërmarrë veprim nga Prokuroria Themelore e Ferizajt për të zgjidhur situatën.

Kërcënimi ndaj z. Gashit vjen nga një person i përfshirë në një proces gjyqësor në mes të AVONET dhe Komunës së Ferizajt dhe një kompanie. Është e rëndësishme të theksohet se ky kërcënim është pasojë e përpjekjeve të shoqërisë civile për të përfaqësuar dhe për të ndihmuar komunitetin, një mision që organizata jonë përpiqet të përmbushë me përkushtim çdo ditë.

Kërcënime të tilla ndaj aktivistëve të shoqërisë civile nuk mund të tolerohen dhe tregojnë mungesën e respektimit për të drejtat themelore dhe lirinë e shprehjes në shoqërinë tonë, të garantuara në nivel kushtetues.

Këto mosveprime të prokurorisë janë duke krijuar një precedent tejet të rrezikshëm për shoqërinë civile. Në vend që prokuroria të përcjell një mesazh të fuqishëm ndaj të gjithë atyre individëve që tentojnë të pengojnë dhe rrezikojnë punën e shoqërisë civile, publiku informohet se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt. Në këtë mënyrë prokuroria ju mundëson këtyre personave “imunitet penal”.

𝐏𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞, 𝐁𝐨𝐫𝐝𝐢 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐀𝐕𝐎𝐍𝐄𝐓, 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞, 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐞, 𝐤𝐚 𝐮𝐫𝐝𝐡𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯𝐢𝐧 𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐳.𝐁𝐞𝐬𝐧𝐢𝐤 𝐍𝐮𝐫𝐞𝐝𝐢𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈ 𝐝𝐢𝐬𝐢𝐩𝐥𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞.

Bordi drejtues i AVONET dhe organizatat e shoqërisë civile, të përkushtuar për të përfaqësuar interesat e komunitetit dhe për të luftuar për drejtësi, bëjnë thirrje për një hetim të plotë dhe të drejtë në lidhje me këtë rast dhe kërkon solidaritetin e organizatave jo-qeveritare të tjera të cilat ndajnë të njëjtat vlera që janë të përkushtuara për të mbrojtur të drejtat e njeriut./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending