Connect with us

Aktuale

Qytetarët Aktivë kërkojnë të ruhet integriteti i Parkut Mirusha nga kandidatët për kryetar të Klinës dhe Malishevës   

Published

on

Kërkesat e organizatës joqeveritare Qytetarët Aktivë, drejtuar kandidatëve për Kryetarë të Klinës dhe Malishevës për mbrojtjen e Ujëvarave dhe Parkut Mirusha.

Ujëvarat e Mirushës janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike. Sipas IUCN, zona i përket kategorisë ”Peizazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë ”Monument natyror”.

Në këtë Park, lumi Mirusha gjatë rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanjoni i lumit Mirusha dhe këtu krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një fenomen të rrallë morfo‐hidrologjik.

Ujëvarat e Mirushës janë shpallur Park Regjional i Natyrës në vitin 1982/83 nga Komuna e Malishevës, me sipërfaqe prej 555.80.70 ha. Ndërsa Qeveria e Republikë së Kosovës në vitin 2012 nxjerr vendim për shpalljen e Ujëvarave të Mirushës Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë me sipërfaqe te përgjithshme prej 598.4 ha.

Në Mars të vitit 2014 Kuvendi i Kosovës ka aprovuar Planin Hapësinore për zonën e mbrojtur “Ujëvarat e Mirushes”, të hartuar nga Instituti për Planifikim Hapësinor. Qëllimi kryesor i Planit është të ndikojë në ndalimin e zhvillimeve të paplanifikuara që dëmtojnë zonën, të bëjë ridefinimin e vijës kufitare të zonës dhe të orientojë planifikimin e investimeve dhe zhvillimeve të ardhshme që duhet të realizohen sipas planit në këtë zonë të mbrojtur.

Në vitin 2019, Komuna e Klinës harton një plan për shëtitore në Parkun Mirusha, ku shtegu ekzistues nga 2 metra në gjërësi degradohet për 15 metra në gjërësi, në gjatësi për 2.3 km, projekt i financuar nga Ministria e Ambientit për 384 mijë euro.

Ky projekt nuk ka as leje mjedisore, as vendim, as vlerësimin në ndikim në mjedis, mbi të gjitha ky projekt as që parashihet në planin hapësinor të Mirushës dhe degradohet ZONA e 1 dhe ZONA e 2të, nga projekti Shëtitore nisur nga Komuna e Klinës, financuar nga Ministria.

Komuna e Klinës

KËRKESAT

Komuna e Klinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Infrastrukturës të ndërpresin të gjitha punimet dhe URGJENT të vendoset një Rampë për ndalimin e qarkullimit të veturave URGJENT.

  1. Të filloj hartimi i planit për regjenerimin e ambientit në zonën e punuar dhe shtegu të jete 2m, ashtu si parashihet me standarde ndërkombëtare për zonat e mbrojtura.

2.Rishqyrtimi dhe hartimi i Planit Hapësinor të Mirushës dhe Planit Menaxhues i cili sipas ligjit parashihet të hartohet çdo 8 vjet.

  1. Zbatimi i Planit Hapësinor dhe Planit Menaxhues, ndarja e buxhetit adekuat për zbatim dhe monitorim.
  2. Të punohet nga dy komunat Klinë dhe Malishevë, rreth zgjidhjes së ujërave të zeza në lumenjtë dhe shfrytëzimi i ujit nga banorët për rreth.
  3. Pastrimi dhe riciklimi i mbeturinave të fillon sa më parë sidomos për rreth shtratit të lumenjve.
  4. Të gjitha lokalet të cilat nuk kanë leje dhe nuk parashihen në Planin Hapësinor të mbyllen.

Komuna e Malishevës

KËRKESË

  1. Diga ilegale në lumin Mirusha të largohet URGJENT, kjo digë nuk ka leje mjedisore e as vlerësim në ndikim në mjedis. Digat në monumente natyrore zone e veçantë nuk janë të lejuara as me ligj.

2.Diga ilegale ne Pronoc e cila po ashtu nuk ka leje mjedisore, të bëhet zgjidhje adekuate për largimin e saj ose shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen.

Qytetarët Aktivë, gjithmonë mirëpresin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, duke u zbatuar ligjet, udhëzimet, rregulloret për mbrojtjen e Natyrës, si dhe synim primar të kenë ruajtjen e biodiversitetit.

Qytetarët Aktivë, janë të hapur për çdo takim nga kandidatët dhe ekipin e tyre për Kryetar të Klinës dhe Malishevës, për të diskutuar hapat konkrete në mbrojtjen e Ujëvarave dhe Parkut Mirusha.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending