Featured
Ende “gjallë” udhëkryqi vdekjeprurës, pasi Zharku filloi projektin pa buxhet dhe shpronësim
Një udhëkryq në Kosovë konsiderohet sikur shumë “vdekjeprurës”. Është përgjatë rrugës Prishtinë-Ferizaj, në Banullë. Aty u planifikua të bëhej një rrethrrotullim.
Për këtë kishte shkuar edhe atëherë ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku. Ishte data 1 korrik, kur për Ndërtimi.info ai tha se punimet do të zgjasnin 45 ditë pune.
Mirëpo kanë kaluar më shumë 60 ditë pune dhe gjendja aty është e keqe. Kanë filluar paksa punimet, por problemet e ministrisë me mos kryerjen e obligimeve kanë bërë që punimet të ndërpriten.
Kompania “Rahovica Company” nuk ka dashur të prononcohet për Ndërtimi.info, duke udhëzuar që të gjitha përgjigjet mund t’i japë ministria. E në përgjigjet e kësaj të fundit u kuptuan shumë gjëra.
Projekti paraprak kishte pasur mangësi dhe nuk ishin menduar të gjitha gjërat mirë nga fillimi. Kështu që revidimi ka qenë i pashmangshëm, që nuk është kryer ende, raporton Ndertimi.info.
“Projekti sipas mendimit të organit mbikëqyrës duhet reviduar, jo pse nuk është hartuar mirë, por me qëllim që të krijojë kushte më të favorshme për bizniset në afërsi të tij (kalon në prona të tyre). Projekt menaxheri menjëherë ka parashtrua kërkesë në MI për revidimin e projektit nëpërmjet komisionit që do ta kryente këtë punë,por kjo ende nuk është kryer deri tani”, thuhet në përgjigjet e minitrisë.
Më tej merret vesh se as 400 mijë eurot që ish-ministri Zharku pati thënë që do të jepen për këtë projekt nuk kanë qenë fare të planifikuara dhe këtë vit nuk ka mjete financiare, sipas ministrisë.
Mirëpo, as shpronësimet për këto punime nuk janë kryer.
“Mbetet të zgjidet çështja e shpronësimit dhe të sigurohet bucheti, pasi që për këtë projekt për këtë vit nuk ka fare mjete të siguruara financiare”, i është thënë Ndërtimit.info nga Ministria e Infrastrukturës.
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro
-
Aktuale3 days ago
Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve
-
Infrastrukturë3 days ago
Expo-Albania, xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë!
-
Aktuale3 days ago
KRPP konfirmon se Komuna e Prishtinës shkel ligjin kur autorizon Arkitektin e Kryeqytetit të hap konkurse në emër të saj
-
Infrastrukturë3 days ago
Kontratat e para të Kosovës me Swissbau dhanë një ton inkurajues
-
Aktuale3 days ago
“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024
-
Infrastrukturë2 days ago
Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj