Connect with us

Aktuale

Hapet për vizitorët në Paris harku i Triumfit i mbështjellë me pëlhurë argjendi

Published

on

Insatalacioni i projektuar nga artistët e ndjerë Christo dhe Jeanne-Claude, është hapur për publikun në Paris.

Instalacionin i harkut triumfal ikonik është mbuluar me 25,000 metra katrorë prej pëlhure argjendi, të riciklueshme, i cili është i lidhur në vend me 7,000 metra litar të kuq.

L’Arc de Triomphe Wrapped u hap për publikun të Shtunën 18 Shtator, pas shtyrjes së tij për shkak të pandemisë koronavirus, dhe do të jetë në vend për 16 ditë.

Si pjesë e instalimit, kryqëzimi i madh i rrugës Place Charles de Gaulle që rrethon monumentin është përkohësisht këmbësor për të lejuar njerëzit që të shohin instalimin dhe ta prekin atë lirshëm.

Vizitorët gjithashtu mund të vëzhgojnë instalimin nga tarraca e Arc de Triomphe, e cila mbetet e hapur së bashku me brendësinë e saj./ Media Ndërtimi.

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Published

on

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, ka prezantuar analizën “Ligji i ri i punës: Në mes të nevojës dhe kërkesave për ndryshim”.

Nga KDI thonë se duke iu referuar përpjekjeve të pasuksesshme të disa qeverive tash e disa vite për të avancuar marrëdhënien e punës në Kosovë,  përmes këtij punimi diskutues.

“KDI po synon të rikthejë në diskursin publik debatin për inicimin e një ligji të ri të punës, i cili e ka bazën në nevojat dhe kërkesat e punëtorëve, organizatave sindikale e OJQ, në përputhje me standardet dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian, e që garanton mbrojtje më të mirë për punonjësit në Kosovë”, thuhet nga KDI.

Ligji aktual i Punës paraqet një ndër ligjet më vitale në vend duke qenë se rregullon punësimin e mbi 370 mijë punonjësve në sektorin publik e atë privat, thotë KDI-ja.

“Ndryshimi i këtij ligji ka qenë premtim i çdo qeverie që nga viti 2012, ndërkohë që drafte të ndryshme kanë arritur të bëhen edhe pjesë e agjendave legjislative. Sidoqoftë, këtë vit, qeveria aktuale ka vendosur ta tërheq këtë ligj nga agjenda legjislative pa ndonjë paralajmërim, përkundër që trendi i shkeljeve të të drejtave të punës vazhdon të jetë në rritje”, thuhet tutje nga KDI.

Albesa Humolli nga KDI ka deklaruar se ligji aktual i punës nuk ofron mbrojtje dhe siguri të mjaftueshme për punonjësit, duke i lënë ata të cenueshëm ndaj shfrytëzimit, diskriminimit dhe kushteve të pasigurta të punës. Kohëzgjatja dhe mungesa e kufizimeve sa i përket kontratave për kohë të pacaktuar, rregullimi i pushimit të lehonisë, mungesa e pushimit prindëror, mungesa e kufizimeve sa i përket orëve shtesë të punës, mungesa e kufizimeve sa i përket formalizimit të marrëdhënies së punës, çështja e rregullimi të punës me orar jo të plotë, çështja e së drejtës në pushim për punonjësit apo çështjet e tjera si rregullimi i punësimit në kohët moderne si puna hibride, puna nga shtëpia, apo puna për kompani jashtë vendit konsiderohen të jenë disa nga mangësitë e ligjit aktual të cilat asnjëherë nuk kanë arritur të adresohen.

Humolli, thekson se mangësitë e një ligjit ‘të stërvjetruar’ të punës po bien në kurrizin e punonjësve në Kosovë, të cilët ende përballen me informalitet në punësim, mungesë të kushteve për punë, mos pagesë të pushimit vjetor apo mjekësor, pagë jo të rregullt apo orar të tej zgjatur pune pa pagesë. Për më tepër edhe institucionet ligj zbatuese megjithë përpjekjet e tyre, nuk po arrijnë të mbikëqyrin zbatimin e ligjit në masë të duhur.

Sipas Humollit, ndryshimi i ligjit aktual ose iniciimi i një ligji të ri të punës është i nevojshëm marrë parasysh aspiratat e vendit për të ju bashkuar tregut evropian të punës, që nënkupton që ligji duhet të përafrohet me  kërkesat që dalin nga  17 direktivat e Bashkimit Evropian që përcaktojnë standardet minimale në fushën e rregullimit të marrëdhënies së punës.

KDI kërkon nga qeveria që të reflektojë në këtë drejtim dhe të fillojë dialogun social më të gjitha palët, në mënyrë që ligji i punës të rikthehet në programin legjislativ për këtë vit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending