Connect with us

Aktuale

Këto janë kërkesat drejtuar kandidatëve për kryetar të Prishtinës për ta mbrojtur Parkun e Gërmisë

Published

on

Kërkesat e organizatës joqeveritare Qytetarët Aktivë, drejtuar kandidatëve për Kryetarë të Prishtinës, për mbrojtjen e Peizazhit Gërmia.

Gërmia është e pasur me lloje bimore e shtazore, bashkësi bimore e shumë vlera tjera, mirëpo në dhjetëvjeçarët e fundit e sidomos pas vitit 1999 nga veprimi i faktorit njeri disa lloje bimore e shtazore janë zhdukur përgjithmonë, disa janë para zhdukjes, ndërsa sipërfaqe të dukshme pyjore janë degraduar, ndërsa disa të tjera janë në rrezik permanent të degradimit, nga e cila ka ardhur deri te një ndryshim i dukshëm i ekosistemeve të Gërmisë.

Kjo ka ndodhur si pasojë e veprimit të drejtpërdrejtë dhe tërthortë të faktorit njeri, si rezultat i një varg aktiviteteve të zhvilluara në rajonin e Gërmisë siç janë:

zgjerimi i qytetit të Prishtinës dhe i fshatrave përreth, zgjerimi i rrjetit të komunikacionit rrugor, prerja e pakontrolluar e pyjeve, gjuetia ilegale (gjuetia e egër e shtazëve), sëmundjet e drunjëve nga dëmtuesit e ndryshëm, ndotja e madhe e ajrit dhe zhurma nga hyrja me automjete në të gjitha kahjet e Gërmisë,etj.

Por faktorë kryesor drejt degradimit të Gërmisë është neglizhenca, mosdija dhe veprimi adekuat i institucioneve përkatëse për të vepruar ndër vite në mbrojtje të natyrës në Gërmi.

Prandaj ne si Qytetarë Aktivë, do ti parashtrojmë disa kërkesa dhe rekomandime urgjente:

Kërkesë:

Vizioni dhe objektivat për Parkun e Gërmisë gjithmonë duhet të kenë si prioritet të parë mbrojtjen e florës dhe faunës, para çdo zhvillimi apo investimi të nevojave të faktorit njeri.

  1. a) hulumtim shkencor për gjendjen aktuale të Parkut Gërmia
  2. b) të ngritet buxheti për Parkun e Gërmnisë, si buxhet i veçantë
  3. c) të ngriten kapacitetetet profesionale të stafit në Drejtorinë e Parqeve

ç) të ngritet numri i inspektorëve për mbrojtjen e Parkut të Gërmisë

  1. d) ashtu si edhe kërkon ligji, të hartohet plani hapësinor dhe menaxhues i Parkut, me gjithëpërfshirje
  2. dh) çdo investim, qoftë edhe nje shteg për ecje, pa planifikim hapësinor dhe menaxhues është jashtëligjor dhe konsiderohet që do të ketë pasoja në degradimin e Gërmisë
  3. e) të respektohen ligjet për mbrojtjen e natyrës si dhe të zbatohet Rregullorja e brendëshme për Gërminë

Rekomandimet urgjente për të vepruar:

  • Ndalimi urgjent i qarkullimit me vetura sidomos në anën e hyrjes nga Butovci dhe Parku i Arinjëve.
  • Plani i një autobusi apo treni elektronik nga hyrja kryesore, që të ndalohet qarkullimi i të gjitha veturave brenda Parkut.
  • Urgjent të krijohet grupi për planin e rigjenerimin të florës dhe faunës në Parkun Gërmia.
  • Të ngritet numri dhe trajnohet stafi në Hortikulturë për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e Parkut dhe sigurojnë kushtet për mbrojtjen dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura duke ofruar investime për paisjet e duhura adekuate.
  • Të vendosen shenjat orientuese dhe vetëdijsuese nëpër pika të rëndësishme dhe orientuse.
  • Të zëvendesohen shportat e dëmtuara dhe të vandalizuara në shtegun e ecjes.
  • IKMN nuk e rekomandon shtrimin dhe mirëmbajtjen e shtigjeve me rërë apo gurë, të kërkohen praktikat më të mira për mirëmbajtje të tyre.
  • Mbeturinat të riciklohen mundësisht.
  • Ngritja e objekteve për ushqimin e shtazëve të egra.
  • Të largohen të gjithë shitësit e lodrave,pijeve e gjërave tjera në hapsirën e lodrave dhe në të gjithë Parkun.
  • Të ketë patrolla të policisë më shumë nëpër shtigjet e Gërmisë.
  • Të ndalohen motorbike nëpër shtigje (të vendosen shenja në secilin shteg dhe hyrje kryesore).
  • Të ngritet siguria në Parkun e Gërmisë.
  • Policia është e pajisur me flet paraqitje për dëmtime të natyrës dhe ato mund ti lëshoj pa praninë e Inspektorëve Komunal. Të kërkohet që kjo të aplikohet edhe në praktikë.
  • Largimi dhe ndalesa e deponive inerte në Parkun Gërmia dhe gjobat adekuate sipas ligjit.
  • Përforcimet e rrjetit telefonik në të gjithë Parkun.
  • Vendosja e kamerave për siguri në të gjithë Parkun.
  • Të bëhet zgjidhje për shtegun e biçkletave që këmbësorët, të mos jenë në rrezik kur kalojnë biçikletat nëpër të njejtin shteg.
  • Cdo leje për ndërhyrje të kërkohet vetëm në Drejtorinë e Parqeve.
  • Të krijohet komunikim më i mirë mes departamenteve/Drejtorive brenda Komunës. Për shembull, në qoftëse departamenti X vëren se një degradim po i bëhet e.g. Parkut të Germisë dhe departamenti i Parqeve nuk ka kompetenca që e.g. të shqiptohet gjobë, apo të mirret ndonjë masë tjetër, të paktën të alarmohet departamenti përgjegjës. Kjo shmangë rastet kur departamenti thotë që, ne nuk kemi mundur të bëjmë asgjë sepse kompetencat i takojnë,departemtntit Y.
  • Shpronësimi i pronave private në Gërmi.
  • Të gjitha ndërtimet apo investimet në Gërmi deri më tani të kontrollohen a ka pasë shkelje ligjore, udhëzimeve si dhe ndaj të gjitha ndërtimeve me beton dhe gurë, të mirren masat adekuate.

Komunikimi i Drejtorive përkatëse në Komunën e Prishtinës

Kërkojmë:

  • Të gjithë zyrtarët, të kthejnë përgjigje në email ndaj shqetësimeve apo pyetjeve që adresojnë qytetarët.
  • Përgjigjet të jenë të bazuara me fakte, ligje, udhëzime dhe regulloreve.
  • Të kemi qasje në dokumentet zyrtare publike ashtu si është përcaktuar me ligjë, pa vonesë.
  • Mos të përdoret justifikimi “po kështu e kemi trashëguar problemin” por të rekomandohen zgjidhje për problemin, duke vepruar konkretisht.
  • Kërkojmë që zyrtarët të komunikojnë më mirë dhe më shpejt mes drejtorive brenda Komunës, si dhe komunikimin me institucione qëndrore për zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, e jo të mbetet barrë kjo përgjegjësi për qytetarin.

Qytetarët Aktivë, gjithmonë mirëpresin zhvillimin e qëndrushëm ekonomik, duke u zbatuar ligjet, udhëzimet,rregulloret për mbrojtjen e Natyrës, si dhe synim primar të kenë ruajtjen e biodiversitetit.

Qytetarët Aktivë, janë të hapur për çdo takim nga kandidatët dhe ekipin e tyre për Kryetar të Prishtinës, për të diskutuar hapat konkrete në mbrojtje të  Parkut Gërmia dhe mjedisit për Komunën e Prishtinës./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending