Connect with us

Aktuale

8 vjet i la pa banesa, pronarët e tokave nuk e padisin investitorin në Mitrovicë, kërkojnë zbatimin e marrëveshjes

Published

on

Tomor Baruti, banor në lagjen “Ali Zeneli” në Mitrovicë në vitin 2013 përmes një marrëveshje me kompaninë, “Euro Keni Sh.p.k” vendosi që të jap pronën prej 803 metrave katrorë për ndërtim të një kompleksi banesor.

Prona në vlerë 722 mijë euro do t’i kompozohej me banesa nga kompania, “Euro Keni Sh.p.k”.

Sipas marrëveshjes në mes palëve, të gjitha ndërtimet do të përfundonin brenda dy viteve.

“Halli jonë është që fillimisht kemi pas pronat tona këtu të cilën pronë e kemi dhënë për ndërtim të lartë, kompanisë ‘Euro Keni Sh.p.k’ me pronar Sami Rexha.

Kjo pronë është dhënë më vullnetin tonë me marrëveshje të dy anshme, ky pronari Sami Rexha ka premtu që në afat prej dy viteve banesat do të ndërtohen dhe do të jenë në funksion. Por çka ka ndodh ka ndodh e kundërta”, thotë ai.

8 vite pas, Tomor Baruti thotë se ndihet i mashtruar nga kompania pasi që  banesat janë të pa banueshme.

“Banesat janë të pa banueshme disa që po i shihni që janë të banueshme janë bërë të banueshme me vetëfinancim të banorëve pasi që nuk kanë pas ku të shkojnë. Edhe ato nuk janë ende të banueshme krejt… tjerat nuk janë të banueshme, kemi kërku me e zgjidh këtë problem”,  tregon ai.

Kallxo.com që nga 2 shtatori ka provuar të kontaktoj më Sami Rexhën pronar të kompanisë, “Euro Keni Sh.p.k”, mirëpo që i njëjti deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka thënë për KALLXO.com se në lidhje me rastin nuk ka rast të iniciuar.

“Në evidencat tona nuk ka procedurë të iniciuar për rastin për të cilin ju jeni interesuar”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për

Kallxo.com ka provuar të kontaktoj edhe me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri por që i njëjti nuk ka kthyer përgjigje./ Media Ndërtimi.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending