Connect with us

Aktuale

Auditimi tregon për nivelin e ulët të urbanizmit dhe ndërtime të dobëta të rrugëve nëpër Kosovë

Published

on

Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit tregojnë për ndërtime jo cilësore të rrugëve dhe prishjeve të shpeshta të tyre, që ndër pasojat tjera siguria në trafikun rrugor është e ulët.

Përkundër zhvillimit të hovshëm të trendëve të udhëtimit në botë, Kosova ka nivel të ulët të urbanizimit, gjë që e ul intensitetin e transportit (numrin e udhëtarëve për kokë banori).

Gjatë viteve 2017-2019 niveli qendror dhe lokal së bashku kishin shpenzuar mbi 343 milion euro në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, veçanërisht në rrugë rajonale dhe lokale, e paraparë edhe me Strategjinë Sektoriale.

Shpenzimet për ndërtimin e rrugëve rajonale dhe lokale për dy vitet e fundit (2019 dhe 2018) janë mesatarisht 35% të totalit të shpenzimeve për investime kapitale.

Prandaj, përfundimi i tyre me kohë, brenda limiteve buxhetore dhe me cilësi të mirë është i rëndësishëm si për sigurinë ashtu edhe për zhvillimin ekonomik në shoqërinë tonë.

Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë identifikuar mangësi tjera si në vijim:

definimi i projektit, Autoritet Kontraktuese (AK) kanë filluar punët dhe është nënshkruar kontrata pa një projekt fillestar;

shpronësimet e tokave në disa raste nuk janë bërë me kohë të cilat kanë ndikuar që ndërtimi i rrugëve të ketë vonesa e ka raste që rrugët kanë mbetur në gjysmë rrjedhimisht jo funksionale;

fillimi i procedurave pa zotimin e fondeve e në disa raste janë përdorë fondet e njërit projekt për të bërë pagesa për projektet tjera, andaj kishte mungesë të fondeve për disa nga projektet e rrugëve.

Raportet e ZKA-së po ashtu theksojnë raste ku janë ndryshuar paramasa dhe parallogaria nga ajo e kontraktuar pa ndonjë aprovim paraprak dhe disa rrugë nuk kanë projekte kryesore fare.

Për më tepër, shumë media të shkruara dhe elektronike kanë raportuar për probleme të ndryshme posaçërisht në aspektin e cilësisë së ndërtimit të rrugëve. Në raste të ndryshme janë raportuar prishjet në rrugët e reja të ndërtuara10, gjë që rezulton që rrugët do të kenë nevojë për riparimin dhe mirëmbajtjen më të shpeshtë se që pritet.

Rasti më i freskët (në vitin 2021) i raportimit mbi cilësinë e dobët të ndërtimit të rrugëve është rasti i rrugës së sapo ndërtuar në Malishevë, një segment i së cilës ishte prishur nga reshjet atmosferike11. Treguesit e paraqitur më lartë shpijnë në formulimin e hipotezës që ndërtimi i rrugëve rajonale dhe lokale përcjellët me mangësi të shumta që ndikojnë në cilësinë e tyre dhe për pasojë ndërtimi i rrugëve nuk siguron vlerë për para./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending