Connect with us

Aktuale

“200 milionë € e projektit të NPB-së nën shënjestër të kompanive fiktive ndërtimore dhe grupeve kriminale”

Published

on

Asamblisti i Vetëvendosjes në Komunë e Prishtinës, Egzon Azemi, nëpërmjet një konference për media ka deklaruar se Ndërmarrja Publike banesore e Prishtinës vazhdon të jetë shënjestër e grupeve kriminale.

Këto deklarata, asamblisti Azemi i bëri rreth një projekti gjigand të NPB-së e cila, sipas tij, po manipulohet qysh në fillim të procedurave.

“Në fund të këtij mandati grupet kriminale po pritet që të përfitojnë duke shfrytëzuar vëmendjen e partive politike rreth fushatës zgjedhore. Në këtë projekt po parashihen 100 mijë metra ndërtim. 70 mijë metra ndërtim mbitokësor dhe 30 mijë metra nëntokësor. Vlera minimale në atë zonë me çmimin e tregut i bie 200 milionë euro në tersi ndaj këtij projekti. 2000 euro është çmimi për metër katror”, deklaroi Azemi.

Sipas tij, NPB nga kjo marrëveshje do të përfitojë vetëm 30%.

“Në zonë më të lakmuar të Prishtinës, ku për prona private ofrohen mbi 50% të hapësirës për shfrytëzim, këta janë duke e dhënë tokën publike me 30%.

Në kurriz të pronës publike dhe qytetarëve tentojnë të përfitojnë një grup i ngushtë i pushtetit komunal dhe disa firmave fiktive dhe anonime ndërtimore”, tha asamblisti opozitar.

Kompania ARKOS është bashkëfituese e shpalljes së interesit të NPB-së të datës 10 mars 2021 si dhe kompania Meid Group Constraction, që u regjistrua si kompani ndërtimore vetëm një ditë para se të bëhej shpallja e tenderit.

Meid Group Constraction është regjistruar më 9 mars 2021 dhe aplikoi me 10 mars dhe çuditërisht fitoi. Kjo duket rastësi, por është manipulim klasik në projektin gjigand.”, theksoi Azemi.

 

Çdo tentim për ta ndalu manipulimin e këtë projektit, fajtor i ka bërë asamblistët e partive tjera në Kuvendin Komunal të Prishtinës e të cilët janë:

AGIM GASHI, LDK

AGIM KULETA LB,

BASHKIM BEHA, PSD

ELMIRA NIKÇI REXHA, LDK

FADIL GASHI AAK,

FLORIDA CANOLLI, PDK

GENC SHERIFI, PSD

JETA RAFUNA HASANI, LDK

KUMRIJE SHABANI RAMADANI, PDK

LEOTRIM RETKOCERI, PDK

MILAZIM VITIA, LDK

SHEFQET OSMANI, LDK

MUHAMET SELMANI, LDK

NOL NUSHI, PSD

QËNDRIM SAHITI, PSD

SHEFKI GASHI, LDK

VALA PESHKU, PSD

VALBONA AJETI, AAK

VJOLLCA RIZANI, LDK.

Asamblisti, Egzon Azemi si dhe Berat Lahu theksuan se presin nga Prokurora dhe Policia që të nisin hetimet dhe të ndalin rritjen e dëmit që po i shkaktohet Komunës së Prishtinës nga ky projekt.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending