Gjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, i cili në Gjykatën e Prizrenit po gjykohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” ka vazhduar me dëgjimin dëshmitarëve Fail Hoxha dhe Bashkim Krasniqi.
Ish-inspektori i ndërtimit Musliu, po akuzohet që duke vepruar në cilësi të personit zyrtar, nuk ndërmerr veprime kundër mbindërtimit pa leje në rrugën e “Muhaxherëve”, duke i shkaktuar dëm Komunës së Prizrenit dhe dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën “Qylhan”.
Seanca gjyqësore, filloi me dhënien e dëshmisë së koordinatorit të drejtorisë së inspektorateve Fail Hoxha.
Në pyetjen e parashtruar, nga prokurorja e shtetit Ervehe Gashi, se a është obligim të bëhet pranim-dorëzimi i lëndëve në bazë të procesverbalit me rastin e ndërrimit të inspektorëve, raprton Drejtësia sot.
Koordinatori Hoxha, deklaroi se në momentin që është bërë transferimi i inspektorëve prej një vendi të punës në tjetrin, është obligim të bëhet pranim-dorëzimi i lëndëve me procesverbal.
Kurse, në pyetjen e parashtrua nga i akuzuari Musliu përse procesverbali për pranim-dorëzimin e lëndëve i hartuar nga ne, nuk e posedon prokurorja dhe komuna në sektorin e ndërtimtarisë.
Dëshmitari tha, se çdo shkresë që është e rëndësishme përpilohet në tri kopje, një prej tyre mbetet në arkivin e drejtorisë përkatëse, ndërsa një shkon për palën dhe një e mbanë inspektori i lëndës.
Po ashtu Hoxha, sqaroi se bartja e lëndëve prej një inspektori në tjetrin në bazë të procesverbalit, nuk regjistrohen në regjistrin e lëndëve pasi që i njëjti sistem nuk ekziston në punën të cilën punojmë.
Pas dëgjimit të dëshmitarit Hoxha, gjykimi vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarit Bashkim Krasniqi, inspektor i ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit.
Në deklarimin e tij dëshmitari Krasniqi, tha se çdo pranim i lëndës nga një inspektor tjetër është e protokolluar në librin e protokollit pranë inspektoratit të ndërtimit dhe në fund procesverbalin e nënshkruan inspektori i cili ka pasur lëndën dhe ai që e pranon.
Tutje, Krasniqi tha se lëndët e përfunduar vendosen në arkiv ndërsa ato të pa përfunduar ndahen dhe dorëzohen tek inspektori i zonës përgjegjëse.
Më pas dëshmitari, sqaroi se nëse inspektori ka përpiluar konkluzion për ekzekutimin e dhunshëm për rrënim të objektit dhe ndërkohë është ndërruar inspektori i lëndës atëherë nuk mundë të konsiderohet lënda si e kryer dhe vazhdohet me procedura të njëjta.
Me të përfunduar dëgjimi i dëshmitarëve, mbrojtësit e të akuzuarit Musliu avokatët Blend dhe Gent Gjini, ishin kundër propozimit të prokurores Gashi që të administrohet si provë njoftimi i Drejtorisë për Urbanizëm, me arsyetimin se prova në fjalë nuk i përkon dispozitivit të aktakuzës.
Në fund, kryetarja e trupit gjykues gjyqtarja Raima Elezi vendosi që gjykimi i sotëm të shtyhet dhe të njëjtin e caktoj me datë 23 shtator 2021 duke filluar nga ora 13:00./ Media Ndërtimi.