Connect with us

Aktuale

Plani i ndërtimit të Fakultetit të Arteve në Pejë, ka devijuar në 18 pozicione, 100 mijë € nuk janë investuar fare në këtë institucion

Published

on

Tek projekti “Ndërtimi I Fakultetit të Arteve faza III”, në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” në vlerë 634,895€, kishte ndryshime të sasive të realizuara në 18 pozicione të kontratës.

Ndonëse vlera totale e kontratës nuk kishte ndryshuar, pozicione të caktuara ishin rritur deri në 113% më shumë nga sasia e kontraktuar.

Ndërkaq, kishte mos realizim në shume pozicione, ku në total vlera e pa realizuar e pozicioneve të kontraktuara ishte 93,341€, shkruan nw raportin e Zyrës kombëtare të Audititmit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe inovacionit për vitin 2020.

Këto ndryshime nuk kishin kaluar përmes departamentit të prokurimit dhe nuk ishin aprovuar nga ZKA dhe as nga projektuesi. Ndryshimet ishin të aprovuara vetëm nga menaxheri i projektit me kërkesë të punë kryesit, përderisa këto aprovime nuk përmbanin datë të kërkesës apo të aprovimit.

I njëjti raport rezulton se tek projekti “Renovimi i sallave mësimore” në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” në vlerë 45,952€, kishte rritje të sasive të realizuara në 57 pozicione të kontraktuara, ndërsa zvogëlim të sasive në 49 pozicione tjera.

Dy pozicione nuk ishin realizuar fare. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, vlera totale e kontratës nuk kishte ndryshuar.

Këto ndryshime nuk ishin evidentuar nga mbikëqyrësi i projektit, e rrjedhimisht as nuk ishin aprovuar nga ZKA dhe nga projektuesi.  Gjatë realizimit të projektit, dy salla të planifikuara me kontratë për renovim, nuk ishin realizuar ndërsa punët e planifikuara në këto salla,  ishin zëvendësuar për renovimin e dy sallave tjera, ndonëse këto të fundit nuk ishin në plan të rinovohen. Mos realizimi i renovimit të

sallave të planifikuara kishte ndodhur pasi njëra nga ato ishte rinovuar përmes një donacioni ndërsa tjetra kishte qenë e zënë me inventar të bibliotekës.

Këto mangësi kishin ndodhur si pasojë e mos planifikimit të mirëfilltë të projekteve dhe mos funksionimit të kontrolleve të duhura lidhur me mbikëqyrjen e këtyre projekteve.

Ndikimi Ndryshimi i paramasës së projektuar dhe të kontraktuar në mungesë të aprovimeve të duhura dhe dëshmive se janë bërë analiza specifike për këto ndryshime, rrezikon që realizimi i punëve të mos jetë konform kërkesave të projektit dhe mundësinë për manipulime me pozicionet dhe paramasat e tenderit fillestar. Veprimet e tilla diskriminojnë operatorët tjerë të cilët nuk e kanë fituar tenderin për shkakun se kanë ofruar çmime të ndryshme për çdo pozicion të veçantë pune.

Rekomandimi A8 Ministri, në bashkëpunim me Rektorët e Universitetit të Pejës dhe Universitetit të Gjilanit, duhet t’i shqyrtojnë rastet e mësipërme dhe të parandalojnë rastet tjera që paramasat dhe pozicionet e punimeve të ndryshohen pa aprovimet e kërkuara sipas rregullave dhe procedurave të prokurimit./Media Ndërtimi.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending