Featured
Vllahiu thotë se me qeverisjen e tij lagjja Kalabria nuk do të kundërmojë më
Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Arbër Vllahiu, vizitoi sot lagjen Kalabria.
Lagje kjo ku qytetarët ballafaqohen me probleme të shumta, si mungesë e shkollës dhe çerdhes, probleme me rrugët dhe trotuaret, probleme me qentë endacak, me erën e kanalizimit, e cila kundërmon.
Sipas Vllahiut, lagja Emshir është në mëshirë të të tjerëve dhe se qeverisja aktuale ka dëshmuar se është e paaftë të udhëheq më Kryeqytetin.
Postimi i Vllahiut në Facebook:
“Kur shpërdoret një mundësi e një shans i dhënë nga qytetari për ta ndihmuar dhe udhëhequr, duhet lëshuar rrugë. Qeverisja aktuale në Prishtinë nuk ka gjetur zgjidhjet për qytetarin e vet, nuk i ka ofruar jetën më të mirë. Nuk i ka dhënë shërbimet pavarësisht se për këtë e kanë zgjedhur. Ka ardhë koha t’i japim fund kësaj gjendjeje me njerëz që nuk e kuptojnë obligimin e tyre. Lagja Emshiri në mëshirë të tjerëve, me erën qe kundërmon dhe me shumë pak mundësi. #PërPrishtinën #50”