Connect with us

Aktuale

Rasti i dallavereve me prona, Supremja refuzon mbrojtjen e Jahja Imamit dhe Shërbim Berishës

Published

on

Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të dënuarve për dallavere me prona, Jahja Imami dhe Shërbim Berisha, të paraqitura kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe asaj të Apelit.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 20 mars 2019, e kishte dënuar me burgim ish- referentin në Gjykatën e Pejës, Jahja Imami, drejtorin e Drejtorisë Ligjore në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Ismet Kryeziu, si dhe Shërbim Berishën, kurse në mungesë të provave e kishte liruar nga akuza të pandehurën Valbona Naka, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kjo gjykatë, të akuzuarin Imami e kishte shpallur fajtor për marrje të ryshfetit, duke e dënuar me dy vjet burgim, kurse për shpërdorim të pozitës zyrtare e kishte dënuar me një vit burgim. Ndaj tij, ishte shqiptuar dënimin unik prej dy vjet e gjashtë muaj, kurse ishte refuzuar akuza për dy vepra penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar, për shkak të parashkrimit absolut.

I akuzuari Kryeziu ishte dënuar me dy vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa i akuzuari Berisha ishte dënuar me gjashtë muaj për legalizim të përmbajtjes së pavërtetë, kurse një vit për veprën penale të mashtrimit e që ndaj tij, gjykata kishte shqiptuar dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej një viti e dy muaj./Media Ndërtimi.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending