Connect with us

Aktuale

Dënohen me burgim zyrtarët e Infrastrukturës, Xhelil Bekteshi dhe Besim Tahiri, obligohen në mënyrë solidare të pagujnë 30 mijë € për keqpërdorime  

Published

on

Ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Xhelil Bekteshi dhe zyrtari tjetër Besim Tahiri, sot janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me burgim nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë për akuzën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare, raporton Drejtësia Sot.

Bekteshi dhe Tahiri, këtë të premte, janë dënuar për akuzën e prokurorisë se gjatë vitit 2016 kishin keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të dhënies së një tenderi për rrugë një kompanie që kishte ofertuar me çmim më të lartë.

Vendimi u komunikua nga kryetarja e trupit gjykues që gjykoi këtë çështje penale, gjyqtarja Fatime Dërmaku së bashku me prezencën e dy anëtarëve tjerë, gjyqtarëve Kushtrim Shyti dhe Agim Kuçi.

Gjyqtarja Dërmaku theksoi se të akuzuarit janë fajtorë për veprat penale që iu ngarkohen sipas aktakuzës, duke njoftuar se për këtë gjykata u shqipton secilit veç e veç dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri viteve, i cili do ekzekutohet pasi aktgjykimi të merr formën e prerë.

Përveç kësaj, gjyqtarja tha se ndaj të akuzuarve shqiptohet dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike në administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 vitesh pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Gjithashtu, gjyqtarja njoftoi se të akuzuarit në mënyrë solidare obligohen që të kompenzojnë dëmin të cilin ia kanë shkaktuar MI-së në vlerë prej më shumë se 29 mijë euro.

Ndërsa në fund të shpalljes së aktgykimit, para se të potencojë këshillën juridike, gjyqtarja tha se të akuzuarin obligohen që të paguajnë nga 50 euro në emër të fondit për kompenzimin e viktimave si dhe 200 euro në emër të paushallit gjyqësor.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Ibrahim Berisha, Xhelil Bekteshi dhe Besim Tahiri kishin kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, kurse Naim Sallahu akuzohet se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit”.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Ibrahim Berisha, Xhelil Bekteshi dhe Besim Tahiri kishin kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, kurse Naim Sallahu akuzohet se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit”.

Në këtë akt akuzues thuhet se Xhelil Bekteshi kishte obliguar zyrtaren V.R, që në librin e protokollit të regjistronte vendimin me të cilin ishte ndërruar kryetarja e komisionit për vlerësimin e ofertave për projektin “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N-9” segmenti Gjuregjicë-Kjevë, duke regjistruar vendimin me datën 23.05.2016 në vend të datës së vërtetë 26.06.2016. Sipas aktakuzës ky ndryshim i datave ishte bërë me qëllim që tenderi t’i jepej operatorit ekonomik N.N.T “Sallahu” i cili ishte me çmim të lartë 991,418.19 euro, ndërsa operatorit tjetër ekonomik i cili kishte ofruar çmim më të ulët se ky operator ishte eliminuar./Media Ndërtimi.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending