Connect with us

Aktuale

Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj Drejtoreshës për Kadastër në Klinë, Njomza Grabanica

Published

on

Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj Drejtoreshës për Kadastër në Klinë, Njomza Grabanica

Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë, ka dështuar mbajtja e shqyrtimit të dytë, ndaj të akuzuarës Njomza Grabanica, raporton Drejtësia Sot.

Që në hapje të kësaj seance gjyqtari Sami Sharaxhiu, njoftoi palët e pranishme se mungon prokuroja e rastit Valbona Disha-Haxhosaj, e cila e ka njoftuar gjykatën se gjendet në pushim.

Kësisoj, gjyqtari i kësaj çështje penale, Sami Sharaxhiu, në mungesë të kushteve ligjore seancën e sotme e shtyu për datën 01 shtator 2021, duke filluar në orën 10:00.

Prokuroria Themelore e Pejës, në aktakuzën e ngritur me 30 prill të këtij viti, Grabanicën e akuzon në cilësinë e drejtoreshës në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodozi dhe Pronësi, të Komunës së Klinës, për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, Njomza Grabanica, akuzohet se nga viti 2018 e gjerë në fund të vitit 2020, në Komunën e Klinës, në cilësinë e Drejtoreshës në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodozi dhe Pronësi, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e saj zyrtar, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të përcaktuara me Ligjin mbi Vetëqeverisje Lokale dhe Statutin e Komunës së Klinës, në dëm të gjeodetëve të licencuar, këtu të dëmtuarve B.V., J.A. dhe I.S., në atë mënyrë që e pandehura në mënyrë të heshtur e ka mbajtur qytetarin A.N., në zyre, ku ky i fundit ka punuar në këtë drejtori në cilësinë e gjeodetit pa kontratë pune dhe pa ndonjë vendim të komunës së Klinës.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se A.N., në këtë drejtori në cilësi të gjeodetit ka punuar nga data 02.01.2019 gjerë me 13.01.2019, pastaj nga data 23.02.2019 gjerë me 31.03.2019 dhe nga data 01.10.2019 deri me 30.06.2020, me pas e pandehura në kundërshtim me nenin 16 pika 7, të Udhëzimit Administrativ (UA) të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) nr.12/19, e ka pajisur me autoritet zyrtar të njëjtin./Media Ndërtimi.

Njomza Grabanica mohon akuzat për keqpërdorim të detyrës si drejtoreshë e Kadastrit në Klinë

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending