Connect with us

Aktuale

Gjuetia me inverter baterish po e zhduk peshkun Krap në liqenin e Shkodrës

Published

on

Gjuetia e paligjshme me tel përcjellës dhe inverter baterish fajësohet për pakësimin e rezervave të peshkut në liqenin e Shkodrës –një krim që ndodh në sytë e institucioneve shtetërore dhe nuk ndëshkohet prej vitesh.

Kur bie nata në liqenin e Shkodrës, peshkatarët nisen për gjueti dhe drita të zbehta fillojnë të pluskojnë mbi ujë.

Një varkë në ngjyrë të verdhë lundron me shpejtësi, e armatosur me tel përcjellës korrenti dhe një inverter baterie makinash –pajisje që shërbejnë prej vitesh për vrasjen masive të krapit, qefullit dhe ngjalave në liqenin më të madh të Ballkanit.

Episode të tilla të jashtëligjshme janë sipas biologes Aurora Zylja, të përnatshme dhe lehtësisht të verifikueshme.

“Ne bëjmë turin me kanoe dhe në brigjet e liqenit ndodhen të vendosura dhjetëra varka dhe lundra me tel përcjelles korrenti, të cilat presin natën për t’u hedhur në lumë dhe nisur gjuetinë e jashtëligjshme,” tha Zylja për BIRN.

Më herët me gjeneratorë të zhurmshëm dhe tashmë me transformatorë të heshtur, peshkatarët ilegalë fajësohen për një masakër të pandalshme në liqenin e Shkodrës, që ka sjellë sipas ekspertëve shfarosjen e rezervave të peshkut në tre dekadat e fundit.

Pamje e varkave te peshkatareve prane Liqenit te Shkodres, ne zonen turistike te Shirokes. Shiroka kufizohet nga jugu me Malin e Taraboshit, nga lindja me Lumin e Bunes dhe nga perendimi me kufirin shteteror me Malin e Zi. /r/n/r/nView of the fishing boats near Lake Shkodra, in the tourist area of Shiroka. Shiroka is bordered on the south by Tarabosh Mountain, on the east by the Buna River and on the west by the state border with Montenegro.

Aktualisht, sasia e peshkut të kapur llogaritet tashmë në 20-25 ton në vit ose 10 herë më e vogël se sa në fillim të viteve 1990.

Ekspertët e mjedisit dhe ata të peshkimit akuzojnë autoritetet shtetërore për neglizhencë dhe mbyllje sysh ndaj fenomenit të paligjshëm, që sipas tyre po e çon liqenin drejt një masakre ekologjike.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë gjithashtu se edhe ata pak peshkatarë ilegalë që kapen në kushtet e flagrancës, i shpëtojnë ndëshkimit nga sistemi i drejtësisë.

Në pesë vitet e fundit gjatë periudhës 2016-2021, Gjykata e Shkodrës ka gjykuar vetëm 13 raste për veprën penale të “peshkimit të paligjshëm”, e cila parashikon një dënim nga dy muaj në dy vjet burg.

Megjithatë, vetëm dy prej të pandehurve janë dënuar me nga 1 muaj burg, ndërsa të tjerët janë liruar në këmbim të gjobave apo në shërbim prove, duke marrë pas edhe varkat e tyre të përshtatura me transformatorë energjie./Media Ndërtimi.

Aktuale

Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane

Published

on

Rritja e qirave dhe çmimet e larta të pronave rrezikojnë të kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste fillojnë të shfrytëzojnë zemërimin në rritje të publikut mbi krizën e banesave në kontinent, thonë ekspertët.

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të përfundojnë të parat në nëntë shtete anëtare të BE-së dhe të dytat ose të tretat në nëntë të tjera, strehimi ka potencialin të bëhet një nxitës i fuqishëm i mbështetjes së ekstremit të djathtë sa emigracioni.

“Partitë e ekstremit të djathtë përparojnë kur mund të shfrytëzojnë boshllëqet sociale që dalin nga investimi i pamjaftueshëm dhe planifikimi joadekuat i qeverisë … dhe kur mund të fajësojnë të huajt”, tha raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim.

“Kjo është situata në të cilën ndodhen tani shumë vende të BE-së”, tha Balakrishnan Rajagopal për Guardian.

“Kriza e strehimit nuk po prek më vetëm personat me të ardhura të ulëta, emigrantët, familjet me një prind, por shtresat e mesme. Kjo është çështja sociale e shekullit të 21-të.”

Çmimet e banesave të përballueshme kanë ndezur protesta në Lisbonë, Amsterdam, Pragë, Milano dhe – jashtë BE-së – po Londër, me të rinjtë të cilët janë kundër qirave që marrin  gjysmën e të ardhurave të tyre dhe hipotekat 10 herë më shumë se paga mesatare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj

Published

on

Terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca në qershor. Zyrtarët e saj thonë se nëse mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet tjera.

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor kanë nënshkruar peticion për institucionet duke kërkuar që t’i vazhdohet licenca terminalit pasi nuk kanë asnjë ankesë dhe kushtet në terminalet publike nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga qeveria që të reflektoj mbi faktet e paraqitura dhe të rishqyrtoj politikat për terminalet, raporton RTK.

Minisitri Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pak ditë më parë ka thënë për media se kjo çështje është brenda Komisionit përkatës

“Ne kemi marrë letër edhe nga Komuna e Ferizajt dhe pak a shumë jemi të njoftuar me situatën, është bërë edhe aplikimi nga ana e kompanisë, e cila sipas ligjit gjashtë ditë para duhet të bëjë aplikimin për vazhdimin e kësaj licence. Çështja e kësaj licence natyrisht do të mbetet brenda komisionit përkatës i cili merret dhe trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera”, tha ai.

Ministri Aliu ka theksuar se pretendimet e paraqitura do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending