Connect with us

Aktuale

Kthimi i artefakteve nga Serbia përmes negociatave mund të çoj në kompromis!

Published

on

Çështja e kthimit të artefakteve arkeologjike dhe etnologjike të Muzeut Kombëtar të Kosovës, të cilat nga viti 1999 mbahen në Beograd, nuk duhet të futet në agjendën e bisedimeve më Serbinë.

Kështu kanë thënë për Kallxo.com ekspertë dhe njohës të fushës së trashëgimisë kulturore. Sipas tyre, janë një sërë konventash ndërkombëtare të cilat Kosova duhet t’i shfrytëzojë për kthimin e thesarit arkeologjik dhe etnologjik të saj.

Kosova dhe Serbia kanë rifilluar këtë muaj bisedimet në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk ka treguar nëse çështja e kthimit të artefakteve të Muzeut të Kosovës është shtruar gjatë bisedimeve e as nëse në të ardhmen do te jetë temë.

Thesari kryesor i Muzeut Kombëtar të Kosovës, me mbi 1200 artefakte etnologjike dhe arkeologjike që nga viti 1999 mbahen në Serbi.

Arben Hajdari, arkeolog dhe kryetar i Këshillit Drejtues të Muzeut Kombëtar thotë se kthimi i artefakteve nuk duhet të jetë në asnjë formë pjesë e negociatave.

“Ekzistojnë mekanizma ligjorë ndërkombëtare të cilat Kosova duhet t`i shfrytëzojë për të kërkuar kthimin e tyre, por edhe për të bërë presion, sikundër edhe për të paditur Serbinë për mos respektim të marrëveshjes. Sipas mendimit tim, kthimi i tyre nuk duhet të jetë në asnjë formë pjesë e negociatave. Negociatat nënkuptojnë edhe kompromis, dhe si pasoj mund te ballafaqohemi me situata kur, mbase si rezultat i kompromiseve, do duhej hequr dore nga disa prej tyre. Është lajm i mirë se Muzeu Kombëtar i Kosovës ka filluar rrugën ligjore, përmes dërgimit të kërkesave, duke kërkuar kthimin e tyre në përputhje me marrëveshjen që kishte nënshkruar për huazimin e tyre për nevoja të ekspozitës”, ka thënë ai.

Serbia ka kthyer vetëm një prej objekteve arkeologjike nga 1248 që ka marrë me dhunë nga Kosova gjatë luftës 1998-99.

“Hyjnesha në Fron” është i vetmi objekt i kthyer në Kosovë 18 vjet më parë. Figura e vogël e krijuar me terrakotë, që daton në mijëvjeçarin e gjashtë ose të pestë para Krishtit, tani ndodhet në Muzeun e Kosovës.

Serbia e ktheu “Hyjneshën në Fron” në Kosovë në 2002 pas presionit të Michael Steiner, kreut të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)./Media Ndërtimi.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending