Aktuale
Ja për çka e përdorte një person në Londër mikserin e betonit
Një burrë që ka përdorur një mikser të çimentos për të furnizuar me mishin e dhenve e të pulave në dyqanet e qebapit në Londër, është burgosur dhe është urdhëruar të paguaj një gjobë prej më shumë se 50,000 funtash.
Sukru Ahmet, 60 vjeç, nga Sidcup, u gjet të ruante gjashtë ton shpendë të ngrira, të cilat nuk kishin datë të përdorimit ose kishin skaduar.
Kompania e z. Ahmet në Mbretërinë e Bashkuar, Chicken Doner and Poultry Ltd, me seli në Swanley në Kent, gjithashtu po shiste pulë nga Gjermania të etiketuar si mish britanik.
Ai u gjet të përpunonte mishin duke përdorur një mikser çimentoje të konvertuar.
Ahmet ka marrë 21 akuza për thyerjen e ligjeve të sigurisë ushqimore në Gjykatën e Maidstone Crown në mars.
Ai është burgosur për katër muaj dhe është urdhëruar të paguajë gjoba dhe shpenzime prej 53,760 funta dhe i është ndaluar e drejta e ndonjë biznesi ushqimor në të ardhmen.
Inspektorët e higjienës bastisën uzinën e tij në Swanley dhe z. Ahmet premtoi të ndërpresë punën, por dy muaj më vonë, ai u gjet të vazhdonte përpunimin e mishit.
Mishi u kontrollua më vonë nga inspektorë dhe doli të jetë i papërshtatshëm për konsum njerëzor.
Këshilltari i Sevenoaks, Matthew Dickins tha: “Kjo është një nga shkeljet më serioze të ligjeve të sigurisë ushqimore që këshilli ka hasur ndonjëherë.
“Konsumatorët duhet të kenë besim se mishi i tyre është i përgatitur në një mjedis të sigurt dhe të aprovuar dhe është i përshtatshëm për ta për të ngrënë”.