Aktuale
Komuna do orë reklamuese në kampusin e UP-së, studentët obelisk martirësh
Në mes të Bibliotekës Kombëtare dhe rektoratit, Komuna e Prishtinës ka vendosur një orë digjitale e cila ka nxitur reagimin e studentëve dhe udhëheqës të Universitetit të Prishtinës.
Leja që nuk iu dha studentëve për ndërtimin e një obelisku për studentët që sakrifikuan u zëvendësuar me një orë digjitale e cila do të shërbe edhe si hapësirë reklamuese.
Megjithatë, puna në këtë orë digjitale që u vu afër Bibliotekës Kombëtare në kryeqytet nuk arriti të finalizohet. Unioni i studentëve të Kosovës insiston që ky tregues kohe, temperature që do të mbështillet edhe me pllakat reklamuese të hiqet nga kampusi universitar pasi i ka zënë vendin diçkaje shumë të rëndësishme.
“Ne kemi kërkuar leje nga Komuna e Prishtinës qysh kohë më parë për vendosjen e një obeliski në emër të studentëve që janë sakrifikuar edhe nuk na kanë dhënë leje. Na kanë refuzuar. Pra, sot kur po e shohim këtë objektiv po e kuptojmë që paska një leje të tillë edhe shohim si shuam të padrejtë dhe kërkojmë që të largohet menjëherë”, tha studentja për Klan Kosova.
Këtë hapësirë reklamuese në mes bibliotekës dhe rektoratit nuk po e duan as udhëheqësit e Universitetit të Prishtinës.
Ismet Salihu insiston që komuna të reflektojë sa më parë që sa më shpejtë dhe të lejoj të ndërtohet ombleisku në vend të orës digjitale në këtë hapësirë.
E për këtë kërkesë që u bë, studentët thonë që u adresua kërkesë me shkrim në komuna, zyrtarët e kësaj të fundit mohojnë të jenë në dijeni. Drejtori i Shërbimeve Publike i këtij institucioni, Habib Qorri madje thotë se nuk ka dëgjuar as për kërkesën e vënies së obeliskut.
E tash Qorri thotë se nëse i pranojnë me shkrim këto kërkesa të UP-së do t’i shqyrtojnë sipas procedurave në fuqi e më pas edhe do të marrin vendim. E deri atëherë ky këmbëngul që ora digjitale do të përfundohet e do të shërbej si hapësirë reklamuese, raporton klankosova.