Connect with us

Aktuale

Çfarë rëndësie ka çmimi Aga Khan në fushën e arkitekturës

Published

on

Çmimi Aga Khan për Arkitekturë u jepet çdo tre vjet projekteve që vendosin standarde të reja të përsosmërisë në arkitekturë, praktikat e planifikimit, ruajtjen historike dhe arkitekturën e peizazhit. Përmes përpjekjeve të tij, fondacioni kërkon të identifikojë dhe inkurajojë ndërtimin e koncepteve që adresojnë me sukses nevojat dhe aspiratat e shoqërive në të gjithë botën, në të cilën njerëzit e fesë islame janë në një numër të konsiderueshëm.

Procesi i përzgjedhjes vlerëson arkitekturën që jo vetëm siguron nevojat fizike, sociale dhe ekonomike të njerëzve, por që gjithashtu stimulon dhe u përgjigjet pritshmërive të tyre kulturore. Vëmendje e veçantë i kushtohet skemave të ndërtimit që përdorin burimet lokale dhe teknologjinë e sjellë në mënyra inovative, dhe projekteve që mund të frymëzojnë përpjekje të ngjashme diku tjetër.

Çmimi Aga Khan për Arkitekturë është pjesë e Fondit Aga Khan për Kulturë, i cili ka një gamë të gjerë aktivitetesh që synojnë ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë materiale dhe shpirtërore të shoqërive muslimane, shkruan Pikark.com.

Si agjenci kulturore e Rrjetit të Zhvillimit Aga Khan, Fondi përdor trashëgiminë kulturore si një mjet për të mbështetur dhe katalizuar zhvillimin. Programet e tij përfshijnë Programin e Qyteteve Historike Aga Khan i cili punon për të ringjallur qytete historike në botën myslimane, si nga ana kulturore dhe socio-ekonomike.

Gjatë dekadës së fundit, ajo ka qenë e angazhuar në rehabilitimin e zonave historike në Egjipt, Afganistan, Siri, Indi, Pakistan, Mali, Taxhikistan, Tanzani dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Fondi i  Muzikës Aga Khan mbështet përpjekjet e muzikantëve dhe komuniteteve tradicionale për të mbështetur, transmetuar dhe zhvilluar më tej traditat muzikore.

JURIA PËR CIKLIN 2020-2022

Komiteti Drejtues drejtohet nga Lartmadhëria e Tij, Aga Khan. Anëtarët e tjerë të Komitetit Drejtues janë:

  • Sheikha Mai Bint Mohammed Al Khalifa, President, Bahrain Authority for Culture and Antiquities, Manama.
  • Emre Arolat, Founder, EAA- Emre Arolat Architecture, Istanbul.
  • Meisa Batayneh, Principal Architect, Founder, maisam architects and engineers, Amman.
  • Sir David Chipperfield, Principal, David Chipperfield Architects, London.
  • Souleymane Bachir Diagne, Director, Institute of African Studies, Columbia University, New York.
  • Nasser Rabbat, Aga Khan Professor, Massachusetts Institute of Technology, Cambridge.
  • Marina Tabassum, Principal, Marina Tabassum Architects, Dhaka.
  • Sarah M. Whiting, Dean, Graduate School of Design, Harvard University, Cambridge.

Programi i Muzeve bashkërendon zhvillimin e një numri të projekteve muzeale dhe ekspozuese, përfshirë Muzeun Aga Khan në Toronto. Trusti gjithashtu mbështet ArchNet.org, një burim kryesor online për arkitekturën në shoqëritë myslimane dhe bashkëpunon me Programin Aga Khan për Arkitekturën Islamike në Universitetin e Harvardit dhe Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit./Media Ndërtimi.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending