Connect with us

Aktuale

Banesat në Prishtinë mes mungesës të pajisjeve kundër zjarrit dhe daljeve të improvizuara emergjente

Published

on

Mungesa e pajisjeve kundër zjarrit në banesat kolektive të Prishtinës po vazhdon të jetë çështje shqetësuese për mijëra banorë që tashmë kanë vendosur të jetojnë në komplekse banesore.

Në kushte anonimiteti shumë banorë i kanë thënë Media Ndërtimit se në korridoret e apartamenteve ku ata jetojnë mungojnë bombolat si dhe instalimi të cilat mundësojnë intervenimin e shpejtë nga shpërthimi i zjarrit.

Madje sipas tyre, përpos kësaj në shumicën e ndërtesave janë improvizuar daljet emergjente dhe ndërtuar pa kritere.

Shenjat që iu tregojnë banorëve për shpëtimin e tyre nga shpërthimi i zjarrit ose tërmeteve janë mungesat shtesë të këtyre ndërtesave.

Mekanizmat shtetërorë duket të jenë dorëzuar në këtë problematikë shoqërore, pasi që ndaj investitorëve të objekteve asnjëherë nga inspektorët nuk u është shqiptuar gjoba për mungesën e pajisjeve kundër zjarrit.

Madje shteti del se nuk i ka obliguar investitorët që ta bëjnë së paku sigurinë minimale për banorët nga shpërthimi i mundshëm i zjarreve.

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar këtyre ditëve një komunikatë ku vetëm apelohet për kujdes nga kanosjet e zjarrit.

“Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit ne fazën e parë të shfaqjes, ku do që ai mund te paraqitet. Reagimi ne rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetarë i secilit nga ne!”, shkruan në këtë komunikatë të MPB-së.

Media Ndërtimi ka provuar që ta marr një opinion nga eksperti i çështjes së sigurisë kundër zjarreve, Nazmi Bajrami, por që ai ka refuzuar të jap sqarime me arsyetimin se është i zënë me punë.

Kur ekspertët heshtin dhe shmangën nga informimi se kujt i takon përgjegjësia që banorët e banesave kolektive në Prishtinë duhet të kenë në korridore pajisjet e mbrojtjes kundër zjarrit, atëherë të njëjtin veprim e kanë bërë edhe institucionet që e kanë për detyrë ta zgjidhin këtë problem, duke mos u përgjigjur për këtë shqetësim./Media Ndërtimi.

 

 

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending