Connect with us

Aktuale

Asnjë punëtorë s’shihet duke punuar teksa ministri Ahmetaj inspekton ndërtimin e banesave për familjet që pësuan nga tërmeti

Published

on

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka inspektuar sot nga afër punimet për ndërtimin e pallateve të reja që po ndërtohen në Shijak për të strehuar familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Në bashkëbisedim me kryetarin e bashkisë Shijak, Elton Arbana, ministri Ahmetaj u shpreh se deri në fund të vitit do të përfundojnë punimet.

Kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana i shpjegoi ministrit Ahmetaj se sipas ecurisë së punimeve në fund të muajit nëntor të këtij viti, pallatet do të kenë përfunduar dhe në muajin dhjetor për përfundimin e infrastrukturës së pjesës së dytë.

Ajo që bie në sy tek kjo video në të cilën prezantohen punimet që po bëhet për lagjen e re ku do të strehohen familjet që pësuan nga tërmeti, është se në vendpusnishte nuk shihet madje asnjë nga punëtorët duke punuar në fazën e ndërtimit të punëve të vrazhda në këtë kompleks banesor.

Si duket, ministri Ahmetaj ka vizituar punimet në kohën kur punëtorët janë në pauzën e drekës.

Sidoqoftë, Ahmetaj u shpreh për kantierin se aty ka punime në të gjitha fazat. “Kemi pallate që janë në themele, kemi karabina, por dhe kemi edhe pallate që janë duke u vendosur tullat”, theksoi ai.

Përfaqësuesi i kompanisë tha se “jemi në të gjitha fazat pasi kemi menduar për të krijuar dhe akses. Kemi themele, grup themelesh, kat të dytë, dhe më poshtë kemi përfunduar 7 kate ku kemi përfunduar edhe murit e tullës”.

“Pallatet do të kenë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, me gjelbërim, lulishte dhe parkingje nëntokësore dhe mbitokësore”, theksoi ai.

“Kjo është lagja e re Lugina, një nga zonat më të dëmtuara, ku po ndërtohen 21 pallate me 6-7 kate, 125 vendparkime nëntokësore e 150 mbitokësore, ndërsa ka përfunduar pjesa kryesore e infrastrukturës publike”, ka shkruar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama.

S’ka kohë për pushim”, shkruan Rama, duke shtuar se brenda fundit të vitit edhe kjo lagje do të ketë përfunduar, së bashku me rikualifikimin urban, trotuare, gjelbërim e ndriçim, e familjet do të jenë akomoduar në shtëpitë e reja./Media Ndërtimi.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending