Connect with us

Aktuale

Mbi 15 ura ilegale ndërtohen në bregdetin mes Malit të Robit dhe fshatit Qerret

Published

on

Ekspertët theksojnë se barrierat me inerte të ndërtuara për të mbrojtur plazhet nga erozioni janë zgjidhja e gabuar dhe përbëjnë kërcënim për mjedisin

Det i trazuar dhe me dallgë në brigjet e Adriatikut në plazhin e Qerretit afër Kavajës. | Foto

Mbi 15 ura me masive gurësh janë ndërtuar vitet e fundit në bregdetin mes Malit të Robit dhe fshatit Qerret, e cila njihet prej kohësh si zona e fshatrave turistike pranë Kavajës .Megjithëse, ende askush nuk di të thotë saktësisht se cili është funksioni i tyre, ndërtimi i urave me gurë brenda në det vijon pa ndërprerje dhe fenomeni ka përfshirë edhe plazhe të tjerë në jug dhe në veri të qytetit të Durrësit.

Tomorr Spahiu, inxhinjer specialist për ndërtimin e porteve, tha për BIRN, se këto pontile janë ngritur pa asnjë studim paraprak dhe sipas ndërtuesve, ato synojnë të shmangin rrezikun e erozionit detar.

Ing. Spahiu shton se urat prej gurësh të mëdhenj që nxirren nga guroret në qarkun e Durrësit, dhe që kanë një gjatësi deri në 50-60 metra janë ndërtuar vertikalisht me bregdetin, por mundësitë për ta ruajtur në mënyrë të pandryshuar raportin e detit me bregun janë shumë të vogla.

Pushues duke u lare dhe duke luajtur me dallget ne plazhin e Qerretit afer Kavajes. Ndonese sezoni i veres eshte ne pikun e tij turistet e huaj mungojne si pasoje e situates me Covid 19 dhe plazhet jane populluar vetem nga pushues nga Shqiperia dhe Kosova.

 

Sipas specialistit me përvojë, problematikat e erozionit në bregdetin tonë janë krijuar nga gërryerja pa kriter e lumenjve për nxjerrjen e inerteve me qëllim ndërtimi.

“Lumenjtë nuk sjellin më në bregdet aluvionet e zakonshme prej rëre apo gurësh,” thekson ing. Spahiu, sipas të cilit gjithçka është zëvendësuar me mbeturina të çdo lloji, nga plastika deri te mbetjet urbane.

Kjo situatë e ka lehtësuar erozionin bregdetar në disa zona, duke i alarmuar dhe detyruar investitorët e fshatrave turistikë të kërkojnë zgjidhje afatgjata.

Në mjaft raste godinat e pushuesve janë ndërtuar jo larg detit dhe pontilet me gurë janë gjetur si një mburojë e bregut, i cili nuk mbathet më nga aluvionet e lumenjve si më parë.

“Në plazhin e Qerretit po ndërtonin edhe dy ura të tjera me gurë,”  tha Nexhmi Rruga nga Kavaja, i cili e vizitonte fshatin bregdetar për herë të parë pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

“Ato nuk përdoren as për turizëm apo për të ankoruar barkat,” u ankua ai, ndërsa shtoi “këta bëjnë çfarë të duan me bregdetin”.

“Unë nuk e di se si mund të hidhen gurë pa fund në det dhe askush nga shteti të mos lëvizë,” përfundoi Rruga.

Por, masivet gurore që krijojnë pontilet tashmë janë kthyer në një fenomen të zakonshëm thuajse në të gjithë bregdetin e Durrësit./Media Ndërtimi.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending