Administrata Tatimore e Kosovës, me synim që të njoftoj të gjithë Personat lidhur me përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore, ka publikuar Broshurën “Përmbushja tatimore”.
Në një vend modern, që Kosova synon të jetë, nga qytetarët kërkohet pagesa e tatimeve dhe obligimeve tjera të përcaktuara me ligj.
Andaj, Personat që zhvillojnë aktivitet ekonomik në Kosovë, në bazë të legjislacionit tatimor të Kosovës, janë të obliguar të Regjistrohen, Mbajnë dokumentacion, Deklarojnë dhe Paguajnë tatimin.
Përmes kësaj broshure të gjithë Personat do të informohen më për së afërmi për obligimet e tyre tatimore, si: mënyrën e Regjistrimit, mbajtjes së dokumentacionit, deklarimit dhe pagesës së tatimeve dhe kontributeve, konform Legjislacionit tatimor në fuqi.
Administrata Tatimore e Kosovës, në vazhdimësi do të identifikojë Personat, të cilët i’u shmangen detyrimeve tatimore.
Njëherësh, ATK, inkurajon të gjithë Personat, që të deklarojnë dhe paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve./Media Ndërtimi.
Institucioni shtetëror i tatimit apelon që nga palët të mos bëhet asnjë transaksion me biznese fiktive dhe biznese jo-aktive!
Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjitha bizneset, të cilat merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor, ATK nuk njeh transaksionet e realizuara me bizneset fiktive dhe bizneset jo-aktive.
Transaksionet e realizuara me bizneset fiktive dhe bizneset jo-aktive, gjegjësisht shpenzimet në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura, si dhe kërkesat për kreditim të zbritshëm në një deklaratë të TVSH-së, nuk do të njihen nga ATK.
Njëherësh, ATK, ju njofton se aktivitetet e saj, do të përqendrohen te bizneset, të cilat zhvillojnë transaksione fiktive dhe bizneset jo-aktive që funksionojnë në mënyrë jo të rregullt, për të cilat do të ndërmerren masat ndëshkuese konform legjislacionit tatimor.
ATK, ju bën thirrje të gjitha bizneseve, që para se të hyjnë në transaksione afariste të bëjnë verifikimin e bizneseve jo-aktive, të cilat i gjeni në ueb faqe ëëë.atk-ks.org në linkun http://ëëë.atk-ks.org/non-active-taxpayers/ .
Është detyrë e çdo tatimpaguesi që të respektoj dhe të zbatoj dispozitat e legjislacionit tatimor të aplikueshëm.
Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore./Media Ndërtimi.