Connect with us

Aktuale

Ndërtimi në pronën e ish-ministrit Mahir Jagxhillar ngrit dyshime se i jep ndihmë kaosit urbanistik në Prizren

Published

on

Një grup i qytetarëve të rrugës “Ardian Zurnaxhiu” (“Tahir Meha”) në Prizren kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e ndërtimit të një ndërtese banesore në këtë lagje, në pronën e ish-ministrit të Administratës Publike Mahir Jagxhillar (Mahir Yagcilar).

Banorët thonë se në këtë zonë po planifikohet ndërtimi i një ndërtese B+P+5, që sipas tyre është shumë e lartë në krahasim me ndërtesat përreth e po ashtu do të krijonte kaos urbanistik.

“Mendojmë se ndërtimi i një objekti të tillë do të dëmtojë karakterin historik- kulturor dhe urbanistik të kësaj pjese të qytetit. Objekti ku do të ndërtohet është shumë afër Qendrës Historike të Prizrenit, 20 deri në 50 metra largësi. Do të shkaktojë pengesa edhe në kaosin urbanistik sepse janë rrugët e ngushta, kanalizimi, ujësjellësi janë që nuk do të përballojnë këtë ndërtesë që po planifikohet e që do të jenë diku 50 banesa”, thotë Masar Gergule, përfaqësues i banorëve të lagjes.

Por, sipas ish-ministrit Mahir Jagxhillar planifikimet për ndërtime në parcelën e tij nuk do të krijojnë kaos urbanistik e po ashtu në atë pjesë të qytetit ka ndërtesa të larta e mbindërtime për të cilat Komuna e Prizrenit ka dhënë leje ndërtimore, raportohet ne magazinën televizive KallxoPërnime.

Përfaqësuesi ligjor i banorëve, avokati Faik Miftari, ka treguar rreth mospajtimeve të banorëve në lidhje me planifikimet e ndërtimit të objektit.

Sipas Miftarit një ndërtesë me lartësi kaq të madhe është e dëmshme për Zonën Historike të Prizrenit në shumë aspekte.

“Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor e ka shfuqizuar vendimin e saj për kushtet ndërtimore pas të cilës investitori K Group është ankuar në Ministrinë e Ambientit, e cila ankesë është aprovuar nga Ministria e Ambientit dhe e ka detyruar/obliguar Drejtorinë e Urbanizmit të nisë procedurën për dhënien e kushteve ndërtimore që duhet të plotësohen për të marrë lejen ndërtimore”, ka thënë Miftari./Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending