Connect with us

Aktuale

“Me trup në perëndim, e me mendje për të ndërtuar në Kosovë”, dokumentari i Karahodës që shpërfaq investimet e diasporës në meremetimin e shtëpive  

Published

on

Fenomeni i ndërtimit të shtëpive të njëjta në formë si dhe migrimi i të rinjve kosovar drejt viseve evropiane janë temat që trajtohen në filmin dokumentar “Në Mes”, i cili shfaq fotografinë e disa objekteve të banimit individual që po meremetohen dhe të njëjtën kohë janë të braktisura.

“Sfida më e madhe që e kam pas në film ishte në kërkim të titullit. Filmi në vete ka storjen e mërgimtarëve të cilët jetojnë mes dy shteteve dhe ka të bëjë me traditën e ndërtimit të shtëpive. Prindërit e diasporës insistojnë të ndërtojnë në Kosovë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.”, thotë në një intervistë regjisori Samir Karahoda gjatë tregimit të tij për realizimin e dokumentarit.

“Me trup në perëndim, e me mendje për të ndërtuar në Kosovë”, është koment interesant i njërit nga të intervistuarit”, thotë Karahoda.

“Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje gjatë intervistimit për këtë dokumentarë është solidaritetit mes vëllezërve.”, thotë drejtori i fotografisë në festivalin prestigjioz “Doku Fest”.

“Në qofte se njëri nga ta nuk i ka kushtet për të ndërtuar shtëpi atëherë vëllezërit tjerë ia ndërtojnë shtëpinë e njëjte përmes parave të grumbulluara. Është një traditë që rrallë ndodh tek popujt tjerë.” , thotë regjisori prizrenas i cili ishte inspiruar ta bënte këtë dokumentar nga projekti i tij fotografik “Vëllezërit Kosovar”.

Karahoda në ketë dokumentar thotë të ketë prezantuar edhe një temën që ka të bëjë më konfliktet në ndarjen e pasurisë

“Në qytetin e Prizrenit ka shumë probleme gjatë ndarjes së pasurisë, po nisem nga fakti ku babai im ka pas konflikte të vogla me familjen për shkak të ndarjes jo të barabartë të pronës. Babai vite më parë e kishte ndërtuar një shtëpi familjare, por prapë se prapë ka probleme pronësore ajo shtëpi. Për t’u bërë unë pronar i kësaj shtëpia duhet t’i marrë pesë nënshkrime nga anëtarët e ngushtë të familjes.

Filmi tregon fotografinë e Ballkanit te sotëm, shprehet ai.

“Fshatrat e këtij rajoni çdo ditë po shndërrohen në hapësira fantazma, pra të braktisura. Shembull për këtë e kemi Kroacinë, pas futjes në BE, diku afër 300 mijë kroat janë zhvendosur për të jetuar drejt vendeve te Evropës. Pastaj, kemi Serbinë e cila po shpopullohet. Kemi me të njëjtën situatë Shqipërinë dhe Bosnjën”, thotë Karahoda, i cili ligjëron për teknikat e kamerës në degën e artit të Universitetit të Prishtinës.

Filmi Dokumentar “Në Mes”, kishte dërguar Kosovën në Berlinale, ndërkohë ai ishte projekti debutues debutues si regjisor./Media Ndërtimi.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending