Connect with us

Aktuale

Familjes nga Prishtina i kërkohet ta lëshojë banesën, u kontestohet blerja në kohën e “Habitatit”

Published

on

Një familjes nga Prishtina i ka dalë problem me Agjencinë për Verifikimin e Pronave. Kjo për shkak se kjo Agjenci iu ka kërkuar lëshimin e banesës, 18 vjet pasi e kanë blerë atë.

Familja Kuleta, që jeton në një banesë në lagjen Ulpiana të kryeqytetit thonë se banesën e kishin blerë në vitin 2003, nga një qytetar i nacionalitetit serb.

Fillimisht, në këtë banesë ishin vendosur në vitin 1999, por që në vitin 2002 ‘Habitati’ që ka qenë Agjenci e Pronave në kuadër të UNMIK-ut, i kishte dëbuar nga aty.

Ndërsa në vitin 2003, të njëjtën banesë e kanë blerë nga pronari i atëhershëm. Pagesa i është bërë serbit, që ka qenë pronar në atë kohë.

Pastaj jemi ardhë dhe jemi vendosur, pasi i është bërë pagesa e banesës. Pagesa është bërë në shumën prej 25 mijë eurove. Banesa ka kaluar në emër të babait, Isuf Kuleta, pronar i cili edhe UNMIK-u dhe Habitati e kanë njohur si pronar të banesës”, thotë Mensur Kuleta.

Tutje, Kuleta thotë se banesa është blerë në emër të babait të tij, Isuf Kuletës dhe deri më tash nuk kanë pasur asnjë problem, në lidhje me pronësinë.

Mirëpo, në fillim të muajit qershor të këtij viti, familja ka pranuar një letër nga Agjencioni për Verifikimin e Pronave. Në këtë letër atyre u kërkohet lirimi i banesës. Aty iu është prezentuar një dokument, në bazë të të cilit pronar i banesës është një person tjetër.“

Dokumenti prej Agjencionit na ka ardhur tash, në këtë muaj, nëse nuk gaboj me 5 qershor 2021, vendim i formës së prerë dhe thotë se duhet të lirohet banesa me datën 28 të këtij muaji”.

“Ne kemi qenë në herën e parë kur na ka ardhur dokumenti, jam takuar me një zyrtare të Agjencionit, më thanë në rregull, qe këtu një letër, plotëso dhe shkruaje se çka ke me paraqit si ankesë. E plotësova dhe i dhash dokumentet, që e vërtetojnë se banesën e kam blerë në mënyrë ligjore, në mënyrë të rregullt”, ka thënë Kuleta.

Kuleta pretendon se nga Agjencioni nuk iu është prezantuar kurrfarë dokumenti, mbi bazën e të cilit kërkohet lirimi i banesës.

Ndërsa ai thotë se i ka të gjitha dokumentet që e ka blerë banesën dhe se ajo banesë është në pronë të tyre.

“Nëse ata janë të gatshëm që të mi pranojnë mua dokumentet, edhe unë jam i gatshëm që t’i prezantoj, por ata nuk po dojnë asgjë me dëgju sa i përket dokumenteve që unë i kam”.

“Unë i kam krejt, edhe për gjyqit që është verifiku, kontratën, e kam dokumentin që është dhënë prej Habidatit, çelësi i banesës që dorëzohet, pronar në emër të serbit, edhe i dorëzohet çelësi Isuf Kuletës”.

Ndërsa në një përgjigje me shkrim Agjencia për Krahasim dhe Verifikim, ka thënë se prona në fjalë i takon një personi tjetër, që sipas Agjencisë, ka qenë pronar dhe banesa i është marrë në mënyrë diskrminuese pas periudhës mars 1989, por nuk tregon se çfarë nënkuptohet me ‘mënyrë diskriminuese’, raporton kallxo.com.

“Kërkesat e kategorisë A nga personat fizik, pronësia, posedimi apo të drejtat banesore të të cilëve ndaj pronave banesore të patundshme, ishin revokuar pas marsit 1989 në bazë të legjislacionit që ishte diskriminues për nga zbatimi apo qëllimi”.

Sipas përgjigjes së Agjencisë, marrëveshja e shitblerjes ndërmjet Isuf Kuletës dhe pronarit të mëhershëm, nuk është e vlefshme. Ndërsa për familjen Kuleta, thotë se kanë të drejtë për kompensim.

“Agjencia dëshiron të ju njofton, se në bazuar në Udhëzimin Administrativ përkatës, palët e treta kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë për kompenzim, por paraprakisht duhet të sjellin dëshmi se kanë hyrë në transakcion me palën tjetër”.

Në përgjigjen me shkrim të Agjencisë, nuk mohohet se familja Kuleta e ka blerë pronën në fjalë, por që sipas tyre, pronari që iu ka shitur banesën, nuk ka qenë i ligjshëm./Media Ndërtimi.

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending