Featured
Monumenti i “Vllaznim-Bashkimit” që qëndron në sheshin “Adem Jashari”
Që nga viti i lartët 1959 monumenti që njihet nga vendasit si “trekëndëshi” ose “tre rrembshi” vazhdon të qëndroj me kokë lartë në një shesh mes objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës dhe Kuvendit të Kosovës.
Ai është projektuar nga skulptori Miodrak Zivkoviq në vitin 1957. Ai vet ka treguar se simbolika e këtij monumenti është uniteti mes etnive të ndryshme që jetojnë në Prishtinë.
Duke u ndërtuar në kohën kur autoritetet jugosllave sollën një epokë të re të realizmit socialist, ai për një periudhë të gjatë ishte monumenti kryesor i kryeqytetit. Të gjithë e njohin sheshin me emrin “Vllaznim-Bashkim”, ndërsa monumenti ka një emër zyrtar: “Monumenti kushtuar heronjve të Lëvizjes Nociale Çlirimtare”.
Nga paslufta ai shesh quhet me heroin e një lufte tjetër në Kosovë. Komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Sot gjendja e atij sheshi lë për të dëshiruar. Shakllët që të çojnë kah semaforat në drejtim të rrugës për në Gërmi janë në gjendje shumë të keqe, teksa pllakat janë dëmtuar. Edhe vet monumenti ka disa çarje.
You must be logged in to post a comment Login