Connect with us

Aktuale

Kërkohet pako e re për t’i ndihmuar bizneset

Published

on

Përfaqësues të bizneseve dhe deputetë nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të ndihmojë bizneset me mjete financiare, në mënyrë që të rikuperohen pasojat e shkaktuara nga pandemia.

Zyrtarë të qeverisë thonë se tashmë janë në përgatitje të një pakoje të re ekonomike.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se Kosova nuk ka arritur që të ndihmojë bizneset për të rikuperuar humbjet ekonomike, krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor siç janë Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Sipas tij, pakoja emergjente ka përmbushur rolin e saj, por tashmë vendi ndodhet në një situatë tjetër dhe kërkesat e bizneseve kanë ndryshuar.

“Tashmë kanë ndërruar edhe nevojat e bizneseve. Nuk është se ka kërkesa nga të gjithë sektorët për ndihmë të drejtpërdrejtë financiare. Më shumë tashmë duhet të fokusohet tek ata sektorë që mund të kenë një potencialë të rritjes, siç është rasti me sektorët apo kompanitë që kanë potencialë për eksport. Ka shumë kërkesa për shkathtësitë e fuqisë punëtore dhe kërkesa për projekte në fushën e efiçiencës së energjisë dhe digjitalizimit”, tha Rukiqi për Radion Evropa e Lirë.

Pakot e Kosovës për rimëkëmbje ekonomike

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka ndihmuar bizneset me një pako emergjente fiskale në vlerë prej 180 milionë eurosh. Kjo pako u prezantua menjëherë pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus dhe masave të izolimit.

Kurse në fund të vitit 2020, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, që arrinte vlerën e 222 milionë eurove. Ky ligj ka për qëllim sjelljen e favoreve për bizneset dhe lehtësimin e gjendjes financiare pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Zbatimi i këtij ligji, nga qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka filluar në janar të këtij viti dhe nga kjo vlerë për bizneset, sistemin e shëndetësisë, për skemat sociale, arsim dhe kulturë janë shpenzuar rreth 100 milionë euro.

Me zgjedhjen e qeverisë se re, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në muajin mars të këtij viti, u tha se Ligji për rimëkëmbje nuk është zbatuar për shkak të, siç u tha, “kostos së lartë buxhetore dhe rishikimit të ligjit”.

Edhe subjektet opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që bizneset private të trajtohet me seriozitet pas vaksinimit të qytetarëve dhe kthimin në normalitet pas pandemisë, sepse pakot e deritanishme të rimëkëmbjes, kanë qenë të pamjaftueshme për zhvillimin e aktivitetit të tyre biznesor.

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga qeveria që sa më shpejtë të bëhet rishikimi i buxhetit dhe Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, në mënyrë që të fillohet të shpërndahet ndihma për bizneset.

Kosova, sipas tij, qëndron larg vendeve të rajonit sa i përket ndihmës financiare.

“Maqedonia e Veriut i ka miratuar gjashtë pako, me afër 900 milionë euro për bizneset. Qeveria e Republikës se Shqipërisë rreth 13 miliardë lekë (mbi 1 miliard euro) kontribute për ekonominë, Qeveria e Malit të Zi ka ndihmuar bizneset dhe qytetarët e saj në shumë prej një miliard eurosh”, ka deklaruar Hamza.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë krijuar politika buxhetore dhe kanë përdorur stimuj buxhetorë për të luftuar rënien ekonomike dhe për t’u dhënë mbështetje familjeve dhe bizneseve. Sipas Bankës Botërore, pas fillimit të pandemisë, Qeveria e Serbisë ka shpallur paketën më të madhe të asistencës për ekonominë dhe qytetarët, me një ndikim të drejtpërdrejtë në buxhet prej 6.7 për qind të Bruto Produktit Vendor, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 3.3 për qind, 2.9 për qind të BPV Kosova, 1.6 për qind Bosnja dhe Hercegovina dhe me 1 për qind të Bruto Produktit Vendor bizneset i ka ndihmuar Mali i Zi.

Gërxhaliu: Koha e fundit për rimëkëmbje ekonomike

Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha se është koha e fundit kur Kosova duhet të mësojë nga përvojat e vendeve të rajonit sa i përket ndihmës që kanë shpërndarë për biznese dhe qytetarë për të rikuperuar humbjet nga pandemia.

“Në qoftë se mendohet të kemi rimëkëmbje të shpejtë ekonomike, qeveria duhet të tregohet fleksibile, të gjejë mundësi financimi”, shprehet Gërxhaliu.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, të hënën më 15 qershor, ka thënë se brenda ditësh do të publikohet një pako e re për rimëkëmbje ekonomike.

“Keni besim, keni durim dhe shumë shpejt do paraqesim para jush edhe buxhetin e rishikuar edhe pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe bashkërisht, me konstruktivitetin e të gjithëve, do mund të sigurohemi, sepse zhvillimi i ekonomisë së vendit, krijimi i vendeve të reja të punës, nuk është çështje vetëm e një subjekti politik, por është çështje e të ardhmes së këtij vendi”, është shprehur Murati.

Pamundësia e bizneseve në Kosovë për të ushtruar aktivitetin e tyre në mënyrë normale, vitin e kaluar, ndikoi në punësimin dhe të ardhurat e qytetarëve, duke ndikuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë në rënien ekonomike.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore thuhet se rritja në vendet me ekonomitë me të ardhura të ulëta këtë vit, parashikohet të jetë më e ngadalta në 20 vjetët e fundit. Këto shtete mw këtë ekonomi, parashikohet ta kenë një rritje prej 2.9 për qind në vitin 2021, para se të arrijnë në 4.7 për qind në vitin 2022. /Telegrafi/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending