Connect with us

Aktuale

Rihapja e rrugëve rritë çmimin e biletave nga Rinasi: Kukësi jo aq i lirë sa u tha

Published

on

Drejt Italisë, apo Vjenës biletat u ulën edhe në 15-20 euro për një drejtim, nga operatorët me kosto të ulët si Wizz Air dhe Easyjet. Hyrja e tyre detyroi dhe kompanitë e tjera të ofronin bileta më të lira. Kufizimet e pandemisë e ndryshuan tërësisht tregun ajror në gjithë botën dhe në Shqipëri. Pesha e Italisë ra dhe gradualisht u zgjeruan destinacione të reja. Ditën e djeshme, pas 16 muaj kufizimesh, Qeveritë e Bashkimit Europian ranë dakord të shtojnë në listën ku lejohen udhëtimet jo-thelbësore tetë vende e territore, ku mes tyre është edhe Shqipëria.

Vendet në mënyrë individuale mund të zgjedhin të kërkojnë një test negativ të Covid-19 ose një periudhë karantine, ose nëse do të njohin vaksinat kineze e ruse, krahas atyre të miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave (Pfizer, Moderna, Astra Zeneka, Johnson&Johson). Por, tashmë që rrugët po hapen, biletat nuk janë më aq të lira sa më parë, sidomos në muajt që nuk është kulmi i sezonit. Bileta me çmim 15-20 euro vështirë se gjen më. Monitor ka bërë një vëzhgim në faqet e kompanive të fluturimeve që ofrojnë fluturime direkte, për vajtje rreth datës 2 gusht dhe kthim rreth datës 6 dhe në shtator (sezon i ulët) për çmimet e biletave vajtje-ardhje në 20-24 shtator.

Në gusht, për shkak të kërkesës së lartë çmimet janë më shtrenjtat e gjithë vitit. Me Wizz Air, në Milano Malpensa, për datat 2 dhe 6 gusht, bileta vajtje ardhje kushton 210 euro. Biletat për këtë destinacion janë më të lira në 20-24 shtator, me 65 euro. Me Wizz Air, Roma destinacion i ri në aeroportin e Ciampinio, në datat 2 dhe 6 gusht bileta vajtje ardhje kushton 120 euro, në shtator 100 euro. Në qershor mund të gjeje bileta në këtë destinacion me 20 euro një drejtim. Me Air Albania në të njëjtat data, fluturimi vajtje ardhje në Romë kushton 139 euro.

Londra vajtje- ardhje kushton 200 euro në gusht, me Wizz Air, ndërsa në shtator çmimet ulen në 125 euro. Me Albawings, Londra (Stansted) është e arritshme për 225 euro në gusht (datat 4 dhe 8). Në Stokholm Skavsta, në datat 3 dhe 7 gusht bileta vajtje-ardhje kushton 200 euro, në shtator 160 euro, me Wizz Air. Vjena dy herë në javë me Wizz, në gusht (2 dhe 6) kushton 135 euro, rreth të njëjtave nivele edhe në shtator, në tetor arrin 150 euro (para pandemisë Vjena zbriti në 20 euro një drejtim me Wizz Air). Stambolli me Air Albania kushton 109 euro në gusht (dy drejtime), në shtator zbret në 96.5 euro. Drejt qyteteve gjermane, biletat në gusht (vajtje-ardhje) kushtojnë mbi 200 euro, ndërsa në shtator ulen në rreth 150 euro.

Moska, destinacioni i ri, mbi 600 euro

Tirana International Airport njoftoi se nga data 20 Qershor 2021, fillojnë fluturimet direkte me Tiranën dhe Moskën një herë në javë me kompaninë ajrore Ural Airlines (çarter turistik). Biletat mund të blihen online dhe në faqen e internetit të Ural Airlines, por janë shumë të shtrenjta. Në 1 gusht nga Tirana në Moskë bileta vlen 297 euro (vetëm 5 vende ka me këtë çmim, më pas rritet në 333 euro. Kthimi më i afër në datën 8 gusht kushton 337 euro (vetëm 7 vende me këtë çmim, më pas rritet në 373 euro).

Jashtë kontinentit, mbi 400 euro

Muajt e fundit janë shtuar destinacionet direkte jashtë kontinentit Europian. Në gusht, fluturimet vajtje-ardhje Rinas-Dubai kushtojnë 432 euro, me Fly Dubai. Çmimet janë në këto nivele të pandryshueshme gjatë gjithë vitit. Për në Rihad të Arabisë Saudite, me Flynas, bileta vajtje-ardhje në gusht kushton mbi 600 euro. Fluturimet do të operojnë me kryeqytetin e Arabisë Saudite tre herë në javë, duke vendosur një Airbus A320.

Fluturimet nga Kukësi nuk janë aq të lira (ofertat promo janë shumë pak)

Nga 15 korriku u njoftua se do të nisin fluturimet nga Aeroporti më i ri, ai i Kukësit. Fillimisht do të ketë dy destinacione, Stambolli dhe Zyrihu, një herë në javë. Nëse do të fluturosh nga Kukësi drejt Zyrihut në gusht nuk është aq lirë. Për vajtje na datën 5, bileta kushton minimalisht 17,040 lekë, pasi opsioni ekonomi promo është shitur. Data e parë më e mundshme e kthimit është 12 gusht, me ekonomi promo që kushton 6,456 lekë. Në total, bileta vajtje-ardhje kushton 23,496 lekë, ose rreth 190 euro.

Më i lirë është Zyrihu në shtator, me vajtje 1,588 lekë, në 20 shtator dhe kthimi më i hershëm i mundshëm është në 30 shtator me 3,704 lekë. Bileta në total shkon rreth 5,300 lekë, ose 42 euro. Nga Kukësi në Stamboll në 5 gusht vajtja është 6,604 lekë dhe kthimi në datën më të afër është në 12 gusht me 2,985 lekë. Bileta kushton në total 9,589 lekë ose 77 euro (pa llogaritur taksën e rrugës së Kombit dhe kostot e karburantit deri në Kukës).

Në shtator, bileta nga Kukësi në Stamboll është shumë më e lirë, me 1,588 lekë vajtje në datën 23 shtator (por vetëm një vend ka me këtë çmim promo, më pas rritet në 11,939 lekë) dhe kthimi më i hershëm në 30 shtator, me 2,985 lekë (por vetëm një vend është me këtë çmim) dhe më pas kthimi është 13,335 lekë. Në total bileta vajtje-ardhje , nëse e kap kthimin me promo (për të cilin është vetëm një vend i disponueshëm) është 37 euro dhe pas përfundimit të tyre rritet ndjeshëm në 204 euro./ACP/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending