Connect with us

Aktuale

Komuna e Prishtinës ia shkëputë një kontratë e ia jep një tjetër kompanisë ‘Rexha’

Published

on

Kompania e ndërtimit “Rexha” shpk, tashmë është bërë kontraktues i rregullt në Komunën e Prishtinës. Kjo kompani viteve të fundit ka fituar më së shumti kontrata në Prishtinë, por komuna ka një përvojë jo të mirë me të.

Për shkak që bëri defekte dhe nuk i riparojë, kontrata me kompania “Rexha” për punimet në platonë e “kurrizit” ka kohë që është ndërprerë nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompania është paguar për punimet e përfunduara deri në ndërprerjen e kontratës. Pjesa tjetër e punimeve, të cilat nuk janë përfunduar, që parashihen në projektin e revitalizimit të platosë së “kurrizit”, do të trajtohen me procedurë shtesë të prokurimit, shkruan lajmi.net.

Por, në kohën që komuna ia ka ndërprerë kontratën, ka lidhur një tjetër me të po në atë zonë, e që ka të bëjë më “Ndërtimi i parkut rekreativo –sportiv në Dardani dhe renovimi i hapësirës” përballë ndërtesës së Postës. Vlera e kontratës është 473, 369.61 euro. Mandej, komuna kishte refuzuar disa herë ankesën e një kompanie kur tenderi ishte në procedurë, ofertë e cila ishte më e lirë.

Ka disa javë që kanë nisur punimet në këtë zonë.

Muhamed Emra, zyrtar i lartë për ndërtim urban në Komunën e Prishtinës e ka konfirmuar se kontrata për punimet mbi plato është shkëputur, pasi kompania nuk ka sanuar defektet dhe se garancioni bankar që kishte deponuar kompania është tërhequr.

“Ju njoftojmë se kontrata: Bulevardi mbi pllatone e  Kurrizit është shkëputur. Kemi kërkuar përmes shkresës nga operatori për sanimin e defekteve te paraqitura mirëpo operatori nuk është përgjigjur kërkesës tonë, me ketë rast kemi kërkuar nga zyra e prokurimit tërheqjen e sigurimin të garancionit të kontratës në fjalë”, ka thënë Emra për lajmi.net. Ai nuk ka treguar se sa është vlera e dëmeve.

Pjesa tjetër e punimeve, të cilat nuk janë përfunduar e që parashiheshin në projektin e revitalizimit të pllatosë së “kurrizit” do të trajtohen me procedure shtesë të prokurimit.

Punimet mbi tunelin e kurrizit, për herë të parë kanë filluar në vitin 2015. Vlera e këtij projekti shkoi në afër 1 milion euro, kurse projekti në tërësi pritej të zgjaste 180 ditë pune. Pjesë e këtij projekti ishte ndërrimi i të gjitha pllakave mbi kurriz, shtimi i hapësirave gjelbëruese mbi plato, ndriçimi, fontana etj.
Lajmi.net ka raportuar edhe më herët për dëmet e shkaktuara dhe cilësinë jo të mirë të punimeve në platon e kurrizit në lagjen ‘Dardania’.

Një avaz i njëjtë e kishte shoqëruar komunën edhe në vitin 2019 me këtë kompani. Para pak kohësh, Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Ekonomike ka vendosur në favor të kompanisë “Rexha” SH.P.K në një padi që kjo e fundit kishte bërë ndaj Komunës së Prishtinës, për shkëputje të njëanshme të kontratës.

Padia është bërë në vitin 2019, për kontratën e vitit 2017, me titull “Ndërtimi i urave në Pjesën Perëndimore të Unazës Qendrore” me çmimin prej 1 milionë e 969 mijë euro.

Në vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë që e ka parë lajmi.net thuhet, se “Miratohet si i bazuar kërkesëpadia e paditësit “Rexha” në atë mënyrë që e paditura Komuna e Prishtinës t’i paguaj paditësit shumën në tersi prej 887, 592,47 euro dhe në emër të kompensimit shumën prej 50 mijë të borxhit të mbetur e të papaguar për punët e kryera”.

Ndërkaq, në emër të kompensimit të dëmit të shkaktuar si pasojë e mos aktivizimit të makinerisë dhe materialeve të tjera duke përfshirë edhe fuqinë punëtore t’ia paguajë shumën prej 658.664.68 euro. E në emër të fitimit të humbur komuna e Prishtinës duhet të paguaj shumën prej 178.927.79 euro. Të gjitha këto me kamatë ligjore prej 8 për qind duke e llogaritur prej datës së parashtrimit të padisë  me dt. 12.04.2019 e deri në pagesën definitive.

“Gjykata e miratoj kërkesëpadinë e paditësit edhe përkitazi me kamatëvonesën e kërkuar, ashtu që e detyroj të paditurën që përveç borxhit kryesor paditësit ti paguaj edhe kamatën ligjore prej 8% në vit nga data e parashtrimit të padisë, gjegjësisht nga data 28.06.2019 e deri në pagesën definitive bazuar në nenin 382.1, pikë 2 të LMD-së”, thuhet në vendim.

Sipas arsyeshmërisë së vendimit, thuhet se punët duhej të kryheshin në një afat prej 180 ditësh nga dita e nënshkrimit të kontratës. Mirëpo më pas Komuna e Prishtinës ka neglizhuar dhe nuk e ka realizuar obligimin e saj për të krijuar kushtet dhe hapësirat e punës.

Komuna e Prishtinës nuk ka dashur të përgjigjet për këtë çështje.

Kjo kompani ka fituar disa kontrata nga Komuna e Prishtinës, dhe aktualisht pos punëve në Dardani të Posta është duke punuar edhe në projektin “Ndërtimi i parqeve rekreativo –sportive, renovimi i kompleksit Qafa”. Për këtë projekt, komuna ia ka aprovuara para pak kohe kësaj kompanie edhe punët shtesë, duke lidhur një tjetër ankesë kontratë. /Lajmi.net/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending