Connect with us

Aktuale

Antikuarë të rrallë nga Arkiva e Shtetit ekspozohen tek Kalaja e Tiranës

Published

on

/ Në mjediset e Kalasë së Tiranës është çelur sot ekspozita “Thesare nga Biblioteka e Arkivit”

Të pranishëm në këtë ekspozitë të organizuar nga Drejtoria e Arkivave të Shqipërisë ishin edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe drejtori i Arkivit Ardit Bido.

Interesant nga kjo ekspozitë vjen fakti që materialet e ekspozuara deri para një viti ndodheshin të magazinuara në thasët e Arkivës megjithëse vlera e tyre si letrare por edhe historike është e rrallë. Tashmë ato jo vetëm që kanë dalë në dritë por edhe janë bërë pjesë e projektit të digjitalizimit të materialeve me vlerë të arkivit. Tashmë ato mund të aksesohen nga të gjithë nxënësit, qytetarët apo edhe studiuesit e ndryshëm vetëm duke klikuar në faqen e internetit të Arkivit.

Në këto materiale gjenden botime të vjetra që lidhen me historinë, shkencën, botime fetare, letërsinë, fjalori i Sami Frashrit etj, që janë të shkruara në përgjithësi në “Osmanishte” por edhe në “Greqishte”. Këto materiale janë klasifikuar edhe si shumë të rëndësishme ndaj edhe ndodhen këtu në këtë ekspozitë. Këtu do të gjenden të ekspozuara edhe antikuarë që i përkasin vitit 1600.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për dy ditë ku mund të shihen thesare që nuk mund të shihen herë tjetër.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se e kishte pranuar me shumë kënaqësi ftesën pasi jo vetëm që kalaja e Tiranës kthehet edhe njëherë si një ambient argëtimi por edhe hapësirë që flet për artin dhe historinë.

“Gjithashtu edhe për faktin që këto thesare përçojnë vlera të rralla dhe dëshira që kemi ne për t’i parë. Zbulova që nga Arkiva e Shqipërisë është bërë një punë kolosale gjatë vitit të pandemisë duke nxjerrë në pah një bibliotekë të fjetur prej 30 vjetësh. Tashmë janë të digjitalizuar një numër prej 15 mijë titujsh. Arkiva është kthyer si një hapësirë e hapur dhe jo vetëm ku ruhen vlera dhe kjo është bërë duke afruar sa më shumë kategori të ndryshme për ta vizituar. Edhe ne në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare gjatë pandemisë kemi nxjerrë në dritë thesare të rralla të fshehura dhe që na përkasin të gjithëve ne. Nëse nuk do ta bënim këtë gjë, ne nuk do të kishim bërë punën tonë”, theksoi ajo.

Ndërsa drejtori i Arkivave Ardit Bido falënderoi ministren e Kulturës e cila, siç tha ai, ”gjendet gjithmonë krahë ekipit tonë, pavarësisht se ne nuk kemi lidhje administrative”.

“Gjysma e punës së arkivit lidhet me kulturën, kështu që bashkëpunimin  dhe mbështetjen e vlerësoj. Edhe “Kalaja e Tiranës” na ka dhënë një ndihmë për hapësirën që na siguron për punën tonë. Këto antikuarë janë vlerë e kombit tonë e cila ka qenë e fshehur dhe tashmë është e aksesueshme prej të gjithëve. Këto ekspozita kanë vlera të rralla, sepse të magjepsin dhe sjellin sa më afër publikun. Po përpiqemi që t’iu ofrojmë të interesuarve të gjitha materialet të cilat ata kanë interes dhe t’i kenë të disponueshme të gjitha si një “One stop shop”. Ne këtu kemi kopje të cilat janë unike në vendin tonë duke datuar nga shekulli i XVI dhe janë pasuri e veçantë. Jam i sigurt që do të mahniteni sikurse kemi bërë ne kur i kemi parë për herë të parë”, tha Bido.

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ish-drejtori i Njësisë së Auditimit në Ministrinë e Infrastrukturës akuzohet se bëri raport në favor të “Sallahu” SH.P.K

Published

on

Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Begzad Musliu dhe ish-pronari i kompanisë “Sallahu” SH.P.K, Naim Sallahu, kanë dalë para Gjykatës së Prishtinës më 16.05.2024 për t’u përballur me akuzat që u ngarkohen.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Begzat Musliu në nëntor të vitit 2020 i kishte tejkaluar kompetencat e tij në cilësinë e drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, ashtu që ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit vetëm me kërkesën e operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K., që sipas prokurorisë është e ndaluar me ligj.

Në seancën e 16.05.2024 janë dëgjuar Hysen Merovci, Shaban Krasniqi dhe Mexhide Behluli të cilët ishin propozuar si dëshmitarë për t’u dëgjuar nga ana e mbrojtësve të të akuzuarve.

Mexhide Behluli e cila ishe ftuar të dëshmojë në rolin e zyrtares ligjore në Ministri të Infrastrukturës tha se nuk i kujtohej se ka qenë në takimin në të cilin ishte diskutuar nga sekretari i kësaj ministrie dhe udhëheqësit të divizionit lidhur me kërkesën për futjen e kompanisë “Sallahu” SH.P.K, në listën e zezë.

“Nuk më kujtohet që kam qenë pjesë e këtij takimi” – tha Mexhide Behluli gjatë dëshmisë së saj në gjykatë.

Ajo mohoi të jetë në dijeni se ka pasur një kërkesë nga Vlamire Bllaca për ta futur në listën e zezë të Organit Shqyrtues të Prokurimit, kompaninë e “Sallahu” SH.P.K.

Mexhidi tha se fushë-veprimtaria e saj ishte të jetë si pikë kontakti mes avokaturës shtetërore dhe MI në lidhje me lëndët Gjyqësore në të cilat MI ishte palë e paditur.

Pas Behlulit, dëshmoi Hysen Merovcit, i cili kishte qenë udhëheqës i divizionit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Për dallim nga Behluli, dëshmitari Merovci tha se është mbajtur një takim me sekretarin e MI, Izedin Bytyqin për të diskutuar lidhur me kërkesën e Valmire Bllacën për ta futur në listë të zezë të kompanisë “Sallahu” SH.P.K.

“Sekretari i MI Izedin Bytyqi më ka kërkuar mua në cilësinë e udhëheqësit të divizionit të projektit edhe kjo çika e departamentit ligjor, Mexhide në takim me zyrën e sekretarit në lidhje me një ankesë që është bërë nga Operatori Ekonomik ‘Sallahu’, e ka lyp mendimin tonë, në lidhje me vlerësimin e një tenderi për ndërtimin e urës M9 Pejë – Kuqisht” – tha Merovci.

Në fund është dëgjuar edhe dëshmitari Shaban Krasniqi i cili ishte gjeodet në kompaninë “Sallahu” SH.P.K.

Me të përfunduar faza e dëgjimit të dëshmitarëve, gjyqtari Avni Syla njoftoi të pranishmit në sallë se meqë nuk ka asnjë propozim për plotësimin e provave, do të kalohet në fazën e dhënies së mbrojtjes nga të akuzuarit.

Ky rast po gjykohet nga gjykatësit Avni Syla, kryetar i trupit gjykues, Alban Ajvazi dhe Sulltane Hoti – anëtarë. Aktakuza përfaqësohet nga prokurori i krimeve të rënda, Bashkim Zeqaj.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Begzad Musliu, në nëntor të vitit 2020 i kishte tejkaluar kompetencat e tij në cilësinë e drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës ashtu që ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit vetëm me kërkesën e operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K., gjë që është e ndaluar me ligj.

Auditimi i lëndës së prokurimit është bërë për projektin me emrin “Ndërtimi i urës në zgjerimin e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë – Kuqishtë me lokacionin Drelaj”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending