Connect with us

Aktuale

Si ndikuan ndërtimet turbo në degradimin urban të Prishtinës

Published

on

Menjëherë pas përfundimit të luftës qytetet e Kosovës, e më së shumti Prishtina u përballë me ndërtime të objekteve që cilësohen të shëmtuara për nivelin urban.

Në vazhdim MEDIA NDËRTIMI ua sjell një hulumtim të gazetarëve Besa Kalaja dhe Besnik Boletini, të cilët e kanë pasqyruar kaosin ndër vite të betonimit të egër në kryeqytet në shkrimin me titullin “Qyteti pa zot”.

KUR MBAROI LUFTA, në kryeqytetin e Kosovës, u çlirua bisha e ndërtimeve të egra, që e shndërruan atë në një qytet me arkitekturë turbo-folk. Kush e fitoi luftën në kryeqytetin kosovar?

Ndërtimi i objekteve të banimit kolektiv është biznesi legal më fitimprurës i pasluftës në Kosovë. Veç që u derdhën miliona euro e u mbuluan qindra hektarë tokë me ndërtime, ky biznes ka shkaktuar kaos urbanistik në kryeqytet, i cili edhe më tutje vështirë po kontrollohet. Ata që e kanë përcjellë nga afër fushën e ndërtimeve në Kosovë, thonë se me këtë biznes është bërë shpëlarje e madhe parash. Këta ndërtues e kanë shfrytëzuar kohën e pasluftës për të filluar ndërtime që kapin vlera milionëshe, pa e ditur prej nga e kanë prejardhjen paratë që kanë hyrë në ndërtim. Megjithëse komuna është tërësisht e mbyllur për publikun, ajo që nuk mund të fshihet është fakti se ndërtimet në kryeqytetin kosovar, thjesht janë bërë të parezistueshme për pushtetin edhe pse ato e kanë shndërruar Prishtinën në një qytet me turbo-folk arkitekturë.

Një zë i rrallë kundër degradimit urban të qytetit  u vra. Ekzekutimi i Rexhep Lucit në shtator të vitit 2000 ka ngelur një rast i pazgjidhur për organet e rendit. Qe gjashtë vite edhe një organizatë joqeveritare ngriti zërin kundër degradimit të qytetit, Iniciativa Qytetare për Mbrojtjen e Qytetit të Prishtinës (IQMQP). Lagjet që, sipas kësaj organizate,  më së shumti janë degraduar janë “Dodona” dhe lagjja “Tophane”. Ngjashëm kanë pësuar edhe lagjet “Qyteza Pejton”, “Mati” e Veterniku.

Nga ky hulumtim për legalizimin kolektiv ilegal shihet se jo të gjitha ndërtimet e larta që po bëhen në kryeqytet i plotësojnë kushtet urbanistike. Disa prej tyre nuk kanë as parkingje, hapësira të gjelbëruara dhe kushte të tjera që duhet t’i plotësojnë, kritere këto të përcaktuara edhe në manualin e Komunës së Prishtinës për ndërtimet pa leje.

Në mesin e atyre që kanë ndërtuar pa leje dhe që kanë kontribuar në shëmtinë e qytetit ka edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, këshilltarë dhe zyrtarë komunal, por edhe njëra ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit në kryeqytet.

Këshilltarë dhe zyrtarë të Kuvendit Komunal të Prishtinës kanë përfituar nga ndërtimet e egra në Prishtinë.

Legalizime pa ligj

Komuna e Prishtinës është kritikuar shumë se e ka filluar procesin e legalizimit pa bazën e nevojshme ligjore. Qeveria e ka miratuar Projektligjin për legalizimin e objekteve pa leje tek në fund të vitit 2012. Ky ligj nuk dihet kur do të hyjë në fuqi..

Organizata INPO që e monitoron punën e Komunës së Prishtinës, në një raport të saj për marrje të lejeve të ndërtimit në Komunë, ka vërejtur se komuna nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe teknike për të bërë detajisht inspektimin e gjithë objekteve që kanë aplikuar për legalizim.

“Pasi që ka një numër shumë të madh që kanë aplikuar për legalizim më se 6148 kërkesa, në proces të legalizimit janë rreth 500 prej tyre, të cilat janë të parapara t’i plotësojnë kushtet minimale, ndërsa janë legalizuar diku rreth 100 prej tyre. Në kuadër të këtyre lëndëve 2,600 prej tyre janë lëndë të trajtuar në plotësim të dokumentacioneve të nevojshme, të cilat janë të parapara me ligj”, thuhet në raportin e INPO.

Komuna e Prishtinës është kritikuar shumë edhe për procedura të stërzgjatura për dhënie të lejeve të ndërtimit. Kurse Komuna e mbush gjysmën e buxhetit tek të hyrat vetjake nga dhënia e lejeve për ndërtim./Media Ndërtimi.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending