Aktuale
INPO: Komuna e Mitrovicës së veriut shkeli ligjin në procesin e prokurorimit
Published
3 years agoon
Organizata INPO ka reaguar ashpër ndaj shkeljeve ligjore dhe procedurale në procesin e prokurimit publik të komunës së Mitrovicës së Veriut dhe kërkon që organet e drejtësisë dhe autoritetet kompetente të mbajnë përgjegjës dhe llogaridhënës zyrtarët e përfshirë.
Nëpërmjet një njoftimi për media, kjo organizate thekson se në vazhdën e monitorimit sistematik të prokurimit publik ka gjetur se komuna e Mitrovicës së Veriut, në kundërshtim të plotë me Ligjin për Prokurim Publik (LPP) ka anuluar 3 herë një aktivitetet të prokurimit dhe ka injoruar vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
“Aktivitetin e Prokurimit “Përpunimi dhe revitalizimi i fasadeve të ndërtesave shumëkatëshe të banimit, të ashtuquajturat Staro Berilje në Rrugën Kralj Petar I në Mitrovicën e Veriut” me numër të prokurimit 647-20-4465-5-1-, komuna e ka publikuar më 21.08.2020. Vlera e parashikuar për këtë aktivitet ishte 592,042.14€. INPO ka gjetur se për këtë tender komuna në kundërshtim me LPP-në kishte shkurtuar afatet kohore për ofertim, ku si pasojë vetëm dy (2) grupe të operatorëve ekonomik, respektivisht “Limit L&B&EUROING” dhe “RAD D.O.O&A.B.C.” kishin dorëzuar ofertën për tender. Komuna në kundërshtim me LPP-në dhe kërkesat e dosjes së tenderit kishte eliminuar operatorin ekonomik “Limit L&B & EUROING”, i cili kishte ofertuar me çmimin më të lirë, apo rreth 190 mijë euro më lirë se operatori tjetër. Pas ankesës së parashtruar në OSHP nga operatori ekonomik i eliminuar “Limit L&B & EUROING”, OSHP-ja më 15.10.2020 kishte nxjerrë vendimin PSh.Nr.687/20, ku konstaton se arsyet e elimiminimit të opearatorit ankues janë të pabazuara dhe obligon komunën që lëndën ta kthej në rivlerësim”, thuhet në njoftim.
Pas analizimit të rrjedhës së këtij procesi, INPO ka gjetur se komuna nuk ka zbatuar vendimin e OSHP-së, dhe më 20.10.2020 në kundërshtim me LPP-në ka anuluar në tërësi aktivitetin e prokurimit, me arsyetimin se ka gabime në projekt dhe për këto veprime nuk e ka njoftuar fare OSHP-në, ashtu sikur është e obliguar me ligj.
“INPO gjen se pas 7 dite, respektivisht më 27.10.2020, komuna e ri-tenderon të njëjtin aktivitet të prokurimit (aktivitetei i prokurimit, Nr.647-20-6869-5-1-1). Madje, edhe në këtë proces të ri-tenderimit komuna kishte shkurtuar afatet për ofertimin në kundërshtim me LPP-në. Kësaj radhe, tre (3) grupe të OE-ve dorëzojnë ofertë, përshirë edhe “Limit L&B & EUROING” dhe “RAD D.O.O&A.B.C.”, të cilët kishin ofertuar edhe në tenderimin e parë. Bazuar në procesverbalin e hapjes, dy grupet e OE-ve, kishin ofertuar me çmim më të ulët se grupi i OE-ve “RAD D.O.O&A.B.C.”, dhe përsëri komuna kundërligjshëm më 25.11.2020 anulon aktivitetin e prokurimit, duke u arsyetuar se ka pasur ndryshime të situatës në terrenin ku do të kryheshin punimet. Më 30.11.2020, komuna vendos të ritenderoj për herë të dytë këtë aktivitet. Ofertuesit përsëri ishin të njëjtë, pra, “Limit L&B & EUROING” dhe “RAD D.O.O&A.B.C.”. Edhe në këtë tender operatori “Limit L&B & EUROING” kishte ofruar çmimin më të lirë, sipas kritereve të dosjes së tenderit. Duke e parë këtë situatë, komuna përsëri anulon aktivitetin e prokurimit në kundërshtim të plotë me ligjin dhe rregullat e prokurimit, anulim të cilin tenton ta përligj me arsyetimin se “reshjet e mëdha të shiut dhe temperaturat e ulëta nuk lejojnë që punimet të fillojnë sipas kushteve të kontratës”, shtohet në njoftim.
Bazuar në këto gjetje dhe të dhëna, INPO me arsye dyshon në keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar të zyrtarëve përgjegjës në komunën e Mitrovicës Veriore përmes prokurimit dhe favorizim të kompanive të caktuara për interesa të caktuara të cilat duhet të hetohen me kujdes nga ana e institucioneve përkatëse.
“Thënë më ndryshe, veprimet e komunës së Mitrovicës së Veriut, ngrisin dyshim të arsyetuar, se komuna ka pasur për qëllim të shpërblej kontratë operatorin “RAD D.O.O&A.B.C.”, duke eliminuar, si të papërgjegjshëm, operatorin “Limit L&B & EUROING” dhe duke vepruar tërësisht në kundërshtim me LPP-në, i cili parasheh në mënyrë taksative se në cilat faza dhe për cilat arsye mund të anulohet një aktivitet i prokurimit. Tutje, se komuna me këto veprime ka shfaqur tendencë të plotë për të favorizuar operatorin “RAD D.O.O&A.B.C.”, është edhe fakti se ky operator ka përfituar rreth 55% të buxhetit të shpenzuar nga komuna përmes prokurimit, respektivisht vetëm gjatë vitit 2020, ky operator ka përfituar mbi 1.5 milion euro përmes 15 kontratave, nga gjithsej 39 që ka lidhur komuna. Në këtë drejtim, INPO fton autoritetet relevante, siç është Komisioni Rregullativ për Prokurimin Publik (KRPP), që të veproj në përputhje me mandatin e saj ligjor dhe të revokoj certifikatën e prokurimit zyrtarit të prokurimit, si dhe fton OSHP-në që të shqiptoj gjobë ndaj komunës për moszbatimin e vendimit PSh.Nr.687/20. Po ashtu, Ju bëjmë thirrje organeve të ndjekjes që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme sipas kompetencës së tyre ndaj zyrtarëve që kanë lejuar shkeljen e dispozitave të Ligjit për Prokurimin Publik dhe të sigurojnë sundimin e ligjit në shpenzimin e parasë publike dhe parandalimin e praktikave diskriminuese dhe favorizuese ndaj kompanive të caktuara dhe në dëm të interesit publik”, përfundon njoftimi.
You may like
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
4 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
4 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi