Connect with us

Aktuale

Mbrojtja e Liburn Aliut kërkon të pezullohet aktakuza për lagjen “Prishtina e re”

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca për shqyrtimin e dytë ndaj rastit të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, dhe disa të personave të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Avokati Fatlum Podvorica, mbrojtës i ministrit Aliu tha se ka prova të reja për këtë proces, shkruan EkonomiaOnline.

Avokati i Aliut pretendon se aktakuza është ngritur pas afatit ligjor. Podvorica, i ka dorëzuar kopjet e aktgjykimeve për masë të përkohshme për ngastrën në fjalë.

Mbrojtësi i Aliut i ka propozuar gjykatës që ta hedh poshtë aktakuzën, duke e konsideruar të paafatshme, pasi Dan Imeri ka kërkuar ndërtim individual banimi (në lagjen Prishtina e re), ndërsa me planin rregullues urban parashihet shkollë, ambulancë dhe çerdhe.

Disa parcela ku parashihej të ndërtohej “Prishtina e re”, kishte përplasur pronarët me zyrtarët e Komunës së Prishtinës.

18 pronarë të parcelave kishin kërkuar një leje nga Komuna për të ndërtuar shtëpi banimi në këtë zonë, por kërkesa ishte refuzuar me arsyetimin se aty do të ndërtohej një objekt shkollor.

Pronarët më pas kanë ushtruar padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj ish-drejtori të urbanizimit Liburn Aliu, i cili po gjykohet sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020, se së bashku me Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi akuzohen se në cilësinë e personave zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës kanë keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, duke mos e zbatuar planin zhvillimor urban si plan hapësinor i nivelit më të lartë që në lagjen “Prishtinën e Re”.

“Ajo çka kemi bërë ne dhe unë si drejtuar e kam mbajtur interesin publik, në këtë rast në Prishtinë e re të ketë shkollë siç e parasheh plani. Që të jepet një leje duhet të bazohemi në plan dhe ne jemi bazuar në plan”, ka thënë pas seancës Aliu./Media Ndërtimi.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending