Connect with us

Aktuale

Prishtina mbetet pa ndërtimin e 4 “supershkollave”

Published

on

Lagjja “Arbëria” në Prishtinë duhet të mjaftohet vetëm me shkollën fillore “Mehmet Gjevori”. Komuna ende nuk e ka gjetur lokacionin për ndërtimin e shkollës së re.

Përpos kësaj janë edhe tri objekte shkollore të tjera në tri lagje të ndryshme të kryeqytetit, të cilat i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, premtoi se do të fillonte ndërtimi i tyre në vitin 2018, por asnjë punë në terren nuk kanë nisur ende.

Në lagjen Sofalia, Mati 1, Arbëria dhe Veterniku nuk ka shenja se do të ndërtohet ndonjë objekt shkollor, raporton emisionin “Ju flet Prishtina”.

Në tre vitet e fundit, kryetari Ahmeti kishte informuar përmes rrjeteve sociale se ndërtimi i shkollave gjendet në fazën e prokurimit, fillimisht për planin ideor e pastaj realizimin e tij në terren.

Duket se këto procedura të tenderit ende nuk kanë përfunduar as në javën e parë të muajit qershor.

Organi shqyrtues të prokurimit e ka në dorë këtë çështje, thotë Genc Bashota, drejtori në Komunën e Prishtinës për planifikim strategjik e zhvillim të qëndrueshëm.

Këto shkolla po bëhen në bashkëpunim me Bankën Botërore. Konkursin për dizajnimin e tyre e ka fituar një kompani italiano-kolumbiane.

Projektet e shkollave janë të tipit modern dhe kanë kapacitet dy nga to për 750 nxënës, derisa dy të tjera për 1080 nxënës./Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending