Connect with us

Aktuale

Koeficienti i ulët i ndërtimit në Prishtinë përplas pronarët e tokave me zyrtarët komunal

Published

on

Mungesa e planit zhvillimor dhe hartës zonale si dokumente bazë të zhvillimit hapësinor, ka përplasur disa pronarë të tokave në Prishtinë me autoritetet komunale për shkak të mënyrës së vlerësimit të parcelave në bazë të koeficientit të ndërtimit.

Harta zonale planifikohet të jetë e barabartë për pronarët e tokave është zotimi i zyrtarëve komunal të Prishtinës.

Shumë lagje që kanë qenë të ndërtuara me shtëpi, tashmë janë shndërruar në komplekse banesore, raporton televizioni publik i Kosovës.

Koeficienti i ndërtimit mbetet një nga preokupimet e shumë qytetarëve pasi që ata po konsiderojnë se prona e tyre po zhvlerësohet padrejtësisht.

Fitim Gashi, banor i lagjes “Mati 1” në Prishtinë, thotë se ka investuar shumë para në shtëpinë e tij, që të shmanget nga qendra dhe të banoj në periferi për shkak të tollovisë që krijohet në kryeqytet. Ai thotë se nëse kjo zonë jepet për ndërtime të larta është e papranushme sipas tij që koeficienti të jetë i ulët.

“Po na vjen një ligj i cili do të lejoj shembjen e këtyre shtëpive dhe të cilat kanë me u shndërrua në banesa. Në bazë të kësaj neve si banorë na rrëzohen pronat dhe na ballafaqon me një koeficient që është e papranueshme për ne”, thotë Gashi.

Kryetari Shpend Ahmeti kishte premtuar se në rast se kur në pronën e caktuar parashihet të ketë gjelbërim, rrugë apo destinim tjetër për të mirën publike, atëherë pronari i asaj toke do të kompozohet me kat banese në parcelën tjetër që është për ndërtim.

Harta zonale po përgatitet aktualisht në zyrat e Komunës së Prishtinës, e cila do të vlej për tetë vite, thotë Genc Bashota, drejtor për Zhvillim Strategjik.

“Ka rrugë në kryeqytet të cilat kanë kushtuar 800 mijë euro ndërtimi, kurse 8 milionë euro shpronësimi. Shembull, në një lagje në Prishtinë koeficienti është i një trajtshëm 2 dhe pronari ka 1000 m2 pronë, d.t.th se pronarit  i mundësohen 2000 m2 ndërtim.”, thotë Bashota, në emisionin për problematikat e kryeqytetit në RTK.

“Nuk duhet të dëmtohet asnjë bashkëpronar i tokës, sepse ajo trajtohet si tërësi në një bllok urbanistik. Rruga është e përgjithshme dhe sipërfaqet publike janë të përbashkëta. Prandaj qasja për ta ndarë fatin e pronave nga individ të caktuar sjell pakënaqësi tek pronarët e tokave”, deklaron

Brenda pak ditësh qytetarët e Komunës së Prishtinës si dhe shoqëria civile do të njoftohen për dëgjimin publik me qytetarët për planin zhvillimor komunal ku do të diskutohet për një muaj rreth ankesave dhe sugjerimeve të banorëve./Media Ndërtimi.

Aktuale

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesë e Konferencës së Bankës Botërore “World Bank Land Conference 2024”

Published

on

Një delegacion nga Kosova i udhëhequr nga Ministri i MMPHI-së Liburn Aliu së bashku me ekspertet e AKK-së Drenushë Januzi Kukaj dhe Ardita Megjuani, nga 13-17 Maj do të jenë pjesë e Konferencës vjetore të Bankës Botërore për Tokën, e cila po mbahet në selinë qëndrore të Bankës Botërore në Washington DC.

Në këtë Konferencë e cila këtë vit fokusin do ta ketë në politikat për menaxhimin e tokës, faktorët e susksesshëm në administrimin e tokës, vlerësimin e pronës, etj, do të zgjas 5 ditë dhe rekomandimet e eksperiencat që shtetet pritet të marrin nga ky organizim do të jenë shumë të rëndësishme në planifikimin e politikave të tyre për administrim të tokës. Këtë vit në Konferencë po marrin pjesë 21 ministra dhe përfaqësues nga 81 shtete të botës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mitrovicë e Veriut, dy persona dyshohen se hoqën shiritin e Inspektoratit për ndërprerjen e punimeve

Published

on

Policia e Kosovës njofton se dy persona janë shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

Sipas raportit policor, të dyshuarit kishin larguar shiritin për ndërprerjen e punimeve që i kishin vendosur inspektorët dhe kishin filluar punën.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 13.05.2024 nga, rreth orës 08:00-11:30./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Legalizoi objektin 4 kate dhe 1000 m2 truall, Prokuroria jep masë sigurimi për ish Drejtoreshën e ASHK Sarandë, dy ish-zyrtarë dhe ish-deputetin

Published

on

Prokuroria e Sarandës ka vendosur 4 masa sigurimi për ish zyrtarë të ASHK Sarandë dhe një ish deputet, te dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Pas vendimit të dhënë nga Gjyqtari i seancës paraprake i cili la në fuqi kërkesën e Prokurorisë, policia e Sarandës ka ekzekutuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-Drejtoreshën e ASHK Sarandë, Aida Demi 40 vjeç, si dhe masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për ish zyrtarët e po të njëjtit institucion, Erald Lika 33 vjeç dhe Ermen Stroka 34 vjec dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike Gani Hoxha. Gjatë caktimit të masës së lehtë të sigurisë ndaj Demit, mësohet se janë marrë parasysh edhe kushtet specifike familjare të saj, si nënë e dy fëmijëve të mitur, shkruan News 24.com

Njëkohësisht Prokuroria e Sarandës ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 4 personave të mësipërm.

Zyrtarët e ndaluar mësohet se kanë legalizuar një objekt 4 kate në hyrje të qytetit të Sarandës me sipërfaqe ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sipërfaqe 1056 m2 aktivitet social ekonomik, duke i bashkangjitur edhe një truall 1000 m2.

Objekti bashkë me truallin më pas është pajisur me certifikatë pronësie në emër të shtetasit Gani Hoxha. Prokuroria e cilëson legalizimin dhe regjistrimin e pronës si të paligjshëm, pasi kjo pronë realisht është e regjistruar në emër të familjes Sejko dhe është përfituar nga Hoxha me dokumente të falsifikuara./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending