Connect with us

Aktuale

Pasojat e vitit pandemik: Mbyllen bizneset ne tregti, lulezon ndertimi

Published

on

Sipas të dhënave të regjistrit të ndërmarrjeve, të publikuar nga INSTAT, në total numri i ndërmarrjeve në vend pa përfshirë fermerët dhe bujqësinë ishte gati 116 mijë subjekte, me një rënie të lehtë në krahasim me vitin e kaluar (-0.5%). Sektori që është dëmtuar më shumë nga pandemia është ai i akomodimit dh e shërbimit ushqimor, me tkurrje prej 3.9%. Mbyllja disa mujore dhe kufizimet në orare kanë bërë që rreth 730 subjekte të mbyllin dyert. Tregtia ka pasuar gjithashtu goditje nga kufizimet dhe frenimi i konsumit. Numri i ndërmarrjeve ra me 1.5%, ose rreth 660 subjekte të mbyllura. Sektorët që kanë shënuar ecuri më të mirë gjatë krizës ishin teknologjia e informacionit dhe ndërtimi.

 

Në teknologjinë e informacionit, shërbimet e të cilës u bënë mjaft të kërkuara, sidomos gjatë periudhës së karantinës, numri i ndërmarrjeve u rrit me 8.4% (+260 subjekte). Edhe ndërtimi, që vijoi i pashqetësuar gjatë gjithë periudhës së krizës e karantinës, ka parë një rritje të numri të subjekteve me 7%, teksa në vitin pandemik u shtuan (neto) rreth 334 firma të reja që ushtrojnë aktivitetin në këtë sektor. Ndërtimi ka shënuar dhe numrin më të lartë të bizneseve të hapura nga të gjitha aktivitetet e tjera ekonomike, përjashtuar bujqësinë. Transporti dhe magazinimi, ndonëse i prekur nga mbyllja ka rritur lehtë numrin e subjekteve me 1.7%.

Shërbimet e tjera kanë rezistuar gjithashtu, duke shënuar një rritje minimale të bizneseve. Negativisht është ndikuar dhe sektori i industrisë, ku janë mbyllur 59 ndërmarrje (-0.6%). Në total, përfshirë dhe fermerët dhe subjektet në bujqësi, në vend kishte 166.4 mijë ndërmarrje në fund të vitit 2020, me një rritje prej 2.3% në raport me vitin e kaluar. Kjo rritje ka ardhur tërësisht nga shtimi i fermerëve me 9.3%. Sipas INSTAT, ekonomia shqiptare është e përqendruar kryesisht në aktivitetin tregtar, fenomen i cili vihet re edhe në ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2020.

Ndërmarrjet tregtare zënë 22,1 % të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2020, krahasuar me 23,0 % të regjistruara gjatë vitit 2019. Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë vetëm 1,2 % ndaj totalit të ndërmarrjeve. Kontributi i tyre në punësim llogaritet në 48,5 % në vitin 2020, nga 47,8 % në vitin 2019. Në bashkinë Tiranë janë përqendruar pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, ndërsa në bashkinë Pustec shënohet numri më i ulët. Gratë drejtojnë 25,5 % të ndërmarrjeve aktive në vitin 2020, nga 25,4 % në vitin 2019. Qarku i Tiranës ka edhe përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë, me 32,8 %.

Ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar, të cilat zënë 91,0 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë. Në ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar, gratë drejtojnë 22,8 % të ndërmarrjeve. Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 3,6 % të ndërmarrjeve aktive, krahasuar me 4,0 % të ndërmarrjeve aktive në vitin 2019, dhe punësojnë 12,4 % të të punësuarve gjithsej. Ndërmarrjet nga vendet e Bashkimit Evropian përfaqësojnë 62,2 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta.

Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 77,8 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej. Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në bashkitë Tiranë dhe Durrës, përkatësisht 64,9 % dhe 12,1 %. Në fund të vitit 2020 regjistrohen 176.216 njësi lokale nga të cilat 164.608 ushtrojnë aktivitetin ekonomik në një vendndodhje. Ndërmarrjet me më shumë se një vendndodhje janë 1.778, të cilat përfaqësojnë vetëm 1,1 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej. Numri i të punësuarve në to është 25,4 % e të punësuarve gjithsej.

Njësitë lokale janë përqendruar në qarqet Tiranë, Fier dhe Korçë me 54,9 % të numrit të përgjithshëm të njësive lokale. Për nga ndarja rajonale, rajoni më i zhvilluar është rajoni qendër ku përfshihen qarqet Tiranë dhe Elbasan, ku janë përqendruar 41,0 % e ndërmarrjeve aktive. Pothuajse e njëjta situatë është edhe me ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2020, me 46,9 %. Të punësuarit në këtë rajon zënë 54,4 % të të punësuarve gjithsej. /ACP/

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending