Connect with us

Aktuale

Prizreni si Kryeqytet Kulturor Evropian

Published

on

Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi  organizojnë  prezantimin publik “Prizreni si Kryeqyteti Kulturor Evropian” më 1 qershor, duke filluar nga ora 11:00 në Kino Lumbardhi në Prizren.

Prezantimi publik “Prizreni si Kryeqytet Kulturor Evropian” nisë iniciativën e RrOK për të mundësuar aplikimin e qytetit të Prizrenit për titullin e Kryeqytetit Evropian të Kulturës në 2028, sipas vizionit të përcaktuar në Planin e Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit 2019-2028. Gjatë prezantimit Emina Višnič, ish-CEO dhe kryesuese e programit të Kryeqytetit Kulturor Evropian të Rijeka 2020 do të shtjellojë shtyllat kryesore të konceptit aktual të Kryeqytetit Kulturor Evropian (ECoC), mundësitë që një përcaktim i tillë ofron si dhe sfidat e procesit të kandidimit në këtë program. Përmbajtja e prezentimit së bashku me sesionet e pyetjeve dhe përgjigjeve do të trajtojnë standardet që duhet një qytet ti përmbushë që  të përfshihet në rrugëtimin e ECoC. Prezantimi do të zhvillohet në gjuhën angleze me përkthim në gjuhën shqipe.

Kryeqyteti Evropian i Kulturës është nisma më prestigjoze evropiane në fushën e kulturës.  Me t’u pëcaktuar ky titull nga Bashkimi Evropian, qyteti i përgjedhur organizon një numër ngjarjesh kulturore me një dimension pan-Evropian përgjatë një periudhe prej një viti kalendarik. E nisur në vitin 1985 nga Ministra e Kulturës së Greqisë Melina Mercouri dhe homologu i saj francez Jack Lang, kjo ngjarje feston larminë dhe pasurinë e kulturave evropiane, duke i vendosur qytetet në qendër të vëmendjes. Për më shumë se 35 vite, qytetet të ndryshme të Evropës kane qenë bartës krenarë të këtij titulli, përderisa koncepti i ECoC ka ndryshuar nga një festival i thjeshtë artistik drejt një projekti kompleks zhvillimor. Aplikimi i Prizrenit në ECoC është një mundësi për të gjeneruar përfitime kulturore, sociale dhe ekonomike, për të stimuluar rigjenerimin urban, si dhe për të rritur vizibilitetin dhe profilin ndërkombëtar.

Ky prezantim organizohet nga RrOK në partneritet me Fondacionin Lumbardhi, përkrahur nga European Endowment for Democracy dhe Komuna e Prizrenit.

 

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending