Connect with us

Aktuale

Eko-Muzeumet/ Bashkëpunim mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi për promovimin e trashëgimisë

Published

on

“Bashkëpunimi ndërkufitar i financuar nga BE bën bashkë Italinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë në Himarë falë komuniteteve të tyre bregdetare. Përmes konceptit të Eko-Muzeut qëllimi është të shfaqen pasuritë natyrore, kulturore dhe shpirtërore të zonës duke përdorur teknologji të reja për t’i dhënë vlerë në mënyrë të zgjuar trashëgimisë”, theksoi sot Delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Në kuadër të Javëve të Europës, Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Luigi Soreca, po zhvillon një tur nëpër Shqipëri.

Ai vizitoi “Nëna Farm” në Lukovë, ku po ringjallet mënyra tradicionale të prodhimit të vajit të ullirit .

“Milto nga Lukova po ringjall mënyrën tradicionale të prodhimit të vajit të ullirit me 2 500 shishe të cilësisë premium që arrijnë në tregjet shqiptare dhe ndërkombëtare çdo vit. EU4Inovation po ndihmon Nëna Farm të rigjallërojë ullishtet më shumë se një shekullore të Lukovës në mënyrë të qëndrueshme dhe ekologjike”, thekson Delegacioni i BE.

“E shkëlqyer vizita në Nëna Farm dhe biseda me Milton me celular ndërsa ai është në Kanada për të eksploruar tregun për vajin e tij të ullirit me cilësi të lartë nga Lukova”, u shpreh Soreca.

“BE financon kompanitë e reja, së bashku me Gjermaninë dhe Suedinë. Ne mbështesim sipërmarrjen e qëndrueshme në Shqipëri”, theksoi ai.

Gjithashtu Soreca tregoi edhe për takimin me Nënë Antigoninë.

“Kaq shumë dashuri në qëndisjet e bëra me dorë nga Nëna Antigoni! Ajo është penduar që nuk mësoi anglisht, por thotë gjithçka me punën e saj të shkëlqyer dhe buzëqeshjen fisnike! “Paqe në Tokë”!”, tha Soreca.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending