Connect with us

Aktuale

A e keni ditur se pse Berati quhet i “Qyteti i një mbi një dritareve”?

Published

on

Berati, mjaftojnë vetëm disa sekonda për të rënë në dashuri me të. Qyteti i xhevahirëve në Shqipëri të magjeps me atmosferën, arkitekturën dhe thesaret kulturore për të cilat është kujdestar fanatik.

Qendra historike është një vend me shtëpi të bardha të mbivendosura mbi kodër duke i dhënë asaj pseudonimin “Qyteti i një mbi një dritareve.” Një vend që ruhet me fanatizëm jo vetëm nga qytetarët e saj por edhe nga UNESCO. Berati i përket trashëgimisë botërore (së bashku me Gjirokastrën dhe Butrintin, të gjitha mrekulli shqiptare).

Berati: Qyteti antik

Peizazhi i ashpër në të cilin ndodhet Berati është një nga peisazhet më interesante të Shqipërisë.Nga askundi ju dalin malet!

Ngisni makinën përmes rrugicave dhe kthesave që ofrojnë pamje të mistershme të ngrira në kohë.
Parkoni makinën në parkingun afër Bulevardit Republika, ose, siç quhet ndryshe Pedonalja. Është vendkalim i gjatë këmbësorësh i rinovuar.

Edhe pse kohët e fundit qyteti është bërë një nga destinacionet më të njohura turistike në Shqipëri, për fat të mirë nuk e ka humbur ende origjinalitetin dhe sharmin e tij. Për ta kuptuar këtë, mjafton të arrini tek Kalaja e Beratit (tarifa hyrëse: 100 lekë). Një labirint rrugësh prej guri, mure guri të thatë dhe shtëpi shekullore ende të banuara nga familje vendase. Këto shtëpi janë shndërruar në shtëpi pritjeje ku mund të kaloni natën. A ka ndonjë gjë më të unike se të flesh brenda mureve të një kështjelle antike?

Humbisni mes xhamive, kishave dhe kulteve fetare

Vizitoni Kishën e Konvikteve të Marisë, e cila sot strehon Muzeun e Onufrit kushtuar ikonës së famshme shqiptare të shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Fotografoni mbetjet e Xhamisë së Kuqe, e cila thuhet se është ndërtuar në Berat në shekullin XIV.

Pastaj mos lini pa vizituar Kishën piktoreske të Trinisë së Shenjtë, e pozicionuar në mënyrë  skenike dhe e mbivendosur mbi kodër.

Ju këshillojmë të ecni nëpër rrugët dytësore sepse brenda mureve keni vende që ofrojnë pamje magjepsëse. Nën kështjellën Mangalem ndodhet një tufë rrugicash dhe ndërtesash që datojnë që nga epoka otomane, me xhamitë e lashta, siç është Xhamia e Skapolit. Sipas legjendave antike, djemtë shkonin atje për të kërkuar vajza për t’u martuar.

Xhamia e Mbretit

Xhamia e Mbretit një tjetër vend magjepsës, e ndërtuar në fund të viteve ‘400 me urdhër të sulltanit Bayezid II. Ky i fundit u dallua për politikën mikpritëse ndaj hebrenjve Sephardikë të dëbuar nga Spanja në vitin 1492. Hebrenjtë u urdhëruan të vendoseshin në territorin e Perandorisë Osmane, pra në Shqipërinë e sotme.

Rreth pesë shekuj më vonë, vendi me shumicë myslimane në Ballkan mirëpriti përsëri një numër të madh të hebrenjve, duke i ndihmuar ata, kësaj radhe, të largoheshin nga kampet e përqendrimit nazist. I mirëpritën në bazë të kodit të nderit, besa. Besa e cila përbëhej (dhe akoma vazhdon të jetë e tillë) në mbajtjen e fjalës së dhënë për të ndihmuar, madje edhe me koston e sigurisë së vetë, kujtdo që ka nevojë për mbështetje.
Historia e bashkësisë hebraike në Shqipëri është rrëfyer në dhomat e Muzeut të Solomonit i cili është dy hapa largë xhamisë.

Gorica dhe rrethinat

Më në fund është Gorica, zona më pak turistike e Beratit, pothuajse e fshehur, pa turistë, por me një bukuri unike. Për ta arritur atje duhet të kaloni urën përpara Xhamisë së Skapolit. Kjo e fundit përshkon lumin Osum dhe shoqëron vizitorin pranë Kishës së San Tommaso dhe Restorantit historik Antigoni./Dua.com

Aktuale

Publikohet platforma digjitale për historinë e Prishtinës

Published

on

Historia qindravjeçare e Prishtinës tash e tutje do të mund të njihet edhe përmes platformës digjitale “Prishtina në histori”.

E krijuar nga “Trembelat”, kjo platformë prezanton qindra dokumente origjinale për Prishtinën, që nga shekulli i 13-të.

Përmes një komunikate për media, “Trembelat” kanë bërë të ditur se platforma digjitale (qerthulli) “Prishtina në histori” përmbledh një grumbull digjital të teksteve, hartave, gravurave, fotografive dhe punimeve rreth historisë së qytetit të Prishtinës që kapin kohën prej fundit të shekullit 13-të deri në vitete e para të shekullit 20-të.

Në Arkivin e Prishtinës, pjesë e Komunës së Prishtinës, rishtazi janë sjellë rreth 38,598 dokumente osmane, të cilat dokumentojnë historinë e Prishtinës prej shekullit të 15-të deri në shekullin 20-të, shumica prej tyre, siç thuhet në komunikatë janë krejt të pastudiuara dhe të panjohura për publikun.

Në anën tjetër, po sipas komunikatës, shumë studime të cilat janë bërë bazuar në arkivat e Romës, Venedikut dhe Dubrovnikut mbesin në sirtarë të bibliotekave dhe njihen vetëm prej një grupi të vogël specialistësh.

“Këto të dhëna, por dhe të tjera që kanë të bëjnë me të kaluarën e Prishtinë, nga arkiva, biblioteka e koleksione janë mbledhur dhe do të vazhdojnë të mblidhen në fazat e tjera të këtij projekti (Prishtina në histori)”- thuhet në komunikatën e ‘Trembelave”.

Po siaps komunikatës, në mesin e materialeve të botuara janë edhe rreth 100 dokumente origjinale të përkthyera, si shtesë për tekstet e shkruara enkas, e artikuj të rëndësishëm nga e kaluara që meritojnë të lexohen më gjerësisht, pjesa më e madhe e tyre, sic thuhet më tej në komunikatë, janë botuar në këtë fazë fillestare.

Platforma është iniciativë e “Trembelave” me siglën botuese “Varg” e mbështetur financiarisht nga Komuna e Prishtinës, në partneritet të ngushtë edhe me Arkivin e Prishtinës, të cilët edhe kanë mundësuar qasjen në dokumentet nga arkivat osmane, që në vitin 2018 janë sjellë në kopje digjitale te ky arkiv./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës organizon kuvendin zgjedhor

Published

on

Të nderuar anëtarë të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 26, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2022, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e a-a-k.

KUVENDI ZGJEDHOR i a-a-k, do të mbahet:

Datë: 23.05.2024 (E Enjte)

Ora: 17:00 h

Vendi: MODELARIUMI në Fakultetin e Arkitekturës në UP-ë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitëktëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 32, të Statutit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Reagim ndaj shkrimeve të pasakta dhe tendecioze rreth nënshkrimit të kontratës me Arkitektin e Qytetit”

Published

on

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj shkrimeve rreth nënshkrimit të kontratës me Arkitektin e Qytetit”

Me datën 13 maj 2024 është publikuar një shkrim me titull “Tre muaj para se të regjistrohej në ARBK, kompania Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit nënshkroi kontratën me Komunën e Prishtinës” nga një prej portaleve lokale, dhe po të njëjtat informata të pasakta e tendencioze janë shpërnda nga eksponentë politik të caktuar.

Kryeqyteti informon qytetarët se ky artikull dhe shkrimet pasuese janë të pasakta dhe se:

  • Konsorciumi i kompanive fituese kanë qenë të regjistruara pranë ARBK shumë kohë më parë
  • Procesi i tenderimit të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit është vlerësuar tri (3) herë nga OSHP, si proces i rregullt dhe në përputhje me ligjin.
  • Procesi i tenderimit është zhvillu përmes sistemit elektronik “EPROKURIMI” dhe të gjitha të dhënat digjitale janë në dispozicion për të vërtetuar rregullsinë e procesit

Më poshtë është shpjeguar në hollësi procesi.

Aktiviteti i prokurimit me titull “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës” me nr. të prokurimit 616-22-7431-3-1-2, është publikuar me datën 21.07.2022. Pra aktiviteti ka filluar në korrik të vitit 2022 dhe ka përfunduar rreth 1 vit më pas apo më 27.06.2023 kur është nënshkruar kontrata, ndërsa kontrata e nënshkruar si e tillë përmes kësaj procedure aktualisht është në zbatim e sipër. Procedura si e tillë është zhvilluar në dy faza, ku kanë marrë pjesë gjithsej 6 tenderues (operatorë ekonomik ose grupe të operatorëve ekonomik). Gjatë aktivitetit të prokurimit janë shtjerrë të gjitha procedurat sipas mjeteve juridike në dispozicion. Mbi të gjitha kjo lëndë është trajtuar tri (3) herë nga OSHP dhe nënshkrimi i kontratës është manifestuar vetëm pas rikonfirmimit përmes vendimit të tretë të Panelit Shqyrtues në OSHP.

Sa i përket pretendimit se është nënshkruar kontratë me një operator ekonomik që nuk ka qenë i regjistruar në ARBK, duhet theksuar faktin që kontrata është nënshkruar me datë 27.06.2023 nga të dy palët kontraktuese dhe jo me datë 27.03.2023 sikurse është pretenduar. Kontrata është nënshkruar në tri kopje origjinale, por në njërën kopje të kontratës me rastin e nënshkrimit të kontratës, operatori ekonomik ka bërë gabim teknik ku në vend të numrit 6 ka shënuar numrin 3. Megjithatë ky gabim menjëherë është reviduar ndërsa data e nënshkrimit është evidentuar saktë (27.06.2023). Pra data e nënshkrimit të kontratës është 27.06.2023 dhe ky fakt është i pakontestueshëm për cilëndo palës me interes juridik. Data e nënshkrimit 27.06.2023 mund të konfirmohet edhe nga sistemi elektronik EPROKURIMI. Vlen të shtohet po ashtu se njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar me datë 27.06.2023 ndërsa njoftimi për nënshkrim të kontratës është publikuar me datë 29.06.2023. Pra thjesht ka qenë e pamundur që të nënshkruhet kontrata në muajin mars 2023 sikurse pretendohet. Me këtë rast duhet kuptuar faktin që procedura e prokurimit zhvillohet hap pas hapi në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Pra nuk mund të kalohet në hapin e radhës pa përmbushur me sukeses hapi paraprak. Gjithashtu, siç u tha më sipër, ky aktivitet është trajtuar tri (3) herë nga OSHP ku vendimi i parë nga OSHP është marrë me datë 02.02.2023, vendimi i dytë me datë 22.05.2023 ndërsa vendimi i tretë dhe i fundit me datë 26.06.2023 me ç’rast është mundësuar edhe nënshkrimi i kontratës me datë 27.06.2023.

Më tutje, grupi i operatorëve ekonomik të kontraktuar “Anarch Sh.P.K. & Ardi CC L.L.C.” kanë qenë të regjistruar kohë më parë. “Anarch” Sh.P.K. si anëtar i konsorciumit ekonomik është themeluar 17.10.2018 ndërsa anëtari tjetër i konsorciumit “Ardi CC” Sh.P.K. është themeluar me datë 29.04.2008. Pra, që të dy kompanitë kanë vite përvojë pune dhe nuk janë regjistruar tre muaj para nënshkrimit të kontratës siç pretendohet në shkrimet tendencioze. Pas shpalljes fitues në procesin e tenderimit, dy kompanitë kanë krijuar shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” për zbatim të kontratës dhe këtë e kanë regjistruar në ARBK me 27.06.2023, si një subjekt i përbashkët për qëllime të zbatimit të kësaj kontrate. Edhe nga të dhënat publike të ARBK mund të konfirmohet se shoqëria e konsorciumit “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” përbëhet nga dy operatorët ekonomik tenderues që janë “Anarch” Sh.P.K. dhe “Ardi CC” L.L.C.

Pra nuk qëndrojnë aspak pretendime sipas të cilave kinse është nënshkruar kontratë me një operator të paregjistruar në ARBK.

Bashkëngjitur do të gjeni disa kopje të dokumenteve që i faktojnë të dhënat e mësipërme, të cilat edhe janë në dispozicion publik në EPROKURIMI dhe në ARBK./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending