Connect with us

Aktuale

INPO akuzon komunën e Gjakovës për favorizim të kompanive në procesin e prokurimit

Published

on

Organizata INPO ka reaguar kundër kufizimit të konkurrencës së lirë dhe trajtimit jo të barabartë të operatorëve ekonomik përmes procedurave të prokurimit publik nga ana e komunës së Gjakovës. Sipas INPO-s kjo komunë ka favorizuar operatorë të caktuar.

Sipas INPO, Komuna e Gjakovës në aktivitetin e prokurimit me titull “Sanimi-Ndërtimi i rrugëve me asfalt”, ka kufizuar konkurrencën e lirë dhe të barabartë të operatorëve ekonomik në Kosovë, duke përdorur procedurën e kufizuar pa publikim të njoftimit për kontratë, pa arsyetim të pranueshëm dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik në Kosovë.

Më 17.03.2021 komuna e Gjakovës ka nënshkruar kontratë për sanimin dhe asfaltimin e rrugëve në vlerë prej 838,998.86 euro, me operatorin ekonomik “ARFA GROUP” Sh.P.K.

“Përdorimin e procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, (procedurë kjo e cila konsiderohet si procedura më jo-transparente dhe e cila kufizon konkrencën e barabartë), komuna e ka mbështetur në nenin 35, paragrafi 2.1, pika (iii) të Ligjit për Prokurim Publik në Kosovë. Ky paragraf lejon përdorimin e kësaj procedure me kusht që, “për  aq sa është shumë e nevojshme për  arsye të  emergjencave ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti përkatës kontraktues, autoriteti i tillë kontraktues nuk mund ta japë kohën e kërkuar për ushtrimin e cilësdo procedurë tjetër që parashtrohet në këtë ligj.” Rrjedhimisht, ligji kërkon justifikimin e arsyeshëm për përdorimin e kësaj procedure”, ka bërë të ditur INPO në një komunikatë për media.

Gjatë analizës së dokumenteve të tenderit, INPO ka gjetur se përdorimin e kësaj procedure komuna e ka arysetuar me “gjendjen jo e mirë e rrugëve lokale, duke përfshirë edhe rrugët kryesore të cilat janë dëmtuar jashtëzakonisht shumë  ku dëmtimi ka ardhur si pasojë e të reshurave të mëdha që kishim këtë sezon, vërshimeve dhe hedhjes së kripës, ku për pasojë në terren kemi  qarje të asfaltit, hapje të gropave, dëmtim të ujëmbledhëseve dhe kanaleve të ujërave atmosferik(…) dhe se për shkak të dëmtimit të rrugëve ka pasur aksidente në trafik”.

INPO vlerëson se ky arsyetim është i pabazuar dhe nuk e legjitimon kufizimin e konkurencës së barabartë të operatorëve ekonomik, të cilët janë të shumtë në lëminë e ndërtimit të rrugëve.

“Në bazë të dokumenteve të analizuara dhe gjendjes faktike, është lehtë e verifikueshme se rrugët në komunë për një kohë të gjatë kanë qenë të dëmtuara dhe të demoluara. Për më tepër, komuna këtë aktivitetet të prokurimit e kishte planifikuar në Janar 2021. Rrjedhimisht, nevoja për sanimin e rrugëve po të ishte një urgjencë ekstreme nuk do të mund të planifikohej. Tutje, INPO vlerëson se sanimi dhe ndërtimi i rrugëve nuk është një çështje që ndodh papritur, përkatësisht ai është një proces më i gjatë dhe jo i aty për atyshëm, gjë që përsëri largon nga opsioni i përdorimit të kësaj procedure, sidomos duke pasur parasysh edhe faktin se ligji potencon se urgjencat e tilla nuk mund t’i atribuohen veprimeve neglizhente të komunës”.

Tutje, INPO ka gjetur se edhe Komisioni Rregullativ për Prokurimin Publik (KRPP), në opinionin e saj dhënë komunës së Gjakovës rreth përdorimit të kësaj procedure ka vlerësuar se“nuk ekziston ndonjë “arsye” e justifikuar e cila e detyron aplikimin e kësaj procedure, si të vetmin opsion, për lidhje të kontratës”  dhe se “me qëllim  të respektimit të  parimeve themelore të Ligjit për Prokurim Publik, KRPP-ja i rekomandon Komunës së Gjakovës që këtë aktivitet të prokurimit ta zhvilloj me procedurë të hapur, nëse është e nevojshme edhe me afate të përshpejtuara, si dhe të  hartoj dosjen e tenderit me kërkesa minimale me  qëllim të evitimit të zvarritjeve eventuale.”

Pavarësisht këtij rekomandimi, komuna kishte vendosur që ta shpërfillë të njëjtin dhe duke minuar në maksimum konkurrencën e tregut, kishte vendosur që ta shpërblej me kontratë operatorin ekonomik “ARFA GROUP” Sh.P.K., në vlerë prej 838,998.86€.

INPO ka gjetur se ky operatorë, fitues i kësaj kontratë, deri para një (1) viti, me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit, e ka pasur të ndaluar për një përiudhë gjashtë (6) mujore pjesëmarrjen në aktivitete të prokurimit, për shkak të falsifikimit të dokumenteve dhe ofrimit të përmbajtjes së rreme në një tender. Ky precendet i kësaj kompanie nuk e ka penguar komunën që këtë operatorë ta ftoj për ofertim dhe ta shpallë fitues. Dy operatorët e tjerë  të ftuar për ofertim, “Berisha Com” Sh.P.K dhe “VIA” Sh.P.K., ishin shpallur të papërgjegjshëm dhe nuk kishin parashtruar ankesa. INPO ka vërejtur se “Berisha Com” në tri vitet e fundit ka lidhur një numër të konsiderueshëm të kontratave me komunën e Gjakovës, ndërkaq “VIA” Sh.P.K  në tri vitet e fundit, nuk figuron të jetë e kontraktuar nga komuna.

Bazuar në këto gjetje dhe të dhëna, INPO me arsye dyshon në keqpërdorim të parasë publike përmes prokurimit dhe favorizim të kompanive të caktuara për interesa të caktuara nga ana e zyrtarëve të komunës.

Andaj, INPO i bënë thirrje ekzekutivit të komunës së Gjakovës dhe organeve të ndjekjes që të ndërrmarrin të gjitha veprimet e nevojshme sipas kompetencës së tyre  ndaj zyrtarëve që kanë lejuar shkeljen e dispozitave të Ligjit për Prokurimin Publik dhe të sigurojnë sundimin e ligjit dhe parandalimin e praktikave diskrimiminuese dhe favorizuese ndaj kompanive të caktuara

Ndërsa, Komisionit Rregullativ për Prokurimin Publik INPO i ka bërë thirrje që të intensifikoj aktivitetet në kuadër të monitorimit, duke siguruar se autoritetet kontraktuese zbatojnë dispozitat ligjore në fushën e prokurimit publik.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending