Një ndjenjë pushimesh e mbushur me zhgënjim në fund të ditës: Këto prirje të reja të të jetuarit do të sjellin buzëqeshje në fytyrën tuaj.
1–Kujtimet
Kënaquni me kujtimet: Mendoni për pushimet tuaja të fundit buzë detit, plazhit, udhëtimit në qytet, udhëtimit aventuresk – dhe bëjeni të dukshme në apartament. Ju mund ta bëni këtë me fotografi, me suvenire, me sende të gjetura, aroma dhome dhe muzikë. Integroni një jetë të tillë kujtimesh në jetën e përditshme. Mund të jetë një raft, tavolinë pran shtratit, një sirtar, pikërisht aty ku keni nevojë që ta ndjeni verën!
2 – Improvizimi
Gjëja më e mirë për kohën më të bukur të vitit është thjeshtësia që sjell moti i ngrohtë me vete. Ju lëvizni nga brenda- jashtë, bëni një festë dhe ndoshta mund ta kaloni natën në tarracë. Sillni më shumë improvizim në shtëpinë tuaj. Vendosni shtretër të palosshëm, tryezë në ballkon, bëni një piknik në dhomën e ndenjes dhe sillni gjallëri për jetën, në dhomë me ngjyrat tipike të verës.
3 — Dhomë hoteli
Për shkak se udhëtimi është bërë si diçka e rrallë, jo më e përditshme dhe e natyrshme, në apartamente çdo ditë e më shumë po improvizohen pamje hotelesh. Sidoqoftë, kjo është një prirje e përkohshme. Stili i dhomës së hotelit në shtëpi është bërë interesant – ashtu si hotelet e vërteta! Sepse gjithnjë e më shumë theksohet një stil i relaksuar. Shikoni përsëri historinë nga e premtja e kaluar: Koha e duhur për një hotel në kohë të mirë. Pra, zgjidhni një mbulesë të këndshme për jastëkët dekorativë në shtrat. Vendosni një tryezë, kolltuk, dhomë të zhveshjes dhe drita elegante në dhomë. Dhe hiqni fotot!
4 – Stil autentik fshati
Diçka që e duam në pushime dhe kur udhëtojmë janë gjërat autentike që i gjejmë në vendet ku shkojmë. Qilimat me ngjyra që i keni pasur në shtëpinë tuaj të pushimit, shportat e mëdha të vjetra, stolat prej druri ose qeramikat. Këto gjëra janë bërë të rëndësishme në vendin ku jetoni. Përveç në vendin ku keni udhëtuar, këto elemente mund t`i porosisni shumë lehtë edhe nëpërmjet internetit. Fshatari, origjinali, i relaksuari sjell një sensualitet të mirëpritur në një ambient jetese.
5 — Shtëpi e gjelbër
Sinqerisht, kur shikoni nga dritarja pemët dhe shkëlqimin e ngjyrës jeshile, ndiheni të dëshpëruar për shkak se një atmosferë e tillë ju mungon brenda. Ju nguteni sa ta lexoni këtë tekst dhe të shkoni në treg për të blerë lule. Lulet, bimët dhe pemët zënë një vend të rëndësishëm në dhomat tuaja. Kjo pamje shoqërohet me mobilje verore që përshtaten gjithashtu në ballkon ose në kopsht.
6 – E thjeshtë dhe moderne
Cila është mënyra më e lehtë për të treguar historinë e verës? Po, gjithçka që të kujton detin. Para së gjithash, përmban ngjyrën e kaltër dhe të bardhë. Por, stili modern detar është mjaft i përmbajtur, duke u nisur nga rrobat dhe mobiljet që të kujtojnë një shtëpi plazhi.
7 – Dolce Vita
Po, kemi dëshirë të madhe për Positanon, për Siçilinë, për pemishte me limon dhe një aperitiv nën hijen e një peme ulliri. Pikërisht kjo gjendje shpirtërore tani është bërë një trend i jetesës. Ajo shfaqet me qeramika të mrekullueshme, mbulesa tavoline të qëndisura, hedhje shtrati me thekë, tasa të mëdhenj me limona dhe rafte librash me klasikë italianë etj.
8 — Stili mesdhetar
Nëse doni të dini se cilat stile të jetesës janë veçanërisht komerciale dhe të modës, thjesht klikoni në Zara Home. Askush nuk është më i shpejtë në regjistrimin, transpozimin dhe kopjimin e stileve të suksesshme. Pra, ka shumë gjëra veçanërisht të bukura që ju bëjnë të mendoni për një pushim në Mesdhe. Sepse gjithçka që është mesdhetare sjell një humor veror elegant në shtëpi.
9 – Bastun prej palme kacavjerrëse
Këtu do të gjeni gjetje të jashtëzakonshme antike dhe të gjitha në stilin e jetës mesdhetare. Gjithashtu mund të zbuloni bastun prej palme kacavjerrëse. Sigurisht, mobiljet dhe pajisjet e tilla janë unike dhe kanë çmimin e tyre.
10 – Stil anijeje
Më në fund kthehemi nga vila në apartamentin normal. Stili i butë përshtatet me të vërtetë mirë! Surfing ka pushuar prej kohësh të jetë një aventurë që ndjekin vetëm djemtë e egër. Të gjithë po surfojnë tani. Pra, pamja e surfit është bërë më e zakonshme dhe ju mund të vendosni barkën tuaj me ngjyrë nenexhiku në dhomën e ndenjes bashkë me mobiljet scandi. Mund ta erëzoni pak, të paktën për verën, me qilima dhe bar deti, si dhe mobilje të thurura!/tagesanzeiger.ch