Connect with us

Trashëgimia

Kuptimi i fshehur i dritares me grila

Published

on

Një vepër e madhe e artit jo veç që ju tërheq nëpër mistere, por ofron një rrugëdalje, një rrugë tjetër përtej. Pavarësisht nëse është dera e hapur në pjesën e pasme të “Zonjave të oborrit” të Diego Velazquezit, shenja në cepin e sipërm të djathtë të “Gernikës” së Pablo Picassos, ose shufra që tregon drejtimin e ajrit e që shmang shikimin prej “Gotikës amerikane” të Grant Woodit, është gjithmonë një rrugëdalje prej tensioneve klaustrofobike të një vepre. Është e pamundur ta gjurmojmë këtë strategji të rrugdaljes, që nga zanafilla e historisë së krijimit të imazheve. Por, mund të kemi ca dyshime për një afresk të adhuruar të shekullit XV, që e zbukuron një mur në Manastirin e San Marcos në Firence, e që është një momentum në zhvillimin e kësaj tradite. Vepra e fratit dominikan të quajtur Fra Giovanni da Fiesole (i njohur si Fra Angelico), është kryevepër e Rilindjes së hershme që na tregon historinë e Lajmërimit të Zojës – çastin në Ungjillin e Lukës kur arkangjeli Gabriel e viziton Virgjëreshën Mari për ta informuar se ajo do ta lindë Jezusin. Pavarësisht magjisë mistike të skenës – përplasja elegante e shpirtit dhe mishit – dhe dritës që Fra Angelico e përdori gjashtë shekuj më parë, është e qartë se artisti nuk ishte i kënaqur thjesht me angazhimin e syve tanë për këtë takim. Ai donte që shpirtrat tanë të lartësohen përmes veprës.

Fra Angelico ishte në të dyzetat dhe në kulmin e tij si piktor kur bankieri legjendar italian, Cosimo de’ Medici, e porositi të dekoronte muret e Manastirit San Marco, më 1437. Kur e ka pranuar punën, Angelico ka qenë i vetëdijshëm për sfidën estetike. Paraqitja e narrativave të ngjashme biblike, si Lajmërimi i Zojës – një histori që është ritreguar shumë herë që nga shekulli IV – kërkonte aftësi dhe inovacion. Ai e kishte trajtuar Lajmërimin e Zojës disa herë, si në veprat që gjenden në Muzeun Prado të Madridit dhe Muzeun Cortona të Toskanës. Të pikturuara mes viteve 1430, këto dy versione të mëparshme të takimit të Gabrielit me Marinë zbulojnë një dorë virtuoze, të etur për t’i lënë përshtypje syrit me aurelat e praruara rreth kokës së secilës figurë, me rregullsinë e fronit të Marisë dhe pelerinën që është alkimizuar në një iluzion nga materiali që rrjedh prej ultramarinës (pigment i shtrenjtë i nxjerrë nga lapis lazuli, mijëra milje kilometra larg në “Luginën e Gurit”, në Afganistan). Mbi kokat e tyre, ndriçimi i botës tjetër bie si një dush kometash.

Një artist i pjekur me një reputacion të madh (historiani dhe shkrimtari i famshëm italian i shekullit XVI, Giorgio Vasari, ka thënë “ky frat me të vërtetë engjëllor” zotëronte “talent të rrallë dhe të përsosur”), Angelico do të duhej të rindërtonte përvojën e një historie kaq të njohur. Ai ia nisi duke i hequr ngarkesat e mëparshme, përfshirë aureolat e arta, katedrën dhe veshjen ekstravagante të Marisë dhe atë enterier të ngarkuar. Janë ruajtur veç pendlat me ngjyra të krahëve të Gabrielit. Në vend që me vezullima ta josh audiencën, Angelico përcaktohet për dialogun e heshtur mes syve të dy subjekteve. Vështrimi i tyre është thelbi i takimit. Por, ajo që më shumë na tërheq në këtë vepër është aftësia e tij pamore. Thelbësore për afreskun është pozicioni në manastir – një element specifik që artisti e shfrytëzoi në maksimum. Duke e vendosur afreskun në një mur drejt të cilit lëvizin murgjit teksa hipin shkallëve që çojnë drejt dhomave të fjetjes, Angelico e përdori me zgjuarsi lëvizjen e banorëve të manastirit.

Artisti ishte shumë i vetëdijshëm për risitë në parimet e perspektivës gjeometrike që projektuesi italian Filippo Brunelleschi i kishte prezantuar disa dekada më parë – në veçanti sesi vijat ortogonale që tërhiqen nga çdo skenë që shikojmë, konvergojnë në një pikë të largët që zhduket. Ndjekja e këtij iluzioni të thellësisë të botës reale, mbështetet në radhitjen e kujdesshme të atyre vijave ortogonale në sytë e atyre që e shikojnë veprën. Për “Lajmërimin” e tij, Angelico i manipuloi me zgjuarsi parimet e Brunelleschit dhe i bëri linjat e tij të perspektivës shumë të pjerrëta, për të qenë të efektshme për çdo vëzhgues – përveç atyre që ngjiten ngadalë pranë afreskut të tij – një mashtrim që e shndërron punën e tij në një dimension interesant elastik.

Për ta rritur efektin e manipulimit të perspektivës, Angelico ka shkuar më tej për ta vendosur pikën e zhdukjes në një vend që shtrihet përtej grilave të një dritareje të vogël, në pjesën e pasme të pikturës. Teksa dikush ngjitet shkallëve kundrejt “Lajmërimit” të Angelicos, me fjalë të tjera, sytë e tyre joshen dhe ndalohen që të hyjnë në këtë kufi që ndan botën që mund të shohim nga një që ndodhet jashtë saj. Duke e vënë një dalje për sytë tanë dhe në të njëjtën kohë duke na zhgënjyer me mungesën e qasjes në të, Angelico i ka çuar më lart kërkesat e vështrimit. Piktura që na detyron të kalojmë nëpër botën e saj e të njëjtën kohë na detyron të qëndrojmë në të, është ajo me të cilën çdo shpirt ndërlidhet.

Bashkëkohësit e Angelicos do ta kishin njohur menjëherë rolin e dritares së mbyllur, përtej së cilës shtrihet një kopsht i fshehtë dhe i paarritshëm, si një version i hortus conclususit – simbol i përsëritur në artin dhe letërsinë e krishterë. Me kuptimin “kopsht i mbyllur”, hortus conclusus ishte një metaforë komplekse që na kujtonte, nga njëra anë, humbjen e Parajsës dhe, nga ana tjetër, pastërtinë e vetë Marisë. Sipas pikëpamjes së Mesjetës, grilat e dritares e simbolizonin dëlirësinë e pacenueshme të Virgjëreshës. Për të na nxitur drejt asaj hapje të bllokuar, Angelico zhytej në një koreografi të rrezikshme e të guximshme fetare – duke na joshur të mendojmë për një depërtim të padepërtueshëm. Nëse hiqet ajo rrugëdalje nga vepra, do të rrënohej ndikimi i afreskut të Angelicos. Dritarja e mbyllur që rri pezull në vështrimin e dy protagonistëve, e krijon një tension. Nëse hiqet nga afresku, nëse e mbyllni ose vizatoni perde mbi të, piktura dështon. Magjia e saj optike shembet. Angelico e ka matur me saktësi paraqitjen e shkurtë të Parajsës që na duhet për të vazhduar tutje. Asgjë më shumë shkruan Telegrafi.

 

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Arkeologët zbulojnë një pishinë të shekullit të parë në Durrës

Published

on

Gërmimet në territorin ku ngrihej shkolla “Gjergj Kastrioti” e dëmtuar nga tërmeti, nxorën në pah një pishinë të zbukuruar me mozaikë dhe afreske, që besohet se i përket shekujve 1 e të 2 të erës sonë.

Gërmimet arkeologjike në oborrin e shkollës “Gjergj Kastrioti” të Durrësit, e cila  pritet t’i nënshtrohet rindërtimit të plotë, kanë nxjerrë në dritë fragmentet e një pishine me dysheme prej mozaiku, si dhe me faqe anësore të pikturuara me afreske.

Zbulimet e vazhdueshme në këtë territor i kanë bërë arkeologët mjaft të ndjeshëm për të ardhmen e të gjithë sipërfaqes ku tashmë është zbuluar një vilë rezidenciale, e shekullit të 1-2  të erës sonë.

“Durrësi i lashtë ka qenë një nga pikat e orientimit të Mesdheut, si për bregdetin Adriatik edhe për prapatokën ilire”, tha për BIRN prof. Luan Përzhita, i cili drejton gjatë kërkimeve aktuale një grup me rreth 20 specialistë, arkeologë, skicografë, ekspertë të mozaikëve e të tjerë.

Profesor Përzhita tha se në fillim të mijëvjeçarit të parë Durrësi ishte një pikë kontakti për perandorinë Romake. Qyteti jo më kot kishte prerjen e monedhave të veta, apo edhe bankat e veta.

Me zbulimet e reja specialistët arkeologë janë përqendruar në dy kuadratet e pishinës së sapo zbuluar dhe ku sipërfaqja e përgjithshme pritet të arrijë në 60 metra katrorë.

Përzhita është entuziast dhe nënvizon se elementet e mozaikëve janë një tregues i fuqisë ekonomike të qytetit, dhe nuk është habi që këto banesa të jenë shfrytëzuar edhe gjatë vizitave nga perandorë romakë.

Ekspedita në këtë sit do të vijojë për afro dy muaj të tjerë dhe arkeologët shpresojnë të kuptojnë prej saj se çfarë ndodh në nëntokën e sipërfaqes ku u ngrit në vitin 1968 shkolla e mesme e përgjithshme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Godina që u dëmtuar gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019 pritet të rindërtohet, pas monitorimin arkeologjik dhe përfundimeve të paraqitura nga grupi i drejtuar nga profesor Përzhita./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Hora e Arbëreshëve, një pikëtakim mes shqiptarëve nga të gjitha trevat

Published

on

Piani degli Albanesi, qendra kryesore e arbëreshëve në Siçili, po zbulohet së fundmi si destinacion edhe nga shqiptarët e Kosovës.

Piana degli Albanesi, një qytezë arbëreshe vetëm 35 minuta larg Palermos në Siçili, po zbulohet së fundmi si një destinacion shpirtëror edhe nga shqiptarët e Kosovës. Veli Berisha, 41 vjeç, jeton prej shumë vitesh në Bernë të Zvicrës dhe bashkë me tre miq nga Kosova kanë ardhur në qytezë me një mision të veçantë.

“Për arbëreshët e Italisë më ka folur shumë babai im, por kur erdha këtu për herë të parë dhe kur njoha njerëzit e Pianës, të cilët i kanë ruajtur gjuhën dhe traditat shqiptare për më shumë se 500 vjet, u mahnita,” tha Berisha për BIRN.

Veli Berisha udhëtoi drejt Horës së Arbëreshëve në prill bashkë me Gencin, Ramadanin dhe Adnanin dhe u takua me kryetarin e bashkisë, Rosario Peta. Ata kanë vendosur të financojnë realizimin e një monumenti kushtuar heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Të frymëzuar nga historia e Horës së Arbëreshëve, Berisha thotë se ka krijuar në Kosovë shoqatën “Hora e Skënderbeut”.

Piana degli Albanesi, e njohur edhe si Hora e Arbëreshëvet, është qendra kryesore e komunitetit arbëresh në Siçili, i vendosur aty në fillim të shekullit XVI. Komuniteti e ka ruajtur prej shekujsh gjuhën dhe zakonet, por fatkeqësisht gjuha sa vjen e po humbet.

“Unë e kam ruajtur gjuhën e nënës sime dhe po të njëjtën gjë bëjnë edhe fëmijët e mi,” thotë Giorgio Cuccia, një nga aktivistët vendas për promovimin e Pianës, edhe jashtë ishullit më të madh në Italinë jugore.

“Në fakt, në Shqipëri njohin më shumë arbëreshët e Kalabrisë dhe drejtuesit e shtetit, vizitat zyrtare i bëjnë atje. Por tani, të gjithë po i kthejnë sytë edhe nga Piana degli Albanesi,” shton me krenari Giorgio.

Një ndeshje futbolli në vitin 2017 u bë shkak – tregon Giorgio – për të rivlerësuar historinë e Horës së Arbëreshëve.  Pasi tifozët shqiptarë dhe ata të Pianës i bashkuan brohorimat në stadiumin e Palermos, futbollistët shqiptarë dhe drejtuesit e FSHF-së bënë një vizitë emocionuese në qytezë.

Ndërkohë, pak ditë më parë, nga Shqipëria, Kosova dhe Italia kanë festuar së bashku suksesin e arritur nga skuadra lokale e arbëreshëve “San Giorgio Piana” dhe presidenti i saj, Evis Troka, një sipërmarrës nga Kuçova, i cili jeton dhe punon prej më shumë se 20 vitesh në Piana.

“Ky ishte një sukses që do t’i shërbejë edhe më shumë vëmendjes ndaj qytezës sonë,” thotë Cuccia, i cili tregon më tej se të martën e ardhshme në kalendarin e veprimtarive tradicionale janë ftuar katër këngëtarë të njohur nga Durrësi dhe Tirana, të cilët me siguri do t’i mbledhin të gjithë banorët e Pianës në shesh.

Continue Reading

Trending