Arkitektura moderne është duke përdorur gjithmonë e më shumë mënyra të pazakonta dhe përdorimi i qelqit si një material dominues në ndërtim është një nga tendencat e zhvilluara kohët e fundit. Mijëra ndërtesa prej xhami kanë lindur me kalimin e viteve, duke shfaqur një bukuri befasuese.
Kopshti Botanik i Curitiba-s
Ndërtimi i tij filloi nga mesi i shekullit të 19-të dhe u hap në vitin 1991. Kopshti është i vendosur në qendër të Curitiba-s. Ai është një nga atraksionet kryesore turistike në qytet, ku rriten lloje të ndryshme bimësh. Aty është ndërtuar një serë prej qelqi dhe metali, e cila përfshin rreth 450 metra katrorë dhe është e rrethuar nga ujëvara dhe burime.
Instituti i Teknologjisë Kanagawa, Tokio
E vendosur në kampusin e Institutit të Teknologjisë Kanagawa, kjo ndërtesë nëse mund të quhet e tillë është një nga ndërtimet më transparente atje. Ajo ishte projektuar nga Junya Ishigami dhe Associates. Ndërtesa është një dhomë e vetme me një sipërfaqe prej 2000 metra katror. Ajo është e përbërë vetëm nga panele qelqi dhe kolona të bardha çeliku të madhësive dhe formave. Ajo të jep ndjesinë më shumë të një pylli sesa të një ndërtese.
Shtëpia e Farnsworth, Plano
Ajo është projektuar nga arkitekti Ludwig Mies van der Rohe. Shtëpia është e vendosur përgjatë lumit Fox pranë qytetit Plano. Tipar kryesor i ndërtesës është transparenca e saj, e cila i sjell banorët sa më afër natyrës. Ajo ka vetëm një dhomë dhe përfundoi në vitin 1951 për Dr. Edith Farnsworth. Tani ajo shërben si një shtëpi muze.
Departamenti i Shëndetësisë Baske, Bilbao
Bukuria e kësaj ndërtese mund tu bëjë të mendoni se ajo është një galeri arti apo muze, sesa një godinë zyre. Ajo ishte projektuar nga Coll-Barreu Arquitectos dhe ka 13 kate. Fasada e saj prej xhami lejon që drita natyrore të hyjë brenda dhe të bëjë që pjesa e brendshme të shkëlqejë dhe të pasqyrojë qiellin. Kjo është një nga tërheqjet turistike më të njohura në Bilbao.
Hotel W, Barcelonë
Qytetet spanjolle nuk janë të njohur vetëm për ndërtimet e tyre mesjetare, por edhe për arkitekturën moderne. Hotel W, i vendosur në bregdetin e Barcelonës, është një shembull ideal i përparimit të arkitekturës moderne. Ai është projektuar nga Ricardo Bofill dhe përfundoi në vitin 2009. Ky hotel me pesë yje është i mbuluar nga qelqi, i cili transmeton në brendësi dritën natyrore. Hoteli është projektuar në formën e një anije me vela. Ai ofron një pamje spektakolare të Detit Mesdhe.
Instituti Holandez për Tingujt dhe Vizionin
Instituti Hollandez për Tingujt dhe Vizionin është një nga ndërtimet më unike në botë. Ai është projektuar nga arkitektët Willem Jan Neutelings dhe Michiel Riedijk. Ndërtesa është në formën e një kubi dhe është i mbuluar me panele qelqi shumëngjyrësh. Ai kadhe kate, gjysma e të cilave janë nën tokë.
Piramida “Louvre”, Paris
Për këtë ndërtesë ka pasur një numër të madh kritikash pasi shumë arkitektë besonin se kjo ishte një njollë mbi bukurinë e arkitekturës klasike të Muzeut të Luvrit. Në vitin 1989 mbaron ndërtimi i saj dhe mbetet një nga ndërtimet prej qelqi më unike në botë. Piramida u projektua nga arkitekti IM Pei.
30 St Mary Axe, Londër
30 St Mary Axe është një nga strukturat më të larta në Londër. Ndryshe njihet edhe me emrin “trangull i vogël”. Ajo është projektuar nga Norman Foster dhe u përfundua në vitin 2003. Pjesa më e madhe e ndërtesës është e mbuluar nga panele qelqi të trashë, të cilët rritin përdorimin e dritës natyrore dhe temperaturën. Ndërtesa ka 41 kate dhe përdor shumë më pak energji për aktivitetet e saj në krahasim me strukturat e tjera. Në vitin 2004 mori cmimin “Stirling” nga Instituti Mbretëror i Arkitekturës në Britani (RIBA).
Shtëpia e kërcimit, Pragë
Shtëpia e kërcimit është një pjesë unike e arkitekturës moderne. E ndërtuar në vitin 1996, kjo ndërtesë është e vendosur në Pragë në afërsi të lumit Vltava, në mes të ndërtesave të vjetra klasike. Forma e saj ngjan me dy kërcimtarë.
Qendra Kombëtare e Arteve, Pekin
Ajo ndodhet në Pekin dhe ndryshe njihet edhe si “Teatri Kombëtar Grand”. U projektua nga arkitekti francez Paul Andreu. Ajo u ndërtua në vitin 2007 dhe përbëhet nga titani dhe xhami. Ndryshe nga vendasit quhet edhe “Veza Gjigande”, për shkak të formës së saj. Ajo është e rrethuar nga një liqen artificial dhe mund të mirëpresë deri në 5000 të ftuar.
You must be logged in to post a comment Login