Connect with us

Aktuale

Drançolli: Serbia të kthejë thesarin e grabitur të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës!

Published

on

Historiani Jahja Drançolli, me rastin e Ditës Ndërkombëtare e Muzeve, kërkoi nga Republika e Serbisë kthimin e thesarit të grabitur të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës!

Drançolli në një postim në Facebook tha se, aktualisht, Republika e Kosovës duhet të rritë fushatën e saj për të siguruar kthimin e objekteve të rëndësishme kulturore që u plaçkitën jo vetëm nga Muzeu i Kosovës, sidomos gjatë viteve 1989-1999, të cilat edhe sot e gjithë ditën mbahen në Beograd.

“Koleksioni i grabitur përmban rreth 677 objekte arkeologjike të luajtshme, të cilat sipas Republikës se Serbisë janë “huazuar” nga Galeria e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Serbisë (Galeria SANU) në vitin 1999 për ekspozitën “Thesari Arkeologjik i Kosovës”, si dhe 571 artefakte etnologjike. Përveç kësaj, një numër i madh i objekteve janë plaçkitur edhe nga muzetë e qyteteve të tjera të Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Profesor Drançolli potencoi se nga historia dihet që plaçkitja e një trashëgimie kulturore kombëtare ka për synim për të mohuar identitetin e një kombi, si dhe lëndimin e shpirtit të tij duke e privuar nga mundësia për të shprehur identitetin kulturor – kombëtar.

“Megjithatë, edhe ata që kanë plaçkitur thesarin kulturor, që përcakton identitetin kombëtar të të tjerëve, gjithësesi duhet ballafaqohen me ligje ndërkombëtare që i referohën jo vetëm mbrojtjës së trashëgimisë kulturore, por dhe ligjeve që i referohën rrezikimit të një komunitetit të cakatuar shoqëror. Aq më tepër, kjo plaçkitje e thesarit muzeor të Kosovës nga Serbia përveç objektivit, që të privonte Kosovën nga ndjenja e identitetit kombëtar, ajo synonte përvetësimin e trashëgimisë historike të tjetrit për të treguar kështu dominimin e vet (serb) karshi kontinuitetit iliro-arbëror-shqiptar të zhvilluar gjatë shekujve në arealin e Kosovës, rast ky unik në botë!”, përfundoi ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Komuna e Prishtinës hap kuletën, jep miliona për “Arkitektin e kryeqytetit”

Published

on

Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveqla i vazhdoi në seri publikimin e faktuarve me shifra të larta parash, për Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit.

Continue Reading

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending